LIVE UPDATES
Editorial

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

21 November 2021, 15:20 Nga DOSJA
Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, historia e këtij rajoni përgjatë lumit Rin ishte dikur një shembull i gjithçkaje që ishte e gabuar me Evropën.

Më pas, ai u shndërrua në një rast studimor për gjithçka që mund të shkonte më së miri në Evropë, dhe potencialisht edhe në botë. Por ndërsa meditoj mbi këtë, ngjarjet aktuale më rikthejnë me këmbë në tokë me pyetjen:A mos po e harrojmë leksionin që na dha Alsasa, dhe po rikthehemi në botën e keqe të vjetër?

Leksioni i Alsasës kishte të bënte me kufijtë. Pra nuk duhet të lejojmë që ata të ndajnë njerëzit, dhe sigurisht nuk duhet të vrasim njerëz për t’i ndryshuar ato. Në vend të kësaj, mënyra më e mirë do të ishte që kufijtë të bëheshin gjithnjë e më të parëndësishëm, në fakt gati të padukshëm, dhe kështu njerëzve nuk do t’u interesonte më se në cilën anë të kufirit e gjenin veten në çdo moment.

Mos harroni se banorët e Alsasës, ashtu si shumë evropianë të tjerë, e kaluan pjesën më të madhe të së kaluarës së tyre duke kaluar sa tek njëra fuqi tek tjetra. Edhe pse qenë folës të një dialekti gjerman, ata u bënë francezë në shekullin XVII-të, gjermanë në shekullin e XIX-të, më pas ndryshuan shtetësi 3 herë të tjera gjatë shekullit XX-të, çdo herë pas një lufte.

Ju mund të jetoni gjithë jetën tuaj në të njëjtën shtëpi në Strasburg, dhe të vazhdoni që të ndryshoni shtetësinë, si dhe të varrosni baballarët, vëllezërit dhe djemtë e rënë në luftë. Gjatëviteve 1950, Franca dhe Gjermania, me mbështetjen e madhe të Italisë dhe vendeve të ulëta (Holandës, Belgjikës dhe Luksenburgut), vendosën më në fund që t’i japin fund asaj çmendurie.

Ata lanë mënjanë armiqësitë dhe urrejtjet e vjetra, dhe ranë dakord që të mos sfidonin më kurrë kufijtë kombëtarë të njëri-tjetrit, prandaj u përpoqën që t’i bënin të parëndësishëm këto të fundit. Ata e quajtën atë dinamikë një “bashkim gjithnjë e më i ngushtë”.

Me kalimin e kohës, ky procesi ka çuar në përfitime të tilla si një treg i përbashkët, dhe më pas një treg i vetëm; një Komunitet Evropian, dhe pastaj tek Bashkimi Evropian. Ajo ka krijuar një zonë udhëtimi tërësisht të pakufizuar (ku nuk nevojiten pasaporta), qoftë për turizëm apo udhëtime të përditshme.

Edhe Zvicra, e cila nuk është zyrtarisht anëtare e BE-së, është pjesë e Zonës Shengen. Për pasojë, Alsasa gjendet tani në zemër të një mega-rajoni të begatë transnacional, që shtrihet në pjesë të Francës, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Ajo nuk është ndryshe nga zona e përbërë nga 3 shtetet e Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikatit, përveçse ka më shumë përfaqësim në Kombet e Bashkuara. Evropianët që jetojnë pranë Mulhauzit, Frajburgut ose Bazelit, jetojnë, punojnë dhe argëtohen në rajonin e tyre të përbashkët metropolitan 3–kombësh të Ruinit të Sipërm, si të ishin të gjithë pjesë e të njëjtit vend.

Të dashuruar me qasjen e tyre post-nacionaliste, evropianët ndryshuan kudo qasjen e tyre. Dhe kjo gjë shpesh funksionoi. Nuk ka asnjë dyshim që kjo ndihmoi në qetësimin e situatës edhe në Irlandën e Veriut. Për sa kohë që Irlanda dhe Britania e Madhe ishin anëtare të BE-së, si unionistët ashtu edhe republikanët, mund të vazhdonin të ndiheshin të lidhur me atdheun e tyre përkatës të zgjedhur prej tyre, duke pasur parasysh se midis tyre nuk kishin asnjë kufi tëdukshëm që i ndante.

Mënyra e Alsasës për të organizuar jetën e përditshme, ishte veçanërisht e dobishme kur disa vende që më herët ishin pas Perdes së Hekurt iu bashkuan BE-së. Evropa Qendrore është një grumbull etnish dhe kombësish, me hungarezët, sllovakët, bullgarët, rumunë dhe të tjerët qëjanë të përhapur dhe të përzier përtej territoreve të shteteve të tyre përkatëse.

Por falë kufijve të depërtueshëm, kjo nuk përbënte më ndonjë problem madhor. Gjatë viteve 1990, kur u shpërbë Jugosllavia në valën e spastrimit etnik dhe luftës, evropianët e panë atë si një rikthim tek e vjetra. Me ndihmën e fuqisë së fortë të SHBA-së, këta të fundit e paqëtuan Ballkanin dhe ofruan sërish shembullin e Alsasës si një zgjidhje për serbët, boshnjakët, malazezët, kosovarët etj.

Një analisti i njohur e ka quajtur atë “Pax Europeana”. Pazari i nënkuptuar që ofroi BE-ja ishte ky:ju në Ballkan trajtojini mirë të gjithë qyterarët tuaj, pavarësisht se në cilën anë të kufijve të rinj gjenden. Në këmbim, ne do t’ju pranojmë një ditë në klubin tonë, në mënyrë që kufijtë tuaj, ashtu si tanët, të mos kenë më rëndësi.

E këndshme për ecurinë e saj të mirë, BE-ja u përpoq të eksportonte edhe më larg rrugën alsasiane. Në vitin 2009, ajo ofroi të ashtuquajturin Partneritet Lindor për gjashtë kombe që kishin dalë nga ish-Bashkimi Sovjetik – Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia. Këtu mesazhi ishte:Nuk mund t’ju bëjmë anëtarë, sepse Rusia do të mërzitej. Por nëse pranoni Pax Europeana, ne mund ta bëjmë jetën më të mirë për të gjithë ne.

Sa i largët duket sot ky mendim evropian, si një relike e një epoke të pafajësisë apo naivitetit. Vitet e fundit, në kufi janë rikthyer gardhet, muret dhe telat me gjemba. Dhe ritmi i kthimit pas në të shkuarën duket se po përshpejtohet. Kur më shumë se 1 milion refugjatë u shfaqën në vitin 2015 në dyert e Evropës, anëtarët e BE-së si Hungaria mbyllën instinktivisht kufijtë e tyre me tela me gjemba.

Kur u shfaq pandemia 5 vjet më vonë, vendet e BE-së i mbyllën sërish kufijtë e tyre. Shengeni nuk është zhdukur, por vazhdon që të lihet mënjanë. Në veriperëndim, Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE, duke e rihapur konfliktin mbi kufirin irlandez.

Në juglindje, një Rusi luftarake kishte shkelur tashmë kufijtë e Ukrainës dhe në një mënyrë a tjetrën të gjitha vendet e Partneritetit Lindor, i dhanë lamtumirën Pax Europeana. Bjellorusia është rikthyer në një diktaturë të hapur,që përdor në mënyrë cinike kufijtë e saj për t`i shndërruar refugjatët në pengje.

Në Ballkan, është rikthyer hija e grindjeve etnike dhe mosmarrëveshjeve kufitare, pjesërisht për shkak të zhgënjimit me mungesën e sinqeritetit të BE-së për anëtarësimin e afërt. Serbia dhe Kosova po përplasen fort me njëra-tjetrën, ndërsa një i dërguar i lartë i BE-së shqetësohet se mund të prishet edhe paqja e brishtë në Bosnje.

Gjatë dekadave të fundit, Evropa mendoi se i kishte dëbuar demonët e saj të vjetër. Përkundrazi, ajo duket se po dëbon engjëjt e saj më të mirë. Unë nuk kam zgjidhje tjetër, vetëm lexova titujt nëpër media. Dhe pastaj mendoj: Të paktën do të kemi gjithmonë Alsasën.

Marrë nga Bota.al 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial bashkimi evropian mbreteria e bashkuar muret ne evrope bashkimi evropian mbreteria e bashkuar muret ne evrope

Sondazh

Editorial 16 November 2021, 08:49

Eja, luajmë kukafshehti!

Nga Meri LikaMë kujtohet shumë mirë, besoj njëjtë dhe ju të gjithëve, kur ishim të vegjël dhe luanim me kukafshehti ose me të fshehura siç e quanim ne.Më...

Editorial 13 November 2021, 14:12

Ndarja e pakthyeshme e opozitës

Nga Enton AbilekajPasditen e djeshme Basha zgjodhi ta sfidonte Berishën në një betejë shikueshmërie. Ai ekskluzivisht në News24, Berisha në televizionet e tjera...

Editorial 13 November 2021, 17:04

Librat e tim biri

Muajin nëntor, ashtu si edhe dhjetorin, gjithmonë e kam pritur me shumë dëshirë, sigurisht nisur nga festat. Përveç festave të nentorit, 28 dhe 29, muaji...

Editorial 12 November 2021, 08:56

Orakulli nuk gënjen!

Nga Meri LikaNë profetësinë e Ezekielit, në Bibël, thuhet: “Zoti verbon atë që do që të humbasë”! Fatkeqësisht ky është edhe rasti i kryetarit të Partisë Demokr...

Editorial 8 November 2021, 08:41

Unë dua një opozitë tjetër!

Nga Meri Lika“Kur nuk je i dobishëm, duhet të dish të tërhiqesh!”Me këto fjalë, në 4 maj të këtij viti, Pablo Iglesias, kandidati i Podemos dhe ish zv.kry...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin