Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Ndalohet vaksinimi me Astra Zeneca në Itali për personat nën moshën 60-vjeç, të vaksinuarit kërkojnë 10 mijë euro dëms
15 June 2021, 13:24Nga DOSJA
ITALI-Italia ka vendosur të mos lejojë vaksinimin e personave nën moshën 60 vjeç me vaksinën anti-Covid AstraZeneca.
Sipas mediave italiane ky vendim u mor pas dy rasteve fatale të një 54 vjeçari e një vajze 18 vjeç të cilët pas marrjes së kësaj vaksine humbën jetën për shkak të trombozës. Problemi aktual mbetet se janë një numër i lartë personash nën moshën 60 vjeç, që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca e janë në pritje të dozës së dytë, e vendimi i marrë nga Ministria Italiane e Shëndetësisë ka krijuar konfuzion e preokupim tek qytetarët.
Agjencia Italiane e Barnave pak orë më parë ka marrë vendimin se personat e vaksinuar me dozën e parë të Astrazenecas e nën moshën 60 vjecë, dozën e dytë do ta kenë me vaksinën Pfizer ose Moderna e në një afat kohor nga 8 në 12 javë nga marrja me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Në një notë publike e përmes avokatëve të saj, Shoqata Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit ka informuar për një aksion kolektiv dëmshpërblimi për të gjithë ata qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Ata kërkojnë 10 mijë euro dëmshpërblim për secilin prej tyre për shkak të kaosit e panikut që ka shkaktuar ky vendim.
Sipas kësaj agjencie, të vaksinuarit me dozën e parë jetojnë me frikën e efekteve që ajo mund t’ju shkaktojë dëmi i dytë është se janë të detyruar të vaksinohen me një vaksinë ndryshe nga doza e parë antiCovid.
Marco Romadori, presidenti i Codacons, thotë se “ky aksion kolektiv, nuk është një fushatë no-vax, përkundrazi. Qytetarët kanë të drejtë të kenë qartësi e siguri në vaksinat që kryejnë. Ka një paqartësi totale.”
Në Itali ekziston një ligj i cili mbron të gjithë ata persona që pësojnë efekte kolaterale të përhershme pas vaksinimit. Por aksioni i ndërmarrë nga Shoqata në mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve, Codacons, i vjen në krah dhe të gjithë atyre personave që jetojnë me frikën e efekteve që mund t’ju shkaktoj vaksina apo se mund të sëmuren për shkak të saj.
Në faqen zyrtare të kësaj shoqate, cdo qytetar nën 60 vjeç e që ka marrë vaksinën AstraZeneca, mund të shkarkoj modulin e ta plotësoj denoncimin e tij me kërkesën e dëmshpërblimit deri në 10 mijë euro.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Ministra e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë në vend. Sipas bilancit, 12 qyt...
SHBA– Pandemia e Covid-19 ka më shumë se 1 vit që ka bllokuar lëvizjen e lirë të njerëzve në mbarë botën ndërsa mbetet ende mister se si lindi sëmundja që...
KOSOVË- Njëri nga ish të burgosurit politik në Kosovë, Haki Morina i cili është dënuar dhe torturuar nga regjimi serb ka sulmuar ashpër Presidenten e Kosov...
Kosta Rika- Autoritetet në Kosta Rika kanë kryer ditën e djeshme 57 bastisje për të goditur skandalin e korrupsionit dhe skemat e rryshfetit ku u arrestian 28 p...
SHBA– Një e studente e sapodiplomuar e Universitetit të Kalifornisë në San Diego, vendosi të nderojë prindërit e saj duke bërë fotot e diplomimit në fushat e fe...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se shtetit të tij do t’i duhet mbështetja e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aeroportin ndërkombëtar të Kabu...
Vetëm 12 të dënuar për terrorizëm në Kosovë kanë marrë pjesë në ligjëratat për deradikalizimin e tyre.Nga 147 të burgosur, 135 nuk kanë marrë pjesë në asnjë lig...
BRUKSEL– Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Koso...