"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e prostitucion, arrestohet 52-vjeçari në Durrës
18 April 2022, 07:44Nga DOSJA
DURRËS– Ermal Gjoka është 52-vjeçari i cili u arrestua ditën e sotme nga policia në Durrës. Gjoka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.Finalizohet operacioni policor i koduar “Verona”. Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me NjësinëOperacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Interpol Tirana.Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.Në pranga edhe 1 shtetas në kërkim kombëtar për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Verona”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:-E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi. Po në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u kap shtetasi i shpallur në kërkim: -B. V., 53 vjeç, banues në Arrameras, Krujë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Kapja e këtij shtetasi u bë në afërsi të banesës së tij në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se B. V. është autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Arrameras, në vitin 2021, bimë të cilat u asgjesuan nga Policia gjatë një aksioni policor. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHKODËR– Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila ka dalë kundër platformës së Enkelejd Alibeajt. Përmes një postimi të bërë publik në faqen e tij të...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet e fundit që vijnë nga lufta në Ukra...
TIRANË– Java e ardhshme do të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta. Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellim...
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet në disa degë të PD-së si në Vlorë, Pogradec, Patos, Sarandë, Delvinë dhe ...
TIRANË- Holanda ka njoftuar autoritetet shqiptare se ka dyshime se disa shtetas janë përfshire në skemën Ponzi, thënë ndryshe skemat piramidale. Për këtë a...
SHIJAK- Ky që shihni në foto është automjeti që përdorën autorët në atentatin e të shtunës në Shijak ndaj Orland Paplekaj, djali i një punonjësi policie në para...