Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Liga e Kombeve vijon këtë të shtunë me ndeshjet e raundit të pestë, ku në fushë zbresin Portugalia, Norvegjia dhe Kosova, por edhe disa prej kombëtareve më të rëndësishme të kontinentit. Gara për çerekfinalet, ngjitjen në Ligën A dhe shmangien e rënies në një kategori më poshtë bëhet gjithnjë e më e fortë.

ZVICER - Nations League hyn në fazën vendimtare të saj, me tetë takime që do të zhvillohen këtë të shtunë në Ligat A dhe B. Në qendër të vëmendjes është Portugalia, e cila pas largimit të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja synon të konfirmojë dominimin në grupin A4, ndërsa Danimarka kërkon një rezultat që mund ta afrojë me çerekfinalet.
Një tjetër përballje interesante është Norvegji-Uells, ku Erling Haaland dhe Martin Odegaard do të kërkojnë të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim. Në Ligën B, Kosova luan një ndeshje me rëndësi të veçantë kundër Izraelit, ndërsa Austria, Hungaria, Ukraina, Polonia, Suedia dhe Bosnjë-Hercegovina janë gjithashtu në garë për objektivat e tyre.
Liga A, Grupi A4: Portugalia kërkon vendin e parë
Portugalia kryeson grupin A4 me 12 pikë, e ndjekur nga Danimarka me 6, ndërsa Uellsi dhe Norvegjia kanë nga 3 pikë. Skuadra luzitane e ka siguruar tashmë një vend në çerekfinale, por kërkon të mbyllë edhe çështjen e vendit të parë.
Një barazim ndaj Danimarkës do t'i mjaftonte Portugalisë për të siguruar matematikisht kreun e grupit. Nga ana tjetër, danezët kanë nevojë për fitore për të siguruar kualifikimin në çerekfinale, por edhe rezultati i Norvegji-Uells do të jetë vendimtar për fatin e tyre.
Në sfidën tjetër, Norvegjia dhe Uellsi përballen në një duel ku humbja mund të jetë një goditje e rëndë për objektivat e tyre. Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë dhe kërkojnë të shmangin përfundimin në vendin e fundit, që sjell rrezikun e rënies direkte nga Liga A.
Liga B, Grupi B2: Hungaria dhe Ukraina duan të mbajnë gjallë shpresat
Grupi B2 kryesohet nga Irlanda e Veriut me 8 pikë, e ndjekur nga Hungaria me 7, Ukraina me 4 dhe Gjeorgjia me vetëm 2 pikë.
Hungarezët kanë mundësinë të marrin një pozicion shumë të favorshëm në garën për vendet e para, nëse mposhtin Gjeorgjinë. Një fitore, e kombinuar me një rezultat pozitiv të Irlandës së Veriut ndaj Ukrainës, do t'i garantonte Hungarisë një vend mes dy skuadrave të para.
Ndërkohë, Irlanda e Veriut mund të afrohet ndjeshëm me promovimin në Ligën A. Një fitore ndaj Ukrainës, e shoqëruar me humbjen e Hungarisë në Gjeorgji, do t'i siguronte vendin e parë dhe ngjitjen në kategorinë elitare.
Për Ukrainën, sfida është veçanërisht e rëndësishme, pasi një tjetër rezultat negativ mund t'i komplikojë ndjeshëm shanset për të luftuar për dy vendet e para.
Liga B, Grupi B3: Kosova kërkon fitoren që e largon nga rreziku
Një nga ndeshjet më të rëndësishme të ditës për shqiptarët është Kosova-Izrael, që luhet në orën 15:00. Dardanët kanë grumbulluar 5 pikë dhe ndajnë vendin e dytë me Republikën e Irlandës. Austria kryeson me 8 pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me 2 pikë.
Fitorja është objektivi kryesor për Kosovën, pasi do ta shkëpuste nga zona e rrezikut dhe do t'i jepte mundësinë të vazhdonte garën për vendin e dytë. Megjithatë, përfaqësuesja dardane nuk mund të luftojë më për vendin e parë nëse nuk fiton këtë ndeshje dhe Austria shmang humbjen.
Në takimin tjetër, Austria pret Republikën e Irlandës. Vendasit kanë një mundësi të artë për të siguruar vendin e parë dhe promovimin në Ligën A. Një barazim do t'u mjaftonte për të garantuar të paktën një vend në dy pozitat e para.
Për irlandezët, marrja e pikëve është po ashtu thelbësore, pasi gara për mbijetesën në Ligën B mbetet e hapur. Izraeli, nga ana tjetër, rrezikon të dërgohet në play-off-in e rënies nëse humbet në Prishtinë.
Liga B, Grupi B4: Suedia dhe Bosnja në duel për kreun
Grupi B4 ofron dy përballje me shumë rëndësi. Suedia kryeson me 10 pikë, Bosnjë-Hercegovina është e dyta me 8, Polonia ka 4 pikë, ndërsa Rumania nuk ka arritur të marrë asnjë pikë në katër ndeshjet e para.
Përballja Suedi-Bosnjë dhe Hercegovinë është praktikisht një duel direkt për vendin e parë dhe promovimin në Ligën A. Suedezët mund ta sigurojnë kreun me një fitore, ndërsa një barazim do t'i garantonte të paktën një vend në dy pozitat e para, pavarësisht rezultateve të tjera.
Bosnja kërkon të ruajë pozicionin e saj dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në elitë. Në rast fitoreje, do të merrte kryesimin e grupit.
Në ndeshjen tjetër, Rumania përballet me Poloninë. Rumunët janë në një situatë shumë të vështirë dhe rrezikojnë të përfundojnë në play-off-in e rënies në Ligën C nëse nuk fitojnë. Polonia, nga ana tjetër, ka nevojë për tri pikët për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë dhe për të mos u përfshirë në luftën për mbijetesë.
Programi i plotë i ndeshjeve, më 14 nëntor:
15:00: Kosovë – Izrael
18:00: Norvegji – Uells
18:00: Gjeorgji – Hungari
20:45: Portugali – Danimarkë
20:45: Irlanda e Veriut – Ukrainë
20:45: Austri - Republika e Irlandës
20:45: Rumani – Poloni
20:45: Suedi – Bosnjë-Hercegovinë
B.T (Dosja.al)
ITALI - Një lëvizje surprizë vjen nga Thibaut Courtois. Portieri i Real Madridit synon të bëhet pronar i një klubi futbolli n&eum...
ANGLI - Manchester United po përballet me një tjetër problem të rëndësishëm, këtë herë jashtë fushë...
KOSOVE - Kombëtarja e Kosovës luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës s&e...
TIRANE - Alarm në kampin kuqezi në prag të udhëtimit drejt Hungarisë. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë n&...
ANGLI - Manchester United po përgatit një lëvizje për Nico Paz. Talenti argjentinas i Comos, i cili po zhvillohet nën drejtimin e Cesc...
ITALI - Gara për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka marrë një tjetër zhvillim. Adriano Galliani ka t&eu...
Cristiano Ronaldo gjatë Botërorit të fundit PORTUGALI - Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Portugalisë dhe të...
GJERMANI - Borussia Dortmund ka vendosur të mos rinovojë marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë gjermane Rheinmetall, pas kundërsht...
ANGLI - Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Manchester United. Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me Federatën Amerikane të...
ITALI - Igli Tare ka zbuluar disa nga sekretet e merkatos së Milanit gjatë periudhës së tij si drejtor sportiv. Në intervistën e ...