LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Motra e Matthew Perry-t zbulon detaje prekëse nga funerali privat: Momenti që nuk do ta harrojë kurrë...

Gjatë rrëfimit, Mia kujton një moment të veçantë, kur mes dhimbjes së madhe ndjeu sikur Matthew ishte pranë saj dhe po përpiqej ta bënte të qeshte, ashtu siç kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij.

22 October 2026, 21:32 Nga G.M
Motra e Matthew Perry-t zbulon detaje prekëse nga funerali privat: Momenti
Matthew Perry

SHBA- Familja e Matthew Perry-t ka ndarë detaje të reja dhe prekëse nga funerali privat i aktorit, i cili u nda nga jeta në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare. Në dokumentarin e ri të Netflix, “The One About Matthew Perry”, motra e tij, Mia Perry Bowick, rrëfen përvojën e dhimbshme të humbjes së vëllait dhe momentet që përjetoi gjatë ceremonisë mortore.

Mediat e huaja bënë me dije se, regjisorja e dokumentarit, Mary Robertson, e përshkroi rrëfimin e saj si jashtëzakonisht prekës dhe të vështirë emocionalisht. Gjatë rrëfimit, Mia kujton një moment të veçantë, kur mes dhimbjes së madhe ndjeu sikur Matthew ishte pranë saj dhe po përpiqej ta bënte të qeshte, ashtu siç kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij.

“Ai u shfaq pas shpatullës sime të djathtë dhe më tha: ‘Sa e tmerrshme është e gjithë kjo?’”, kujton ajo në dokumentar.
Mia tregon se nisi të qeshte me të madhe, pavarësisht se ndodhej në një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj.

“Zoti im, ja ku është!”, ishte reagimi i saj, teksa shpjegon se e ndjeu praninë e të vëllait pikërisht në atë çast.
Ajo pranon se të qeshte gjatë funeralit mund të dukej e papërshtatshme, por për të ishte një moment që i kujtoi humorin dhe personalitetin e Matthew-t.

Një tjetër moment që Mia Perry Bowick kujton me emocion është mbërritja e aktorëve të serialit “Friends”, me të cilët Matthew kishte ndarë një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij. Ajo tregon se nuk i kishte parë prej rreth 20 vitesh dhe se Jennifer Aniston ishte e para që iu afrua për ta përqafuar fort. Sipas saj, të gjithë aktorët e tjerë bënë të njëjtën gjë, duke i shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në atë moment të vështirë. Më pas, të pesë protagonistët e serialit u afruan së bashku pranë arkivolit të Matthew-t.

“Pastaj, të pestë ecën drejt arkivolit duke u mbajtur për dore dhe qëndruan rreth tij duke qarë”, rrëfen Mia.
Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc ishin kolegët që ndanë me Perry-n suksesin e jashtëzakonshëm të serialit “Friends”, ku ai u bë i njohur në mbarë botën për rolin e Chandler Bing.

Pse aktorët e “Friends” nuk morën pjesë në dokumentar?

Dokumentari i ri përfshin rrëfime nga motra e aktorit dhe miq të tij të vjetër, por asnjë prej pesë protagonistëve të “Friends” nuk shfaqet në të. Regjisorja Mary Robertson konfirmoi se ekipi i kishte kontaktuar aktorët për t'i ftuar të merrnin pjesë, por ata kishin vendosur të mos përfshiheshin në projekt. Ajo theksoi se nuk kishte asnjë pakënaqësi ndaj vendimit të tyre dhe se secili e përjeton humbjen në mënyrën e vet.

“E di që aktorët e ‘Friends’ e duan Matthew-n dhe e vajtojnë atë. Ne i pyetëm nëse dëshironin të merrnin pjesë, por ata vendosën të mos e bënin”, shpjegoi Robertson.

Edhe njerku i aktorit, Keith Morrison, gazetar i njohur i emisionit “Dateline”, dhe pjesëtarë të tjerë të familjes vendosën të mos merrnin pjesë në dokumentar. Regjisorja tha se e kuptonte pse disa prej tyre nuk dëshironin të flisnin publikisht për humbjen, ndërsa vlerësoi vendimin e Mias për të ndarë kujtimet e saj.

Dokumentari “The One About Matthew Perry” trajton karrierën e aktorit, famën që fitoi përmes “Friends”, marrëdhëniet personale dhe betejën e gjatë me varësinë nga substancat. Matthew Perry u gjet pa shenja jete në vaskën e tij në shtëpinë në Kaliforni, më 28 tetor 2023. Sipas raportit të autopsisë, vdekja u shkaktua nga efektet akute të ketaminës dhe u klasifikua si mbytje aksidentale.

Në vitin 2024, hetimet për vdekjen e tij çuan në arrestimin e pesë personave, të cilët u akuzuan për përfshirje në rrethanat që çuan në mbidozën fatale të aktorit. Çështja përfundoi me dënime penale për persona të përfshirë në furnizimin e tij me substanca. 

Përmes rrëfimeve të familjarëve dhe miqve, dokumentari synon të sjellë një portret më të plotë të njeriut pas personazhit të famshëm televiziv. “The One About Matthew Perry” do të publikohet në Netflix më 27 tetor 2026, pak ditë para përvjetorit të tretë të vdekjes së aktorit./Dosja.al

Matthew Perry

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin