Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Diplomati Bashkim Zeneli, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, dhe do të përcillet për në banesën e fundit ditën e hënë më 2 nëntor.

TIRANË- Diplomati Bashkim Zeneli, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, dhe do të përcillet për në banesën e fundit ditën e hënë më 2 nëntor. Homazhet në nderim të jetës dhe figurës së tij do të mbahen në ambientet pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në orarin 11:00–13:00.
Në ceremoninë e lamtumirës pritet të marrin pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe figura të politikës e jetës publike, të cilët do të nderojnë kujtimin e një prej emrave të njohur të diplomacisë dhe politikës shqiptare.
Pas homazheve, kortezhi mortor do të drejtohet për në varrezat e Sharrës, ku do të zhvillohen ceremonitë e fundit të përcjelljes. Diplomati i njohur mbylli sytë ditë n e djeshme në një spital jashtë vendit, ku edhe po kurohej nga një sëmundje.
Zeneli la pas një karrierë të gjatë në gazetari, politikë dhe diplomaci. Ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, ishte deputet i Kuvendit dhe një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste.
Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në politikën e jashtme, gazetari dhe çështjen kombëtare.
Kush ishte Bashkim Zeneli?
Bashkim Zeneli, diplomati, ish-deputeti dhe publicisti i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij shërbimit publik, politikës dhe diplomacisë shqiptare. I diplomuar në Drejtësi, Zeneli ka punuar fillimisht si përkthyes i gjuhës gjermane, përpara se të angazhohej në gazetari dhe analizën e politikës së jashtme. Pas vitit 1991, ai u përfshi në politikë, duke mbajtur detyrën e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste.
Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për dy legjislatura dhe shërbeu gjithashtu si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme. Karriera e tij diplomatike përfshiu dy prej posteve më të rëndësishme për përfaqësimin e Shqipërisë jashtë vendit. Zeneli shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani gjatë viteve 1998–2002 dhe më pas në Greqi, në periudhën 2002–2005. Gjatë misionit diplomatik në Gjermani, ai u angazhua veçanërisht për çështjen e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane. Ndërsa në Greqi, puna e tij u përqendrua në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetonte atje.
Kontributi i tij u vlerësua edhe me disa çmime dhe dekorata. Në vitin 2018, Presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh”. Zeneli u vlerësua gjithashtu në Gjermani për kontributin e tij diplomatik, u shpall “Qytetar Nderi” i Athinës dhe mori medaljen e artë “Zgalemi i Lirisë”. Përvoja e tij diplomatike dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë u pasqyruan edhe në librin e tij “Miqësi e trazuar”, ku trajtoi zhvillimet dhe sfidat e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Me angazhimin në gazetari, politikë, parlament dhe diplomaci, Bashkim Zeneli la pas një karrierë të gjatë në shërbim të institucioneve dhe përfaqësimit të Shqipërisë./Dosja.al
TIRANË- Sot në Tiranë është paralajmëruar protesta kombëtare kundër qeverisë Rama. Në kuadër të...
DIBËR- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:50 në vendin e quajtur “Lugina e Dri...
KORÇË- Pesë degët e Partisë Demokratike në qarkun juglindor, Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll dhe Kolonjë, ...
pamjet nga protesta e studenteve BERAT- Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur që prej orëve të para të mëngj...
Erjon Vishkulli TIRANË- Erjon Vishkulli, i riu nga Elbasani, i cili u qëllua nga policia me plumb gome në sy ka reaguar publikisht pas nd...
foto ilustruese TIRANË- Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkomb&eu...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke ulur naftën me 6 le...
Ilirian Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli pa një vendim përfundimtar verifikimin e Kreshnik Gjon Gjonajt, kandidat i PSD-...
DURRËS- Një 38-vjeçar nga Manza është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkë...
SPANJË- Lajmi i fundit nga Spanja këtë javë ishte tronditës: një tjetër përplasje në linjën hekurudhore ...