LIVE UPDATES
Editorial

Në të sëmës shkofshin PS e PD!

30 March 2019, 13:34 Nga DOSJA
Në të sëmës shkofshin PS e PD!

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kushtin që i vura vetes. Edhe sikur të më fishkëllenin, do të thosha çfarë mendoja unë dhe jo çfarë donte veshi i tjetërkujt. Ky fragment vjen menjëherë pasi rrëfeva se si dikur i pata trokitur në zyrë shokut Xhelil Gjoni për t’i kërkuar dorëheqjen.

“Nuk do të ngurroja sot për të trokitur edhe në Kryeministri apo në selinë e PD-së (për ndonjë dorëheqje) nëse, për të thënë të vërtetën, nuk do të ishim në situata politike krejt të ndryshme, të pangjashme njëra me tjetrën. Mirëpo ja që ju, megjithatë, ia kërkoni dorëheqjen zotit Rama, ia kërkoni në mënyrë të përsëritur e me ngulm. Madje, lideri i opozitës, zoti Basha, e fton Kryeministrin në takim me dorëheqjen e firmosur. Nuk marr përsipër tërë analizën e këtij momenti, veçse po heq ndonjë vizë paralele. Atëherë, përse do të bëhej takimi me një njeri të zhveshur nga pushteti, një njeri që nuk ka më tagër për asgjë? Me cilin do të bisedonte zoti Basha? Kryeopozitari nuk është Hamleti dhe as Kryeministri nuk mund të shndërrohet në fantazmën e mbretit, sepse dialogë të këtilla mund të ndodhin vetëm në teatër, si në tragjedinë e Shekspirit”.

“E di se prej entuziazmit vullnetar, ka gjasa që ju do të më kundërshtoni për krahun tjetër, por vërejtja bëhet më e moralshme kur njeriun, të cilit ia drejton, e ke të pranishëm. Zoti Basha, a mund të përdoren edhe forma të tjera, pa e çuar deri në rraskapitje lodhjen e përditshme dhe monotoninë taksative të çadrës? Unë e di se në çadra e në shpella kanë hyrë edhe filozofë të shquar. Por kanë hyrë për të medituar përkohësisht dhe pa marrë popull me vete. Kam drojën se forcat politike, të shtyra nga precedentët përsëritës, do ta kthejnë në zakon gjatë së ardhmes mbajtjen e kokës në thes, kur kemi nevojë për më shumë hapësirë dhe ajër të freskët. Prandaj, uroj që si mjet, qoftë çadra e fundit në kryeqytetin tonë, ndërsa kurrë mos u ardhtë fundi protestave të qytetarëve të lirë, sa herë që liritë u shkelën. Është përgjegjësia e kësaj klase politike që të kemi më shumë dritë, sesa tym. Dhe do të jetë e pafalshme nëse edhe Parlamenti i ri do të ketë më pak mendje e më shumë bark. Korbat hanë cofëtina, mos i lini t’i përdorin sqepat e kthetrat kriminelët me mandat, sepse cubat hanë popullin e tyre”.

Dhe ai takim u bë. Ndër të tjera, zoti Basha i hoqi Kryeministrit mëkatet e ministrive më të kritikuara, duke e marrë opozita drejtimin e tyre, pra edhe kryqin mbi kurriz. Mjeshtri Rama u tregua ”bujar”, duke qenë i sigurt tek epërsia e tregut të zi, atij të blerjes së votave në terren. Por tashmë të gjitha këto dihen.

Nuk dihej vetëm fakti se çfarë atëherë po linim mbrapa, do ta gjenim sërish përpara. Veçse, kësaj here, në të kundërtën e saj.

Sot, Parlamenti është kthyer në çadër. Sot, në atë çadër është ngujuar pozita. Por, si durojnë, mor aman, me kokën në thes e gjynahet në shpinë?! Mblidhen në rrethim, si t’u kenë vënë sytë perde. Mblidhen e flasin, kapardisen dhe marrin vendime. Po me kë flasin, me kë debatojnë, me kë ndahen në Pro e Kundër?!

Me fantazmat e opozitës, që enden në atë sallë. Shëmbëllimet kanë mbetur aty, sepse opozita që ka përfaqësimin politik, ndodhet në sheshet e protestave me elektoratin e saj. Ajo i ka flakur mandatet, i ka bërë nul. E kështu, pozita ka mbetur përballë nulit përballë hiçit, përballë mospërfaqësimit real. Kjo është më tepër se drobitje e rraskapitje, është asgjësim i pluralizmit në demokraci.

Zoti Rama e ka përmendur disa herë Ronaldon, futbollistin e famshëm. Përfytyroni një ndeshje derbi mes Juves e Milanit, ose Barcelonës e Realit. Për arsye të dukshme në fushë, njëri nga ekipet e ndërpret lojën. Çfarë ndodh më pas? A do të guxojë arbitri t’u thotë lojtarëve të stolit që ta vazhdojnë lojën?!

Këta lojtarë të rezervës vërtet janë të federuar, pra, ekzistojnë në listë, por asnjëri prej tyre nuk mund ta shkelë fushën pa autorizimin e trajnerit, që përfaqëson vullnetin e ekipit, të klubit dhe të sportdashësve të tij. Kur dëgjon ndonjë nga deputetët e rezervës të shprehet, “po, e mora mandatin, sepse s’mund të tradhtoj votat e atyre që më kanë zgjedhur”, ndien neveri personaliteti. Ata nuk janë votuar, prandaj dhe nuk janë mandatuar në kohë. Po ta kishin marrë mandatin në kohën e zgjedhjeve, edhe pse jo krejt e arsyetuar në këtë rast, sidoqoftë do të gëzonin njëfarë pavarësie për vendimin individual. Shkurt, sido që të votojnë, të ngjallin trishtim, sepse të kujtojnë manekinët e vitrinave kur mbesin picillak.

Por, Zot na ruaj nga përfytyrime më agresive! Bie fjala, përfytyroni Kryeministrin tonë në bisedime me Kryeministrin e një vendi tjetër. Nga mospajtimi, befas ky yni i ndërpret bisedimet dhe ngrihet nga tryeza. Pastaj merr vesh se ata që ka pasur pas shpinës, pra, plotësuesit e ekipit që ka marrë me vete, i kanë vazhduar bisedimet në kokë të tyre, madje kanë marrë edhe vendime, pa asnjë tagër përfaqësimi.

Askush të mos trembet as brenda, as jashtë. Te ne nuk ka shenja për destabilitetin e vendit. Pritet vetëm vendimi politik i pozitës. Mos i duhet ca kohë? Kohë për të përfunduar çfarë ka mbetur nga Reforma në Drejtësi? Ndoshta. Mirëpo, çfarëdo të vendoset për këtë reformë, ka për të qenë e kontestuar nga pala tjetër.

As pozita dhe as opozita nuk mund ta mundin njëra-tjetrën, duke ruajtur pozicionet e ngurta që kanë zënë sot. Zgjidhja e ngërçit ka vetëm një perspektivë, zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Dhe nuk do të ketë bisedime, por negociata. Ndërkombëtarët do të bëhen gjithnjë e më balancues, pastaj edhe diktues.

Por kur do të dalë ekipi i PS-së nga çadra me kolltukë? Ky vendim u takon forumeve të saj. E rëndësishme është që kur ta kemi kapërcyer këtë krizë, kurrë më të mos na dalë përpara çfarëdo të lëmë mbrapa. E prandaj, për të shmangur shtysat e precedentit, në Kodin Zgjedhor mund të shtohet një nen për të ardhmen: Forca politike që djeg mandatet në zgjedhjet pasuese hyn me minus 20 vende në Parlament.

Mirëpo, jemi larg kësaj së ardhme. Çështja janë zgjedhjet e parakohshme të kësaj radhe. Po sikur, pas marrëveshjeve për zgjedhjet e pritshme, për rezultatin të kemi përsëri ankesa, pendesa, ulërima, vjedhje të votave?! Nëse ndodh kështu, atëherë në të s’ëmës të shkojë PD-ja, në të s’ëmës PS-ja, në të s’ëmës LSI-ja, në të s’ëmës politika shqiptare me gjithë Shqipërinë qyqare! Marrë nga Panorama.com.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial editorial sali berisha zija cela editorial sali berisha zija cela

Sondazh

Editorial 27 March 2019, 12:57

Trio e vendosur

Presidenti kinez Xi Jinping do të preferonte të fliste një nga një me secilën nga qeveritë europiane. Kështu do të nxirrte përfitime më të mëdha për vendin e ti...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin