11 November 2026, 08:25
Nga G.M
Stacy Keach
SHBA- Aktori i njohur amerikan Stacy Keach është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, në banesën e tij në Poloni, pas një beteje të gjatë me probleme të rënda shëndetësore dhe insuficiencë kardiake. Lajmi për vdekjen e tij, u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Malgosia Tomaszy Keach.
Keach ishte një prej emrave të njohur të kinematografisë dhe teatrit amerikan, por për publikun e gjerë mbetet i paharruar për interpretimin e detektivit privat Mike Hammer, personazhi i krijuar nga shkrimtari Mickey Spillane. Roli në serialin televiziv “Mickey Spillane's Mike Hammer”, i njohur më vonë edhe si “The New Mike Hammer”, e bëri atë një figurë të dashur për miliona shikues.
Gjatë karrierës së tij, Stacy Keach interpretoi në dhjetëra filma dhe produksione televizive, duke treguar një gamë të gjerë artistike. Një tjetër rol i njohur ishte ai i Barabës në miniserialin legjendar “Jesus of Nazareth”, me regji të Franco Zeffirellit. Ai interpretoi gjithashtu Ernest Hemingway në një miniserial televiziv, rol për të cilin fitoi çmimin Golden Globe.
Në teatër, u shqua për interpretimet e veprave të William Shakespeare, përfshirë “Hamlet”, “Richard III” dhe “King Lear”. Në kinematografi, bashkëpunoi me regjisorë të njohur dhe u shfaq në filma si “The Ninth Configuration” dhe “Nebraska”. Në vitin 2025, mori pjesë edhe në filmin “Jay Kelly”, ku interpretoi babanë e personazhit të luajtur nga George Clooney.
Pavarësisht suksesit profesional, jeta e aktorit u shënua edhe nga një episod i rëndë në vitin 1984. Keach u arrestua në aeroportin Heathrow të Londrës, pasi autoritetet zbuluan rreth 37 gramë kokainë në bagazhin e tij. Për këtë çështje ai u dënua me nëntë muaj burg, por u lirua pas rreth gjashtë muajsh.
Ngjarja rrezikoi seriozisht karrierën e tij, ndërsa aktori e përshkroi më vonë burgosjen si periudhën më të vështirë të jetës. Pas lirimit, ai foli hapur për varësinë nga kokaina, duke treguar se ajo kishte nisur në mesin e viteve 1970. Përvoja personale e shtyu të angazhohej në fushata ndërgjegjësimi për rreziqet e drogës, veçanërisht te të rinjtë.
Keach kishte pasur probleme serioze me zemrën edhe më parë. Në vitin 2017, ai pësoi një atak në zemër gjatë një shfaqjeje teatrale në Çikago, ku po interpretonte në monologun “Pamplona”, kushtuar Ernest Hemingway-t. Në jetën personale, aktori kishte gjetur mbështetje te bashkëshortja e tij, aktorja polake Malgosia Tomaszy, të cilën e kishte njohur gjatë xhirimeve të serialit “Mike Hammer”.
Ajo ishte bashkëshortja e tij e katërt. Stacy Keach kaloi vitet e fundit të jetës në Poloni. Ai lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, Shannon dhe Carolina. Me largimin e tij, kinematografia amerikane humbet një aktor me një karrierë të gjatë, që arriti të lëvizte mes televizionit, filmit dhe teatrit, duke interpretuar disa prej roleve më të njohura të karrierës së tij./Dosja.al
Stacy Keach
Art&Argëtim
11 November 2026, 07:09
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në dashuri, mund të marrësh një vëmendje të veçantë nga dikush që të pëlqen. N&e...
Art&Argëtim
10 November 2026, 21:45
E.M
LAS VEGAS- Ylli i muzikës pop, Pink, është në pritje të një kapitulli tjetër të suksesshëm duke u b&eu...
Art&Argëtim
10 November 2026, 16:19
E.M
PARIS- Autori i filmit klasik të Disneyt, Bambi, ka humbur jetën në moshën 92-vjeçare nga kanceri në mushkëri. Donnie Duna...
Art&Argëtim
10 November 2026, 11:47
G.M
Princ Harry dhe Meghan Markle
BRUKSEL- Meghan Markle ka anuluar fjalimin e saj të planifikuar në Parlamentin Europian në Bruksel, pas zh...
Art&Argëtim
10 November 2026, 10:53
G.M
Michael Bloomerg dhe Diana Taylor
SHBA- Miliarderi amerikan dhe ish-kryebashkiaku i New York-ut, Michael Bloomberg, është martuar me partneren e tij...
Art&Argëtim
10 November 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të përballuar çdo sfidë. Në dashuri, nj&eu...
Art&Argëtim
9 November 2026, 16:25
E.M
SANTIAGO- Fituesi i çmimit Oscar për filmin “A Fantastic Woman”, regjisori i njohur Sebastian Lelio, është ndarë nga jet...
Art&Argëtim
9 November 2026, 11:21
G.M
Paola Avdulaj
TAJLANDA- Shqipëria ka siguruar një rezultat të rëndësishëm në konkursin ndërkombëtar të bukur...
Art&Argëtim
9 November 2026, 08:58
G.M
Brad Pitt
SHBA- Një tjetër zhvillim në marrëdhëniet e tensionuara familjare të Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka rikthyer vëm...
Art&Argëtim
9 November 2026, 07:09
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në dashuri do të kërkoni më shumë vëmendje dhe siguri. Një bisedë me partnerin mund të sqaro...