9 November 2026, 11:06
Nga E.d
Rrjeti SafeJournalists
TIRANA- Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oei nga Policia e Shtetit, gjatë protestës së zhvilluar më 7 nëntor 2026 në Tiranë. Sipas reagimit të rrjetit, gazetari është prangosur gjatë ndërhyrjes së policisë, është ekspozuar ndaj sprejit djegës dhe i është sekuestruar telefoni celular.
Shqetësim ka ngritur edhe rasti i gazetares së pavarur Alisa Braho, ndaj së cilës sipas SafeJournalists, është përdorur sprej djegës teksa po filmonte ndërhyrjen e forcave të policisë gjatë protestës. Në reagimin e saj, organizata thekson se këto incidente ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit të protestave.
SafeJournalists vlerëson se ngjarja e fundit i shtohet rasteve të tjera të ndërhyrjeve policore ndaj gazetarëve në Shqipëri, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për hetim, llogaridhënie dhe garantimin e mbrojtjes së tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Rrjeti kërkon që incidentet të trajtohen me seriozitet dhe që të sigurohet një mjedis ku gazetarët të mund të raportojnë lirshëm dhe pa u penguar apo ekspozuar ndaj dhunës gjatë protestave.
Reagimi: Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim serioz për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oei nga Policia e Shtetit gjatë protestës së 7 nëntorit 2026 në Tiranë, përfshirë prangosjen e tij, ekspozimin ndaj spërkatjes me sprej djegës dhe sekuestrimin e telefonit celular. Përdorimi i raportuar i sprejit djegës ndaj gazetares së pavarur Alisa Braho, e cila po filmonte ndërhyrjen e policisë, ngre shqetësime të mëtejshme për veprimet e forcave policore. Ky incident i fundit përforcon një model shqetësues të ndërhyrjeve të policisë në punën e gazetarëve gjatë protestave në Shqipëri, pavarësisht kërkesave të përsëritura për hetime, llogaridhënie dhe mbrojtje efektive./Dosja.al
SafeJournalists
Aktualitet
9 November 2026, 11:02
G.M
pamje
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar në Qafën e Koshovicës, në aksin Fier-Levan, ku një autobus i linj&eu...
Aktualitet
9 November 2026, 10:49
G.M
pamje nga tubimet në Tiranë
TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka dalë në mb&e...
Aktualitet
9 November 2026, 10:35
E.d
Pamje nga sekuestrimi i kokainës
SPANJA- Një operacion i përmasave të jashtëzakonshme kundër trafikut ndërkombëtar t&e...
Aktualitet
9 November 2026, 10:26
E.d
Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditëmn e sotme pretencën për dosjen e vrasjev...
Aktualitet
9 November 2026, 09:53
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës wshtw rrit...
Aktualitet
9 November 2026, 09:15
E.d
Pamje nga vendngjarja
TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme Robert Dukën, 50 vjeç, nga Vlora. Ai dyshohet si autor i grabitjes së n...
Aktualitet
9 November 2026, 08:56
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon financime edhe për 15 bashki që në kuadër të reformës së re t...
Aktualitet
9 November 2026, 08:33
E.d
Vlora Hyseni
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni...
Aktualitet
9 November 2026, 08:27
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarë të veshur civilë të cilët dyshohet se janë pjesë e strukturave të Operacionales, janë par&...
Aktualitet
9 November 2026, 07:16
E.d
Foto ilustruse
Ekspertët fiskalë dhe audituesit ligjorë paralajmërojnë se ulja e pragut të patatueshëm për regjistrimi...