Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Në Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat”, Basha bën denoncimin e fortë: Prokuroria të hetojë
23 April 2020, 16:02Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat. Në një lidhje me Skype në Neës 24, Basha u ndal tek akuzat e fundit ndaj qeverisë për tenderat sekretë dhe tha se problemi qëndron te fakti se pajisjet janë shitur me një çmim katër herë më të lartë se çmimi i tregut.
Basha shtoi se ka informacione se ka tre ditë që në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat.
Lidhur me këtë dhe akuzat e tjera, kryedemokrati i bëri thirrje Prokurorisë të dalë urgjentisht nga karantina dhe të hetojë.
Pjesë nga intervista:
Tenderat sekrete të qeverisë a janë të ligjshme dhe pse bëhen tani? Basha: U bënë sekrete për të mbuluar dështimin dhe gënjeshtrën e qeverisë, që tha se i ka marrë të gjitha masat, si dhe për të fshehur cmimin, sasinë, e këtyre maskave. Ne kemi të dhëna se shumë nga këto pajisje janë zhdoganuar me ¼ e çmimit që janë shitur. Pra, janë shitur 4 herë më shumë se çmimi. Gjendja e fatkeqësisë natyrore ja lejonte qeverisë tenderin me procedurë të përshpejtuar. Por, problemi është se i kemi blerë me 4 herë më lart se çmimi i tregut. Informacionet janë se ka tre ditë që në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat.
A ka PD një strategji ekonomike për daljen nga kriza? Po dhe e kemi shpalosur prej ditës së parë dhe e kemi përditësuar në raport me krizën. Së pari dhe më kryesorja është se kjo nuk është koha për të vazhduar për t’u mbajtur te xhaketat e dhjetë oligarkëve, por për t’i kaluar ato qindra miliona te qytetarët. Së dyti, është momenti të marrin ndihmë të gjitha familjet, pasi deri tani nuk i kanë marrë as 3% e tyre. Për këtë, duhet të kemi një qeveri të përgjegjshme, që mendon për njerëzit.
A është PD e zhgënjyer nga SPAK? Karantina e Prokruorisë është shumë e rrezikshme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e shqiptarëve. Prokuroria urgjentisht duhet të dalë nga karantina dhe me trasnparencë t’iu deklarojë qytetarëve hapat që po merren për masat. Sa i përket qasjes sonë, kemi adoptuar një qasje që po funksionon në shumë vende, rritja e testimeve, izolimi i burimeve të infeksionit, hartimi i masave në bazë të të dhënave reale dhe jo fiktive, dhe së fundi, por më e rëndësishmja, t’i përgjigjemi me fonde situatës, këtyre 3 milionë shqiptarëve, që kanë sot nevojë më shumë se kurrë.
Partia Demokratike ditët e fundit ka denoncuar disa tendera që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Pak ditë më parë Vokshi e Alibeaj denoncuan blerjen e maskave më dyfish të çmimit, por që këto akuza janë mohuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në një intervistë televizive, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se PD disponon shumë tendera sekretë dhe do i denoncojë ditë pas dite.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se karantina nuk ka dhënë fryte, pas Qeveria ka lënë hapur fasoneritë, të cilat ai...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ka dalë në mbrojtje kolegëve të tij ndaj kritikave të opozitës. Nga karrigia e...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi Partisë Demokratike, e cila së fundmi denoncon shumë raste të shqiprtarëve që nuk kanë marrë pagë...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me statusin e tij për ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim në ambientet e selisë blu, aleatët opozitarë. Basha ka mbledhur në një ta...
DURRËS– Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Durrësit ka caktuar drejtusin e ri. Emirjana Sako do të jetë kryebashkiakja e komanduar, e cila do të zëvëndësojë...
DURRËS– Këshilli Bashkiak i Durrësit, ka vendosur që kryebashkiakia e qytetit të jetë Emirjana Sako. Sako do të zëvëndësojë, paraardhësin e komanduar Zhulj...
Politike23 April 2020, 13:07
VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore. Në një postim n...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka përdorut një gjuhë seksiste. Teska ishte dokue folur ai u ndërpre n...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha përveç tenderave për maskat, testet dhe pajisjet mjeksore, ka denoncuar edhe rastin e faturave afrofe të OSHEE...