Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Napoli nuk e fal Hysajn, mbrojtësi duhet t’i paguajë gjobën ish-skuadrës së tij
25 November 2021, 06:00Nga DOSJA
ITALI – Napoli e çoi deri në fund “inatin”, duke e detyruar mbrojtësit kuqezi të paguajë një gjobë, nga që ai u largua për te Lazio gjatë merkatos së verës.
Dy vite më parë, “të kaltrit” fituan ndaj Salzburgut në Champions League. Klubi vendosi që lojtarët të grumbulloheshin dhe të nesërmen të nisnin stërvitjen. Disa lojtarë, midis të cilëve edhe Elseid Hysaj, nuk e zbatuan këtë urdhër.
Por, klubi italian nuk ia fali lojtarëve veprimin për të bërë sipas “kokës së tyre”, i ndëshkoi ata me gjobë, të cilën nuk e ka ezekutuar, duke i mbajtur disi peng futbollistët nëse largoheshin. Mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi, gjatë merkatos së verës u largua në drejtim të Lazios dhe klubi napoletan nxorri nga sirtarët gjobën e para dy viteve.
“Bordi i Arbitrazhit të parashikuar nga Marrëveshja Kolektive LNPA/AIC/FIGC urdhëroi gjobën prej 40,000,00 € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e tërheqjes së urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari, i cili nuk e respektoi direktivën e lëshuar nga klubi”,- shkruhej në një njoftim të klubit të Napolit
SPANJË-Milan bën skuadrën e madhe përballë Atletico Madrid. Në raundin e 5-të të Champions League, skuadra kuqezi ishte kuotuar jashtë objektivit, por një ...
ITALI-Inter fiton ndaj Shakhtar Donetsk në raundin e 5-të të Champions League, përballje e vlefshme për Grupin D. Një kualifikim që do të zyrtarizohej nëse Sher...
SPANJË-Fati i Milanit në Champions League vendoset në ndeshjen ndaj Atletico Madrid. Kuqezinjtë ende nuk kanë fituar në këtë edicion dhe vetëm një sukses m...
ITALI – Ditët e fundit u përfol për një rikthim të interesit të Romës për Granit Xhakën, mesfushorin e ndjekur në verë, por që më pas rinovoi me Arsenalin...
BRAZIL-Dyert e burgut mund të hapen sërish për Ronaldinhon. Këtë herë, jo në Paraguaji, ku ai ishte në paraburgim vitin e kaluar pasi kishte hyrë me një pasapor...
ITALI – “Mendoj se ky ishte një mësim i vërtetë, një mësim futbolli”. Fjalë të ashpra nga ish-trajneri Fabio Capello, i cili nga studiot e “Sky Sport” fol...
SPANJE – Në periudhën e fundit, emri i tij ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester United dhe PSG, por mendja e Zinedine Zidane është e drejtuar ekskluzivi...
ANGLI – Valverde, Pochettino, Zidane, por edhe Luis Enrique: me pak fjalë, shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer nga pankina e Manchester United shkaktoi një v...