LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Në janar ishin 3400 të sëmurë ditorë me infeksione respiratore”/ Mjeku Osmënaj flet hapur: Kush u bë burim infeksion

11 July 2020, 08:14 Nga DOSJA
‘Në janar ishin 3400 të sëmurë ditorë me

TIRANË-Mjeku Renato Osmënaj ka bërë një rezyme të situatës së COVID-19 në Shqipëri. Gjatë  një interviste për gazetën Mapo ai ka deklaruar se në javën e fundit të janarit ka pasur rreth 3400 të sëmurë në ditë me infeksione respiratore. Ndërsa sot, sipas tij janë 60 të sëmurë me infeksione respiratore relativisht të rënduara. Mjeku thekson se pas përhapjessë COVID, burimi i parë i infeksionit u bënë Institucionet Shëndetësore dhe pas tyre administrata shtetërore. Osmënaj nënvizon më tej se COVID-19 nuk kursen as moshat e saj.

INTERVISTA E PLOTË:

Doktor çfarë analize keni për shpërthimin e rasteve pas rihapjes, a pritej në këto përmasa dhe sa shqetësuese është për ju?
Ishte një situatë e pritshme mbas izolimit total (për mua i pakuptimtë) për rreth 2 muaj pasi prej këtij izolimi u ndërpre zhvillimi normal i epidemisë gjë që solli si pasojë mungesën e normalitetit të kurbës. Në këto momente kjo kurbë është pak më e fryrë në shifra por me stabilitet për fundin e saj (bishtin). Shtimi i numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e mungesës së një strategjie eficiente dhe gabimeve të bëra në fazat e hapjes duke mos ndjekur me kritere specifike çdo fazë të hapjes së vendit. Në javën e fundit të janarit kemi pasur rreth 3400 të sëmurë në ditë me infeksione respiratore sipas të dhënave të ISHP, ndërsa sot mund të jenë 60 të sëmurë nga infeksione respiratore relativisht të rënduara. Gjatë hapjes së vendit burimi i parë i infeksionit u bënë Institucionet Shëndetësore dhe pas tyre administrata shtetërore. Në këto kushte, situata doli jashtë kontrollit të drejtuesve të Task-Forcës.

-A është ky lloj analizimi, me tamponë, mënyra më e mirëpër të marrë vesh gjendjen reale?

Tamponimi është një nga metodat e parandalimit kur ai është në numër të konsiderueshëm (duhet të kemi parasysh fals-negativitetin e rezultatit dhe vonesat e kryerjes së tamponit dhe dhënies së përgjigjes). Në vendin tonë nuk u bë asnjëherëtamponimi në shifra të konsiderueshme të cilat mund të merreshin si bazë për të analizuar situatën e epidemisë.

Aktualisht, pjesa e konsiderueshme e personave të infektuar po ndiqen me CT si për t’u diagnostikuar nga COVID-19, ashtu dhe për të bërë ndjekjen e sëmundjes. Arsyeja e parë është vështirësia që hasin për bërjen e tamponit dhe arsyeja tjetër është diagnostikimi i hershëm i cili është dhe kushti kryesor në shërimin e tyre.

Aktualisht në vendin tonë kanë humbur efikasitetin masat parandaluese të ndërmarra nga komiteti. Duke pasur parasysh që në fazën akute pozitiviteti në diagnozën me CT arriti 98% kam propozuar që në muajin prill, që Triazhimi duhej të kryhej në ditën e 2-3, bazuar në vlerësimin klinik nga MF, LABORATORIK GJAK KOMPLET +PCR + CT. Kjo ishte tërësisht e mundur pasi të gjitha spitalet rajonale kanë kapaictet për kryerjen e këtij Triazhimi, i cili diagnostikon, stadifikon dhe bën prognozë të hershme të patologjisë e cila përmirëson dukshëm shërimin.

Rezervat e mia për të dyja mënyrat e depistimit, qoftë tamponi qoftë serologjia lidhen me:

1. Fals-negativitetin e tamponit që është 45%

2. E vetmja aparaturë që kryen serologjinë është blerë në 2009 me mangësi teknike dhe në bazë të provave shkencore anti-trupat mund të krijohen 3-6 muaj mbas kalimit tësëmundjes.

-Si po menahohet sipas jush gjendja nga autoritetet shëndetësore, a kemi numrin e duhur të shtretërve dhe mjeteve për trajtim?
Lufta anti–COVID në vendin tonë e ndau sistemin shëndetësornë dy kampe: në frontin politik dhe atë mjekësor gjë e cila solli moskoordinim veprimi brenda strukturave shëndetësore. Dhe si pasojë pati:

1. Keqmenaxhim në drejtim të krijimit të një infrastrukture spitalore adekuate, si p.sh. krijimi i dhomave me presion negativ e cila do të mundësonte uljen e dozës virale të kontaminimit për të sëmurët dhe uljen e riskut të infektimit për personelin.

2. Dëmi më i madh që iu bë sistemit ishte largimi nga skema e parandalimit e MJEKUT të Familjes dhe centralizimi drejt urgjencës kombëtare e cila solli vonesa prej 10-15 ditësh në diagnostikimin e sëmundjes.

3. Interpretimi politik i situatës me një panikim të pavlerë qoftë të popullatës apo punonjësve të sistemit shëndetësor, çoi në një çoroditje si për punonjësit shëndetësor ashtu dhe përqytetarët.

-Kemi disa raste të përsëritura me vdekshmëri në mosha të reja, si e shpjegoni ju këtë?
Fatalitetet e një sëmundjeje fatkeqësisht nuk kursejnë as moshat e reja por ajo që unë mendoj është se kjo ka ardhur si pasojë e mosdiagnostikimit të hershëm të tyre apo dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese që mund të kenë pasur.

Vdekshmëria në moshat e reja lidhet me diagnostikimin e vonshëm të sëmundjes dhe avancimin e saj në prekjen e pulmonit. Është e vërtetë që ky virus ka shumë të panjohura por gjithashtu është e vërtetë se përvoja e deritanishme ka treguar që sa më herët të kapet sëmundja aq më i sigurt ështëshërimi i saj.

-Si duhej trajtuar që në fillesë pandemia, a kishte ndonjë mënyrë për ta mbajtur nën kontroll?
Ka modele të njohura të suksesshme që janë përdorur në të gjithë botën për parandalimin e kësaj pandemie. Modeli që u përdor te ne ishte një “copy paste” i shëmtuar dhe përveç kësaj tanket e nxjerra në rrugë ishin origjinalitet i kësajqeverie. Kam propozuar që në fillim modelin izraelit, krijimin e imunitetit dhe paralelisht kujdesin dhe distancimin për moshat e treta. Ky virus është virus i ambienteve të mbyllura dhe kohës së zgjatur të ekspozimit gjë që e bën mjaft të dyshimte rolin e mjeteve mbrojtëse si maska, mbasi mendoj se ka mëshumë efikasitet ajrosja e ambienteve të mbyllura. Faktet kanë treguar që edhe personat që kanë qenë striktë në rregullat e mbrojtjes personale (deri më të sofistikuarat si veshjet spitalore) përsëri janë kontaminuar.

-Ju keni qenë një zë kritik që në fillim, a keni pasur mundësi t’i bëni të ditura shqetësimet pranë autoriteteve ose komitetit të ekspertëve?
Unë jam mjek dhe kam një imazh publik pasi kam 20 vite që iu shërbej qytetarëve të këtij vendi. Kritikat dhe sugjerimet e mia kanë qenë pothuajse të përditshme nëpërmjet rrjeteve sociale ashtu si kanë qenë të përditshme kuraja dhe këshillat mjekësore të domosdoshme për qytetarët apo të gjithë të njohurit e mi.

Në vazhdimësi kam komunikuar me stafin mjekësor të spitalit infektiv, pjesë e të cilit kam nderin të jem dhe respekti për ta është maksimal.

Duke mos pasur mndësië e kontaktit me komitetin e shpëtimit kam përcjellë mesazhe mjaft profesionale për ta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe TV. Ajo çfarë kam kuptuar këta muaj është që ky komitet mund të quhet thjesht një vesh i shurdhër.

Pavarësisht se është ndoshta vonë po iu bëj thirrje publike jo profesionistëve të fushës që kjo luftë duhet të drejtohet nga ekspertët e mjekësisë aktive ndaj luftës anticovid dhe jo nga Rama, Ogerta apo Tritan Shehu.

-Cili mendoni se do të jetë ndikimi i kësaj gjendjeje nëturizëm, a ka ndonjë mënyrë për të shpëtuar sezonin sipas jush?
Situatën e turizmit në vendin tonë e shikoj të trishtueshme mbasi jemi të identifikuar si një nga shtetet më të dobëta në menaxhimin e epidemisë. Duke qenë se i gjithë menaxhimi shëndetësor kryhet vetëm në një spital qartazi kemi pranuar qëstrukturat tona spitalore janë jashtë funksionit dhe pa kapacitet pritjeje cilësor dhe sasior për të sëmurët e rastësishëm në tëgjithë vendin, ku përfshihen dhe turistët.

Me keqardhje kam mësuar nga kontaktet e mia personale qëagjencitë turistike reklamojnë një risk të lartë për vizitat turistike në vendin tonë. Pra ne, për agjencitë e udhëtimit dhe ato turistike, jemi vend i pasigurt në menaxhimin e problemeve shëndetësore, qofshin covid apo jocovid.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet renato osmenaj renato osmenaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin