31 October 2026, 10:29
Nga E. D
Erjon Vishkulli
TIRANË- Erjon Vishkulli, i riu nga Elbasani, i cili u qëllua nga policia me plumb gome në sy ka reaguar publikisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale që ka kryer fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Romë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 28-vjeçari thekson se ka falenderuar të gjithë shokët, miqtë, familjarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen në botë, që i kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata, fjalë të ngrohta dhe lutje.
I riu shprehet se në një moment kur zemra e tij kishte nevojë për mbështetje, shqiptarët i treguan se nuk është vetëm. Teksa shkruan se ndodhet në momente të vështira të jetës dhe po përballet me një sfidë të vështirë, ai falënderon Zotin për forcën dhe për jetën.
Reagimi i plotë:
Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë. Një falënderim i veçantë për të gjithë shokët, miqtë, familjarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen në botë, që më kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata, fjalë të ngrohta dhe lutje. Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara.
Në një moment kur zemra ka nevojë për mbështetje, ju më treguat se nuk jam vetëm. Solidariteti, dashuria dhe respekti që më keni dhuruar kanë një vlerë të jashtëzakonshme për mua. Faleminderit të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, që më keni treguar se zemra shqiptare është gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në ditët e mira dhe sidomos në ditët e vështira.
Dhe mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën, për jetën dhe për shpresën që më jep çdo ditë. Lutem që kjo sfidë të kalojë me sukses dhe që të gjithë të kemi shëndet e bekime. Zoti ju shpërbleftë secilin për dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Mirënjohje pafund, U shtofshin Shqiptarët e mirë
28-vjeçari, Erjon Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, ajo ka kërkuar sekuestrimin e objektit që i është nxirrë nga syri i 28-vjeçarit. Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, me qëllim verifikimin nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Erjon Vishkulli
Aktualitet
31 October 2026, 10:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkomb&eu...
Aktualitet
31 October 2026, 10:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke ulur naftën me 6 le...
Aktualitet
31 October 2026, 09:27
E. D
Ilirian Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli pa një vendim përfundimtar verifikimin e Kreshnik Gjon Gjonajt, kandidat i PSD-...
Aktualitet
31 October 2026, 09:22
E. D
DURRËS- Një 38-vjeçar nga Manza është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkë...
Aktualitet
31 October 2026, 09:13
E. D
SPANJË- Lajmi i fundit nga Spanja këtë javë ishte tronditës: një tjetër përplasje në linjën hekurudhore ...
Aktualitet
31 October 2026, 09:01
E. D
GJIROKASTËR- Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në ...
Aktualitet
31 October 2026, 08:44
E. D
TIRANË- Studentët kanë njoftuar sot në orën 12:00, protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë së ...
Aktualitet
31 October 2026, 08:05
E. D
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim penal ndaj kompanisë “AlbChrome”, pas konstatimeve të Agjencisë Komb&eu...
Aktualitet
31 October 2026, 07:52
E. D
pamjet
GJIROKASTËR- Një biznes që ushtron aktivitetin në fushën e lyerjes së automjeteve është përfshirë nga...
Aktualitet
31 October 2026, 07:42
E. D
pamje nga zjarri
POGRADEC- Një zjarr ka rënë pak para mesnatës në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana”, n&e...