LIVE UPDATES
Ekonomi

Në shtëpitë e pleqve, kanë frikë vaksinën por më shumë koronavirusin. Rrëfimet e shqiptarëve, si e presin dozën e tyr

10 January 2021, 07:56 Nga DOSJA
Në shtëpitë e pleqve, kanë frikë vaksinën por

Të jetosh në periudhë pandemie është e vështirë për të moshuarit që jetojnë larg familjes, fëmijëve, të grumbulluar në azile. Kudo në botë, të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve Covid 19 e ka më të lehtë të gjejë “prenë” e tij. Edhe në Shqipëri nuk ka si të jetë ndryshe. Nëse shkoni në një nga këto shtëpi të kujdesit për moshën e tretë e kuptoni vërtet rrezikun real.

Tirana ka deri tani të paktën shtatë qendra të kujdesit për të moshuarit, dhe rritjen e plakjes së popullsisë, numri i tyre pritet të rritet. E vendosur mes shtëpive private në një lagje afër Qytetit Studenti, njëra prej këtyre qendrave kujdeset për rreth 30 të moshuar.

Në oborrin e saj, të ulur në karrige pranë njëri-tjetrit, të moshuarit pinë kafen e mëngjesit dhe përshëndesin thuajse njëzëri dhe të ftojnë t’ju bashkohesh duke ruajtur një lloj distance.

Gjithçka në qendër është e pastër dhe në vendin e vet. Të moshuarit qëndrojnë bashkë, të ulur në tre-katër grupe, por vetëm pak prej tyre mbajnë maska.

“Ne jemi një shtëpi o bijë. Ç’maska të mbajmë. Kur takojmëndonjë që vjen nga jashtë, atëherë është ndryshe. Por kjo maska sikur na merr frymën po ta vemë.”, – shprehet nënë Sanija, një e moshuar në këtë shtëpi.

“Po kalojmë kohë të vështira. Që kur ra kjo pandemia, edhe vizita kemi më pak. Jemi këtu vetëm me njëri-tjetrin. Por ca nga ne edhe nuk janë më.”

“Kur dëgjova për herë të parë, m’u kujtua gripi i 1968-ës”,- kujton ajo.

“Djali im, atëherë ishte 6-7 vjeç u sëmur. Fqinjës sime, qëpunonte në spital i vdiq djali brenda shtatë ditëve. Ishte e tmerrshme. Vdisnin shumë dhe të rinj. Për mua është kujtimi mëi keq i jetës”,- sjell ndërmend Sanija.

“Kur dëgjova për këtë virusin pata frikë se do të vdisnin shumë. E në fakt nuk janë pak ata që nuk jetojnë më. Kunata ime para një muaji iku nga kjo e keqe,”– thotë ajo dhe ne, ndërsa në sy i lexohet një lloj ankthi dhe ndjenjë shqetësimi.

“Ne e kemi kaluar të rinë tonë, po prap është gjynah të ikësh kështu, si duke qeshur. Djali im jeton jashtë, megjithatë flasim gati përditë në telefon. Ai ka merak për mua, unë kam merak për të, po edhe për veten. Edhe pse jetoj këtu, kam qejf të rroj edhe ca, të takoj djalin e të shoh nipin e mbesën të martuar e të rregulluar.”, flet e përmalluar nënë Sanija.

Edhe R.Sh., që jeton në një shtëpi të moshuarish në Tiranë mendon se vetë të moshuarit, por edhe njerëzit që kujdesen për ta dhe ata që i vizitojnë duhet të tregojnë më tepër kujdes për ta.

“Jemi në fije të perit, nëse na zë COVID. Unë për vete tregoj shumë kujdes dhe ruhem që të mos prekem.”,– thotë ai.

“Kujdesi në qendër është i madh, gjynah të mos e themi. Por edhe ne vetë duhet të bëjmë kujdes. Ja, nëse na viziton njeri, është mirë t’i kërkojmë patjetër që të mbajnë maskën gjithë kohën.”

R. i ka kaluar të 90-at dhe ka rreth 10 vjet në këtë shtëpi tëmoshuarish. Për shkak të moshës e ka të vështirë të lëvizë dhe diabeti i ka rënduar shikimin dhe dëgjimin.

Pavarësisht se gjithë kohës është nën kujdes mjekësor, ai mezi pret të vaksinohet.

“Jeta është e dhimbsur. Deri tani kam qenë me fat, se mosha jonë e ka të vështirë po i ra edhe kjo flamë (COVID) për kusur. Ku ma gjen të vaksinohemi. Nuk kam frikë”, thotë ai për gazetën “Si”.

Më të të bezdisshme për të janë pickimet e mushkonjave sesa kjo vaksinë. Me origjinë nga Erseka, ai ka punuar në ushtri për shumë vjet.

“Nuk jam martuar dhe nuk doja t’u bija në qafë motrave, vëllezërve, nipërve dhe mbesave. Sado sëmurë, po të jem me dorë e me këmbë, bereqadversën. Do të doja të jetoja të paktën edhe dhjetë vjet.”

S.B., një grua 85-vjeçare, me origjinë nga një qytet në jug tëvendit, disa muaj përpara pandemisë ju afrua shumë vdekjes pasi pësoi një goditje cerebrale.

“Kur vdekja të vjen afër e vlerëson edhe më tepër jetën. Për mua është fat të bëjmë vaksinën. Shyqyr ta bëjmë, një orë e më parë”,– thotë ajo, ndërsa shton se i duket budallallëk, që disa njerëz kanë frikë nga vaksina.

“Ime bijë jeton jashtë dhe ajo e ka me merak që të vaksinohem. Vaksinat e dimë se ç’janë. E shumta të jep ca temperaturë, si fëmijëve të vegjël dikur, por po të të zerë infeksioni, ec e bëji derman pastaj”, thotë ajo.

Ndërsa H. K. rreth të 80-ve që ka mbi gjashtë vjet që jeton nëazil është refuzues.

Pavarësisht se me probleme në mushkëri, pas punës së vështirë, që ka bërë dikur në minierë, H. , i cili u detyrua të vijë në azil pas divorcit nga gruaja, shprehet se ka dëgjuar që vaksina mund të bëjë që të marrësh infeksionin.

“Mendoj se nëse marr vaksinën për koronën, do të marr koronavirus”, – thotë ai.

Megjithatë hera –herës lëkundet për mendimin sa herë bisedon me mjeken dhe punonjësen sociale të azilit ku jeton.

Një tjetër grua, në një nga këto qendra të moshuarish shprehet se ndonjëherë nuk është e sigurt dhe heziton të marrë vaksinënkundër COVID-19, pavarësisht se vajzat dhe nipi, të cilët jetojnënë Itali insistojnë, që të vaksinohet patjetër.

“Vjet u vaksinova nga gripi. U bëra keq dhe për tri ditë kisha dhimbje koke dhe isha shumë e lodhur”,– shpjegon ajo, megjithëse pohon se mendon që për shkak të vaksinës, ajo ishte e shëndetshme gjatë gjithë vitit.

“Megjithatë, e di se nuk mund të neglizhoj. Në fillim e mora pak me të qeshur. Thashë, epo një grip është.”

Por sa efektive janë vaksinat e COVID-19 te të moshuarit?

Vaksinimi është “dhurata”, që të gjithë kanë pritur për të frenuar përhapjen e COVID-19 por të moshuarit do të përfitojnë nga dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Sipas të dhënave, të paktën 1/3 e vdekjeve të raportuara në botëkanë ndodhur te të moshuarit dhe punonjësit që shërbejnë nështëpitë e të moshuarve.

Në të gjithë Europën, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit janë bërë pikat e infektimit me COVID-19. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë përbëjnë gjysmën e vdekjeve nga koronavirusi në Europë.

Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të infektuarve dhe humbjeve të jetës të shkaktuara nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve, megjithatë, ashtu si kudo në botë, kjo grupmoshë(mbi 65 vjeç), ku përfshihet edhe kategoria e personave qëjetojnë në qendra të tilla, është më e rrezikuara.

Megjithatë ka një grup shkencëtarësh, të cilët, pavarësisht se pohojnë rëndësinë e vaksinës kanë ngritur pyetjen, nëse vaksina e koronavirusit funksionon siç duhet te të moshuarit.

Sipas tyre, “ndërsa njerëzit plaken, mbrojtja trupore kundër patogjenëve dobësohet dhe po ashtu edhe përgjigja ndaj vaksinave.”

Sipas prof. Shayan Sharif, specialist në fushën e vaksinologjisënë Kanada, sot ka shumë pak vaksina të projektuara për tëmoshuarit.

Ai vëren se shumica e vaksinave kanë si target sëmundjet e fëmijëve me shumë pak përjashtime, gjë që e vështirëson vaksinimin e të moshuarve.

Kompanitë “Pfizer” dhe “Moderna” nuk kanë ofruar statistika në lidhje me efektivitetin e vaksinave të tyre tek njerëzit mbi moshën 80 vjeç, por të dhënat tregojnë se vaksinat kanë rezultuar mirë në të gjithë vullnetarët mbi moshën 65 vjeç.

Shqipëria ka siguruar 500 000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. Dozat e para të tyre, 10 750, do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa dozat e tjera gjatë muajit shkurt.

Ndër të parët që do të vaksinohen janë të moshuarit e veçanërisht ata që jetojnë në shtëpitë e përkujdesjes.

“Kur dëgjoja për të njohur që iknin sa hap e mbyll sytë e kuptova që nuk është një grip i thjeshtë e nuk mund ta marrësh me lehtësi.”-thotë në fund të bisedës një e moshuar drejt daljes nga porta e azilit në Tiranë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale azilet ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi azilet ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin