Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
TIRANË– Ndërtuesit kanë raportuar një ulje të porosive aktuale në sektorin përkatës, sipas vrojtimit të fundit të aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe konsumatorëve Bankës së Shqipërisë, që i referohet muajit gusht.
Balanca e përgjigjeve për pyetjet lidhur me porositë aktuale ishte negative prej -35 pikë përqindje, më e ulëta që nga muaji qershor (shiko grafikun e parë). Kjo balancë, e cila mat përqindjen e përgjigjeve negative, duke i zbritur përqindjet e përgjigjeve pozitive, tregon se pjesa më e madhe e ndërtuesve raportojnë për një rënie të porosive në sektor.
Pavarësisht porosive në rënie, që nënkupton një tkurrje të kërkesës, parashikimet për rritjen e çmimeve vijojnë të jenë pozitive, madje me ritme më të larta se në muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve për pyetjen lidhur me ecurinë e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm ishte pozitive, prej 18.5 pikë përqindje, më e larta që prej majit të vitit 2016, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. (shiko grafikun: Çmimet gjatë 3 muajve të ardhshëm, sektori i ndërtimit).
Që prej marsit të vitit 2020, balanca e përgjigjeve për çmimet gjatë 3 muajve të ardhshëm ka qenë pozitive. Kjo pritshmëri ka rezultuar në linjë me atë që ka ndodhur realisht me tregun e pasurive të paluajtshme, që dy vitet e fundit ka shënuar rritje të ndjeshme çmimesh.
Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 0.7% krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe me 6.7% krahasuar me një vit më parë. Në 6-mujorin e dytë 2020, çmimet e banesave u rritën me 6.2% krahasuar me 6-mujorin e mëparshëm dhe me 11.3% me bazë vjetore. Krahasuar me periudhën bazë të vrojtimit, vitin 2013, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur me 49.4%.
Tendenca e rritjes së çmimeve të banesave ka vijuar edhe për tregun më të madh të pronave në vend, atë të Tiranës. Çmimet e banesave në kryeqytet u rritën me 3.4% krahasuar me 6-mujorin e dytë 2020 dhe me 5.8% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pavarësisht pritshmërisë në rënie të porosive, normat e shfrytëzimit të kapaciteteve arritën në tremujorin e tretë të vitit në 71.2%, që është niveli më i lartë rekord i regjistruar ndonjëherë, që nga viti 2016, kur publikohet ky tregues.
Bazuar në sipërfaqen e dhënë për leje ndërtimi, vrulli pritet të vijojë. Sipas INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e re shënuan rritje të konsiderueshme në 6-mujorin e parë të vitit 71% e sipërfaqes së re do të ndërtohet në Tiranë. Bashkia e kryeqytetit dha leje për ndërtimin e 816,097 metra katrorë me një rritje 59% në raport me vitin 2020 dhe 4.2% më pak në raport me vitin 2019, kur sipërfaqja e lejeve arriti në nivelin më të lartë në një dekadë.
Në kontrast me këtë valë ndërtimesh, aftësia paguese, të paktën zyrtarisht mbetet e ulët. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë me konsumatorët, balanca e përgjigjeve për pyetjen “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.” është negative prej -86 pikë përqindje, duke treguar pamundësinë financiare të konsumatorëve për të blerë një apartament, teksa çmimet vetëm sa po rriten.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Erzen Balliu studenti i vitit të dytë në fakultetin e infermierisë në Elbasan e gjen veten në të njëjtën situatë me vjet, teksa ministria e arsimit njofton sëri...
TIRANË- Çmimet e ushqimeve janë rritur në të gjithë botën duke arritur kulimin prej 10 vitesh. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, ...
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e tarifave të shpër...
TIRANË– Treguesi i besimit ekonomik të Shqipërisë ra me 1.8 përqind në 107.6 në muajin shtator, sipas Monitor. Këto të dhëna janë raportuar edhe nga ...
TIRANË– Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shtator. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, besimi i bizne...
TIRANË– Treguesi i besimit ekonomik të Shqipërisë ra me 1.8 përqind në 107.6 në shtator, por ende mbetet mbi mesataren afatgjatë, tha të enjten banka...
TIRANE- Normat e interesit për kredi në vendin tonë janë shumë herë më të larta, se ato të vendeve të BE. Edhe pse të ardhurat mesatare të shqiptarëve janë 5 he...
TIRANË– Europa po shkon drejt epokës së matriarkatit, për shkak të përmbysjes së raporteve gjinore në popullsinë e përgjithshme në favor të femrave, ...
TIRANË– Ekonomia shqiptare do rritet me 7.2% këtë vit, pas tkurrjes me 4% vitin e kaluar, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore. Në vitet në...
TIRANË– Depozitat bankare në monedhën europiane kaluan për herë të parë në gusht pragun e pesë miliardë eurove. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treg...