Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Na ndau Zoti”, futi në dhé tre familjarë, halla përlot rrjetin për nipin, vëllain dhe nusen e tij: Na e bëtë shpirt
27 November 2019, 11:17Nga DOSJA
TIRANË– Një grua ka përlotur rrjetin pasi ka humbur tre anëtarë nga familja e saj, trupat e të cilëve u nxorrën të pajetë nga rrënojat e shkaktuara pas tërmetit të fuqishëm.
Në një status në Facebook, Trëndafile Çupi ka publikuar fotot e tre pajëstarëve të familjes të vëllait që u shua një ditë më parë. Krahas fotove, me zemër të thyer, halla shkruan se i është bërë shpirti copë.
“Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses! O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt ❤❤??? O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete shpirtin cope o shpirt i motres ! Do jeni gjithmone me ne! ??? Pushofshi ne xhenet Hajredin, Lute & Keli Çupi❤”– shkruan ajo në status.
Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, tre anëtarë nga e njëjta familje humbën jetën nën rrënoja. Tërmeti i zuri në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh në Thumanë.
31 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Në ambientet e Akademsië së Sigurisë në Sauk është zhvilluar ceremonia e nderimit për pedagogun Besim Hajdarmataj, i cili u nxorr dje i pajetë në rrënoj...
Këto foto vijnë nga Thumana, aty ku efektivët e policisë së Kosovës, kanë ardhur në Shqipëri për të asistuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.Pamjet flasin vet...
TIRANË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit që tronditi ditën e djeshme Shqipërinë ka biseduar dy herë me...
THUMANË– Një i ri me mbiemër Cuko dha shpirt pas një pritjeje të gjatë prej 17 orësh nën rrënoja. Fotoja tregon momentet e tij të fundit të jetës para se t...
TIRANË- Përmes një video nga kamerat e sigurisë është vënë re edhe vetëtima pak momente para lëkundjes së fuqishme të tërmetit.Në video gjithashtu shihet...
Itali- Papa Francesku lutet për viktimat që i shkakoi tërmeti i djeshëm në Shqipëri. Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Par...
TIRANË- Pas tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e djeshëm Shqipërinë, deri më tani raportohet për 31 të vdekur dhe rreth 650 të plagosur ndërsa men...
Durrës- Vijojnë kërkimet në Durrës mes rrënojave pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin një ditë më parë. Deri më tani raportohet se ka shkuar në 31 numri i ...
Tiranë- Nga spitali i Traumës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se dy persona, një vajzë dhe një djalë mund të dërgohen jashtë për një m...
GJIROKASTËR- Tërmeti i fuqishëm, i cili shkaktoi viktima dhe të mbi 600 të plagosur ka bërë që të të mobilizohen njerëzit në të gjithë vendin, por jo vetëm...