Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
23 Nënt...
Politike
VIDEO/ Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja
Avokati u shpreh gjithashtu se Spitali Memorial i Fierit nuk i plotëson kushtet për kryerjen e operacionit, ndërsa shtoi se familja do të pranojë rekomandimin e mjekut nëse ai sugjeron Spitalin e Traumës.
24 November 2026, 12:44Nga E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar pas daljes nga ambientet e GJKKO-së se do të jetë familja e kryebashkiakut ajo që do të vendosë për mjekun që do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale ndaj tij.
Ndreca theksoi se përzgjedhja e mjekut nuk është kompetencë e prokurorisë, por e familjes, duke nënvizuar se Veliaj duhet të ndiqet nga një mjek i zgjedhur prej tyre.
Avokati u shpreh gjithashtu se Spitali Memorial i Fierit nuk i plotëson kushtet për kryerjen e operacionit, ndërsa shtoi se familja do të pranojë rekomandimin e mjekut nëse ai sugjeron Spitalin e Traumës.
“Uroj që mos të jetë sekret shtetëror vendimi i ri. Nuk e vendosin prokurorët se ku do operohet Veliaj, por familja. Duhet të ndiqet nga mjeku i zgjedhur. Nëse mjeku i zgjedhur nga familja do të na sugjerojë spitalin e Traumës, do pranojmë," u shpreh Ndreca para gazetarëve./Dosja.al