"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Ndreca-banorëve të 5 Majit: As unë s’do firmosja shkresën e Bashkisë Tiranë
28 January 2022, 17:23Nga DOSJA
TIRANË– Socialisti Eduard Ndreca u ka dhënë të drejtë banorëve të “5 Majt” në revoltën e tyre kundër Bashkisë së Tiranës. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ai tha se me ato kushte që ka parë, as ai nuk do të pranonte të firmoste një marrëveshje me Bashkinë. Ndreca shtoi se do të marrin shpjegimin e Bashkisë Tiranë e do ta shqyrtojnë për të bërë një ballafaqim.
“Fakti që ju jeni këtu me mua, nuk është diçka e vogël. Ne e kemi për detyrë, por në kohën e këtyre, në kohën e atyre që kanë përjashtuar këta nuk kishit guxim të flisnit, jo ju, por asnjë qytetar sepse ju vinin natën nëpër shtëpia dhe e dini vetë se çfarë ndodhte. Dhe kështu siç është situata, keni të drejtë, as unë nuk do ta kisha firmosur. Gjithmonë nëse ju keni të drejtë. Por ne do të marrim edhe shpjegimin e Bashkisë Tiranë e do ta shqyrtojmë për të bërë një ballafaqim,”- tha Ndreca.
SHKODËR- Dega e Partisë Socialiste në Shkodër ka akuzuar kryetaren aktuale të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, që po bëhet pengesë për mbarvajtjen e proces...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar disa pyetje përfaqësuesit të policisë së Shtetit në Komision...
TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratiike, Enkelejd Alibeaj kritikoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili u largua pa...
TIRANË – Mospjesëmarrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ka ndezur debatet mes opozitës dhe maz...