LIVE UPDATES
Insights

Ne jemi për të na ‘ashtu’ robt

26 February 2021, 15:44 Nga DOSJA
Ne jemi për të na ‘ashtu’ robt

Ligjërimet seksiste dhe të dhunshme në planin psikologjik, ofenduese në hapësirën mediatike të Shqipërisë, si në mediat komerciale lineare, konvencionale, ashtu edhe në mediat sociale, nuk janë të rastit. Dihet që komunikimi në web, jo vetëm në mediat sociale, por edhe website të mediave lineare, e rrit agresivitetin dhe potencialin difamator të komunikimit masiv. Nuk është ndonjë çudi. Çdo teknologji, çdo media, ka anët e veta avantazhuese dhe ato negative. Edhe një veturë, kur del në rrugë, rrit rrezikun e aksidenteve, por nuk i hedhim gurin si shkaktare e tyre. Është shoferi që vret!

Web e shton edhe potencialin seksist të komunikimit për ndofta dhjetëra arsye të studiuara tashmë, por nga të parat është anonimati i emetuesve të mesazheve, postimeve, komenteve. Jo më kot, Platoni, te vepra e tij “Republika”, tregon mitin e bariut të Mbretit, që kur gjeti një unazë në kullotë dhe e kuptoi se me ta vendosur në gisht atë bëhej i padukshëm, nga bari i edukuar, i respektueshëm, i lindi dëshira e mbajtur e fshehtë të shkonte në dhomën e gjumit të mbretëreshës.

Qysh nga zbulimet e mëdha të Walter Lippmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zbuluar ndofta edhe më parë me punimet e Dyrkheimit, Robert Ezra Park, Gustav Le Bon, etj., si edhe vulosur përfundimisht nga idetë dhe zbulimet e Erving Goffmanit se individi, jashtë kontrollit dhe ndikimit të opinionit publik, shpërqendrohet, çmendet, bëhet skizofren, paranojak dhe humb çdo kontroll moral mbi sjelljen dhe të folurin e tij. Anonimati në web e bën që ky kontroll të dobësohet. Kam konstatuar se ka një përpjesëtim të drejtë në rrjetin tim social “Facebook”, që ka gjithsesi rreth 100 deri 120 mijë vizita aktive në javë, midis rritjes të agresivitetit diskursiv e seksist, edhe rritjes së profileve anonime, ose profileve fake. Aq më tepër që kjo rritet sepse edhe kur janë me emër referuesit seksistë apo difamues, më rezulton që shkruajnë nga emigrimi, pra, jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë nga marrëdhënia ilokutore e komunikimit, sy më sy, me një fjalë janë të pakapshëm në rrugë.

Në këtë kuptim nuk ndodh vetëm transformimi i turmës kriminale në turmë inteligjente në web, por kemi edhe lindjen e individit kriminel, që në realitet nuk ndodh haptazi, për shkak të këtij ndryshimi antropologjik gjigant, krijimit të dixhital citizen. Individ i guximshëm, i papërgjegjshëm, sepse anonim bëhet kriminel.

Po të shohim dhunën verbale dixhitale në media ndaj femrës, më duket se ajo paraqitet në disa forma:

E para, drejtpërdrejt ndaj personazheve femra në opinionin publik, qofshin këto gazetare, opinioniste, deputete, ministre. Por, këtu duhet të shtoj se seksizmi, sipas parametrave të sotëm, nuk shfaqet vetëm në sharjet, fyerjet apo shpifjet ndaj tyre, në banalizimin e portretit të tyre fizik, por edhe kur ato privilegjohen, apo duket se promovohen bazuar në cilësitë e tyre si femra, ta zëmë kur deputete opozitare sinonimohen me emra artistesh filmi.

E dyta, në mënyrë indirekte, atëherë kur një dhunë verbale bashkëvepruese mes komunikimeve midis meshkujve, ky i fundit degjeneron dhe menjëherë kalon në prekjen e imazhit të nënave, grave dhe motrave të tyre, sikurse ndodhi në një emision të muajit të fundit te “Zonë e Lirë”, ku gazetari e shtynte të zhvillohej me frazën pak a shumë: E mo le të shpërthejë dufi! Në këtë mënyrë, femra bëhet objekt i ndërmjetëm i sherrit mashkullor, si Helena e Trojës bëhej preteksti i sherrit mes trojanëve dhe athinasve. Në fakt, në këtë rast kemi një nga ato që quhen psikopatologji komunikimi sepse jemi në kushtet e sublimimit të një libidoje seksuale të ndaluar në realitetin moral real. Pra, kemi një kapërcim të atyre që quhen mekanizma prohibitivë libidinalë në jetën reale. Ky sublimim që është një dukuri universale në komunikim, por kjo është histori tjetër, shkon deri në atë pikë sa kur meshkujt që duan të lavdërojnë dikë thonë: Ah çfarë bir kurve është ai!!! E kanë fjalë për dikë që shfaqet si takticien i zoti. Ose e kanë si shenjë përkëdhelie: Ai është për t’i “ashtu” robt e shtëpisë!!!

Në njëfarë mënyre, këtu kemi edhe një dukuri sadomazokizmi të përhapur në shoqëritë me edukatë familjare autoritare, sepse në këtë rast mes sharjes dhe lavdërimit vendoset një korrelacion i pandashëm, pra, sharja është lavdërim dhe lavdërimi është sharje. Është një sadizëm sa kohë është një sharje që bazohet në një dëshirë përdhunimi, por që në të vërtetë e përjashton këtë të fundit dhe është mazokizëm sepse “sulmohet” një vlerë e ruajtur me pasion, pra, që konsiderohet e vlefshme, pikërisht sepse kërkohet të bëhet objekt i dëshirave të të tjerëve.

Pra, kam konstatimin se objekt i dhunës seksiste është jo vetëm femra, por kryesisht mashkulli. Ndërkaq, edhe që femra është objekt i këtij dhunimi verbal, edhe kur janë meshkujt që degradojnë në gjuhë të urrejtjes komunikimin midis tyre. Ndodh sikurse në jetën reale, në histori, ushtria armike përdhunon realisht femrat e popullsisë të pushtuar duke bërë kryqëzimin e racave.

Kemi edhe një dukuri imitimi, që është sigurisht element nga më të rëndësishmit në komunikimin masiv. Kjo duket sepse edhe nga titujt e mediave që janë monitoruar sharjet dhe komunikimi me nota seksiste vjen më shumë nisur nga komunikimi midis politikanëve, midis deputetëve, ose nga komunikimi i Kryeministrit me deputetët. Imitimi gjithmonë zbret nga individët me status social më të lartë tek ata me status më të ulët. Media merr pikërisht ato fraza sepse në kushtet e voyerizmit libidinal ato tërheqin klikime më të shumta dhe bëhen virale në mënyrë krejt të natyrshme. Pra, politika duhet të mendojë fillimisht për kodet e komunikimit brenda vetes, pastaj ta çojë mendjen te ligje që kërkojnë të rregullojnë edhe modelin libidinal të mashkullit shqiptar, që në fund të fundit në një masë të madhe nuk bën dallimin midis një komenti në “Facebook” dhe një bisede te tarraca e birrarisë të lagjes.

Mashkulli, kur fyhet, trajtohet si femër. Para dy ditësh, mua një profil fake i një gruaje më kishte quajtur “balerinë”!!! Kurse mashkulli kundërshtar kur shahet quhet me emra në gjininë femërore: Kurvë, prostitutë, lavire, bushtër etj. Ndërkohë, sipas logjikës të një maçizmi heteroseksual ekstrem, sharja më e rëndë për një mashkull është: “ai pederasti”! Dhe, në fakt, të gjitha sharjet nëpërmjet femrës, mes meshkujve, kanë origjinë heteroseksuale maçiste bazuar tek obsesioni maskilist se në seks është burri aktiv dhe që merr qejfin në seks dhe gruaja është pasive dhe nuk ka asnjë akses në libidon e aktit seksual!!!

Dhe duhet theksuar se gjuha seksiste nuk shkon vetëm në një kah, nga shoqëria opozitare drejt pushtetit, por edhe nga pushteti drejt gazetareve, deputeteve gra apo politikaneve femra. Në punimet në komisionet e Kuvendit kam parë tmerre kur të ftuar krerë institucionesh kanë masakruar etikisht gra deputete opozitare, sikurse edhe gazetare në hyrje të ndërtesave të institucioneve që përfaqësojnë.

Mbi të gjitha, në disa media që janë afër pushtetit dihet që funksionojnë ato që quhen hapësira interaktive dhe që përdoren nga redaksitë për të vendosur profile false, që dihet se kush i paguan, nxit, mobilizon, për të sulmuar sikurse thuhet me sharje, shpifje, difamacione seksiste, jo vetëm, çdo burrë a grua që është kritik. Në këtë mënyrë, ky ligjërim ka një funksion, nuk është as i rastësishëm dhe as një kaprico psikologjike apo një sëmundje hiperndjeshmërie seksuale diskursive. Është një barrierë që vendos për të mbajtur të mbyllur kufijtë e hapësirës publike, të opinionit publik. Të gjithë ata që stepen nga këto adresime seksiste, mbyllin gojën. Është një formë e shprehjes së shoqërisë piramidale, që ne kemi në politikë, në pushtet, në opozitë, në ekonomi, në arsim, pra, edhe në ndërtimin e hapësirës publike, pra, në tru. Por, kjo gjuhë e urrejtjes, sikurse thonë studimet, ka edhe funksionin latent, sikurse do ta quante Robert K Merton, pra, atë të devijimit të dhunës reale drejt gjuhës që përfaqëson simbolikën dixhitale të dhunës reale, pra, në njëfarë mënyre edhe mekanizmin e irealizmit të saj. Jakobi nuk ther djalën, por ther qengjin!!!

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog artna fuga artna fuga

Sondazh

Insights 21 February 2021, 12:59

Fletorka, tregimi i së dielës

Nga Agim Xhafka1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Insights 11 February 2021, 15:39

VAÇJA SHKOI NË QIELL 

“Pyetja me delikate ishte, kush do ta largoje Titon nga koncerti..?”Vaçe Zela. Kur degjova se paske shkuar, per disa çaste kalova Atla...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin