Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas raportit të AKM-së, mbetjet janë krijuar gjatë proceseve industriale dhe vijnë nga pluhurat e kapëseve.

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim penal ndaj kompanisë “AlbChrome”, pas konstatimeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) për depozitimin e mbetjeve industriale në ambient të hapur, në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Sipas raportit të AKM-së, mbetjet janë krijuar gjatë proceseve industriale dhe vijnë nga pluhurat e kapëseve.
Ato dyshohet se janë grumbulluar dhe depozituar prej vitesh pa respektuar standardet e sigurisë dhe administrimit të mbetjeve, duke krijuar shqetësime për ndotjen e mjedisit dhe rrezikun e mundshëm për shëndetin e banorëve. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i ka klasifikuar këto mbetje si shumë të rrezikshme, për shkak të pranisë së përbërësve potencialisht kancerogjenë.
Konstatimet kanë nxitur ndërhyrjen e Prokurorisë së Elbasanit, e cila ka vendosur nisjen e procedimit penal për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të identifikuar përgjegjësitë e mundshme. Me urdhër të drejtuesit të Prokurorisë, Kreshnik Ajazi, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga tre prokurorë dhe dy hetues.
Grupi do të administrojë dokumentacionin, do të mbledhë provat dhe do të kryejë veprimet hetimore për të dokumentuar shkeljet e mundshme. Ndër veprimet e para është urdhëruar këqyrja e vendit të ngjarjes, për të evidentuar gjendjen në terren, llojin dhe sasinë e mbetjeve të depozituara, si dhe kushtet në të cilat ato janë mbajtur.
Hetuesit do të përpiqen të përcaktojnë periudhën gjatë së cilës është kryer depozitimi, mënyrën e administrimit të mbetjeve dhe personat apo subjektet që mund të mbajnë përgjegjësi. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i hetimit do të jetë vlerësimi i dëmeve të mundshme mjedisore dhe ndikimit që ndotja mund të ketë pasur në shëndetin e komunitetit.
Rasti rikthen në vëmendje problematikën e ndotjes industriale në Elbasan, veçanërisht në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, ku administrimi i mbetjeve dhe siguria mjedisore kanë qenë prej vitesh objekt shqetësimi. Tashmë pritet që hetimet e Prokurorisë të përcaktojnë rrethanat e plota të depozitimit të mbetjeve dhe përgjegjësitë konkrete të personave apo subjekteve të përfshira./Dosja.al


pamjet GJIROKASTËR- Një biznes që ushtron aktivitetin në fushën e lyerjes së automjeteve është përfshirë nga...
pamje nga zjarri POGRADEC- Një zjarr ka rënë pak para mesnatës në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana”, n&e...
TIRANË- Në një kohë kur rritja e çmimeve dhe pakënaqësia qytetare për shtrenjtimin e kostos së jetesës jan&...
SHBA- Një mënyrë e sigurt për të tërhequr vëmendjen e Donald Trump është t’i japësh mundësinë...
Një apartament më i vogël, një porosi darke për një, një abonim personal dhe vetëm një biletë avioni. Në...
TIRANË- Kamerat janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Ato na ndjekin në hyrje të pallateve, n&eu...
TIRANË- Për ditën e shtunë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohe...
Dashi Dashi do ta përballojë ditën me energji dhe vendosmëri. Dëshira për ta mbyllur muajin me një arritje të rënd...
POLONI- Një krizë e rëndë politike dhe institucionale ka përfshirë Poloninë, pas përplasjes për kontrollin e ...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&...