Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përfaqësuesit e Listës Studentore - subjektit që i fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit - njoftuan më herët se do të takohen me përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, si dhe me përfaqësues të Ambasadës së Italisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka njoftuar se ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ndodhet në Beograd për një vizitë. Ambasada nuk sqaroi se me kë do të takohet Hanrahan gjatë qëndrimit të tij në Beograd.
“Presim me kënaqësi diskutime përmbajtjesore me partnerët tanë për të ardhmen e Serbisë, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë e reja për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Serbi lidhur me vizitën e tij.
Përfaqësuesit e Listës Studentore - subjektit që i fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit - njoftuan më herët se do të takohen me përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, si dhe me përfaqësues të Ambasadës së Italisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Tema të diskutimit thanë se do të jenë sundimi i ligjit dhe energjetika.
“Jemi të gatshëm të bisedojmë, të dëgjojmë mendime të ndryshme dhe të ndërtojmë partneritete, por vendimet për të ardhmen e Serbisë do t’i marrim në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi, duke u udhëhequr vetëm nga interesat e qytetarëve të saj. Në marrëdhëniet ndërkombëtare duam partneritet, jo nënshtrim; duam bashkëpunim, jo bindje të verbër”, u tha në njoftimin e Lëvizjes Studentore.
Vizita e Hanrahanit zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë, e cila po përgatitet për ndërrimin e pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit. Lista Studentore fitoi 140 nga 250 vendet në Kuvend, duke siguruar shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë, ndërsa lista e udhëhequr nga ish-presidenti Aleksandar Vuçiç mori 103 mandate.
Rezultati i dha fund sundimit shumëvjeçar të Partisë së tij Përparimtare Serbe, e cila ishte në pushtet që nga viti 2012. Fitorja e studentëve erdhi pas një vale protestash kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies.
Ndryshimi i pushtetit pritet të shënojë edhe një provë për politikën e jashtme të Serbisë, e cila gjatë udhëheqjes së Vuçiqit ka synuar të ruajë marrëdhëniet me Perëndimin, por pa hequr dorë nga lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur integrimin evropian të Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën, por marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Beogradit janë ndikuar, ndër vite, edhe nga mospajtimet për politikën rajonale dhe raportet e Serbisë me Moskën./Dosja.al
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të dyfishojë tarifat tregtare ndaj Meksikës, nëse autoritetet nuk nda...
SHBA- Jensen Huang dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të Nvidia-s, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë q&eum...
TURQI- Pas rrëzimit të helikopterit ushtarak S-70 në Turqi, në provincën lindore turke të Malatya të enjten pasdite raportoh...
ARABI- Emiratet e Bashkuara Arabe janë përfshië në një aksidnt të rëndë rrugor ku 14 persona kanë humbur jet&...
TURQI- Në provincën e Malatya-s, në lindje të Turqisë është rrëzuar një helikopter ushtarak turk i tipit S-70. Min...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar ameriknëve krijimin e një misioni të përbashkët humanitar mes Rusisë dhe Ukrai...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar demokratët për kryerjen e vjedhjeve “të mëdha dhe të pashembullta” n&eum...
SHBA- Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Drejtuesi i Space X dhe Tesla-s, Elon Musk ka pohuar se mund të punësojë drejtorin ekzekutiv t&e...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar përmes një postimi në Truth Social se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më nevojë ...
NEë YORK- Balanci i viktimave është rritur pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New Yo...