Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Në arrati prej 4 vitesh, arrestohet 53-vjeçari në Fier, ndaj tij kishte një dënim për kultivim të bimëve narkotike dhe a
4 August 2021, 10:28Nga DOSJA
FIER- Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike dhe mbajtjen pa leje të armëve të gjahut ka rënë në prangat e policisë së Fierit.
53-vjeçari Nikolin Lezha, ishte dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg me një vendim të gjykatës së Lushnjës më 2017.
Ndërkohë në Darzezë dy shtetas të tjerë kanë rënë në prangat e policisë për posedim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë, i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg.
Gjithashtu arrestohen 2 shtetas pasi posedonin lëndë narkotike në doza cannabis sativa dhe kokainë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, për kapjen e personave që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla dhe atyre të shpallur në kërkim.
Si rezultat, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Nikolin Nezha, 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 23.05.2017 e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. T., 29 vjeç, banues në Darzezë, Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu janë gjetur me vete nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(D.A/DOSJA.AL)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– Vatra e zjarrit në fshatin ‘Arshi Lengo’ është riaktivizuar ditën e sotmë pasi u shua dje.Këtë herë zjarri ka përfshirë kodrën e Shën Triadhes...
LUSHNJE– Kastriot Hasalla, i dyshuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla dhe plagosjen e babait dhe dy vëllezërve të tij, ka dalë para gjykat...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka humbur kontrollin! Zjarret në vend po ndizen me radhë nga jugu në veri duke shënuar edhe viktimën e parë. Me vetëm një hel...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka nisur hetimet për 5 gratë e riatdhesuara pak ditë më parë nga Siria në ...
Dy mesazheve telefonike të dëguara me datë 27 korrik 2017 në orën 22:03 të mbrëmjes, pritet të vendosin të ardhmen e karrierës së prokurorit Besim Hajdarmata.Ko...
GJIROKASTËR– Viktima e parë u shënua gjatë ditës së djeshme në fshatin Asim Zeneli, 64-vjeçari Andrea Haxhia, ndërkohë që bashkëshortja e tij, ndodh...