"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Ulet numri i të infektuarve! MSH: 3 viktima nga COVID në Shqipëri, 1505 të shëruar
10 February 2022, 16:02Nga DOSJA
TIRANË– 3 viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç. Nga 2962 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 604 qytetarë, ndërsa në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë që janë shëruar 1505 qytetarë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, në këto bashki: 222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë. Janë 10,636 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Shkurt 2022) Raste të reja ditore 604 Të shëruar në 24 orë 1505 Të shtruar në spitale 124 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 2962
Testime totale 1,704,867 Raste pozitive 267,020 Raste të shëruara 252,982 Raste Aktive 10,636 Humbje jete 3,402
TIRANË– Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ishte kritik për punën e komisionerëve të KPK-së dhe KPA-së në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. X...
TIRANË – Pas 5 orësh debate dhe diskutime të shumta në seancën e sotme plenare për zgjatjen e afateve për organet e Vettingut, deputetët në sallë jan...
LEZHË- Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para lidhur me vdekjen e Amaros Dedës në Lezhë pasditen e sotme. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, bë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama doli blof! Me banorët e lagjes “5 maji” nuk ka arritur asnjë lloj marrëveshjeje dhe këtë gjë e ka dokumentuar me videon...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është kthyer në “besimtarin” më të madh të Reformës në Drejtësi. Në një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, t...