LIVE UPDATES
Sport

Napoli vendos çmimin për De Bruyne, duhen 7 milionë euro për ta lënë të largohet

PSV këmbëngul për mesfushorin belg dhe ka marrë një sinjal pozitiv nga vetë lojtari, i cili është i hapur për rikthimin në Holandë. Oferta e parë prej 2 milionë eurosh është refuzuar, ndërsa De Laurentiis kërkon 7 milionë për të mbyllur marrëveshjen në janar.

20 November 2026, 13:45 Nga DOSJA

Napoli vendos çmimin për De Bruyne, duhen 7 milionë euro

ITALI - E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli po bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori belg mund të largohet që në merkaton e janarit, vetëm pak muaj pas transferimit në Itali, me PSV Eindhoven që po këmbëngul për ta rikthyer në futbollin holandez.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi italian ka refuzuar ofertën e parë prej 2 milionë eurosh të paraqitur nga holandezët, por nuk e ka mbyllur derën për negociatat. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur një çmim prej 7 milionë eurosh për të lejuar largimin e parakohshëm të belgut.

Një arsye e rëndësishme për këtë skenar lidhet edhe me dëshirën e familjes së futbollistit për t'u rikthyer më pranë Belgjikës. Bashkëshortja e tij, Michelle Lacroix, në një intervistë për revistën belge NINA, ka pranuar se familja po mendon gjithnjë e më shumë për t'u kthyer në vendlindje.

"Po i themi njëri-tjetrit gjithnjë e më shpesh se do të jetojmë atje. Sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë. Kevin nuk është i lumtur", është shprehur ajo.

Vetë De Bruyne, i pyetur për mundësinë e transferimit te PSV, nuk e ka përjashtuar këtë opsion: "U zgjova dhe pashë se shumë njerëz më kishin kontaktuar. Por tani jam këtu dhe po bëj punën time. Për të ardhmen, do të shohim".

Sipas gazetarit Matteo Moretto, mesfushori belg është i hapur për transferimin në Eindhoven dhe i ka dhënë dritën jeshile mundësisë për t'u bashkuar me klubin holandez.

Napoli kërkon të kursejë edhe nga paga

Një tjetër element që ndikon në këtë situatë është kontrata e De Bruyne. Belgu është i lidhur me Napolin deri më 30 qershor 2027, me një opsion që i lejon klubit ta zgjasë marrëveshjen edhe për një sezon tjetër.

Ai përfiton rreth 6 milionë euro neto në sezon, pa llogaritur bonuset, duke qenë një nga futbollistët më të paguar të skuadrës. Një largim në janar do t'i kursente Napolit afro 5 milionë euro në paga bruto për pjesën e mbetur të sezonit, si dhe këstin e fundit prej 2.5 milionë eurosh të bonusit të nënshkrimit.

Kjo do të thotë se, përveç shumës që do të përfitonte nga shitja, klubi italian do të lehtësonte ndjeshëm edhe faturën financiare.

Tashmë topi është në fushën e PSV-së. Oferta prej 2 milionë eurosh nuk ka bindur De Laurentiis, i cili kërkon të paktën 7 milionë për të dhënë miratimin. Nëse holandezët afrohen te kjo shifër, transferimi i De Bruyne në janar mund të bëhet realitet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin