LIVE UPDATES
Aktualitet

Nepotizmi në drejtësi, identifikohen mbi 100 persona që kanë lidhje familjare dhe farefisnore

31 March 2021, 08:09 Nga DOSJA
Nepotizmi në drejtësi, identifikohen mbi 100 persona që kanë

Nepotizmi dhe influenca në drejtësi kanë shoqëruar për më shumë se 30 vjet shoqërinë shqiptare. Të gjendur në këto kushte qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ndërkohë që kjo e fundit është kthyer në një nga hallakat më të korruptuara të sistemit.

Numërohen mbi 100 persona që kanë lidhje me njëri tjetrin në sistemin e drejtësisë. Ndoshta ky numër është edhe më i lartë, por Top Story kaq ka arritur që të identifikojë. Por sa e drejtë është që të kemi të punësuar njerëz nga e njëjta familje brenda sistemit të drejtësisë? Çfarë ndodh me influencat që kanë njerëzit e të njëjtës familje në drejtësi? Sa të sigurt janë qytetarët se askush nuk do të manipilojë të drejtën e tyre?

“Nepotizmi është shumë i rrezikshëm dhe shumë i dëmshëm sepse gjyqësori presupozohet si një pushtet i pavarur. Është gjyqësori ai që jep verdiktin përfundimtar për një shkelje që mund të ketë ndodhur nëse një autoritet ka shkelur ose jo ligjin. Nepotizmi ndikon drejtëpërdrejtë tek themeli ose parimet bazë të sistemit gjyqësor që kanë të bëjnë me vërtetësinë, panësinë dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë” , u shpreh Erinda Skëndaj, Drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Në 2016 grupet e interesit dhe shoqatat e gjyqtarëve sulmuan ligjin që ndalonte promovimet në sistemin e drejtësisë brenda rrethit të bashkëjetuesve dhe për personat me lidhje familjare deri në një shkallë të caktuar sipas kodit civil. Gjykata Kushtetuese në atë kohë shfuqizoi disa dispozita të këtij ligji. Ndër to u shfuqizua edhe neni 8 i ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

“Nepotizmin në vende si Shqipëria nuk mund ta lësh thjesht në pjesën e moralit individual që ka secili. Aq më tepër që ka qënë ndër sistemet që ka sjellë më tepër përfitime financiare dhe nga ana tjetër kanë pasur edhe rrogat më të ulta.Në 2019 ndërhyri kuvendi dhe nuk lejoji shfuqizimin total të ligjit sa i përket papajtueshmërisë ambientale. Ata modifikuan nenin tetë duke e lënë në dorë të këshillave për të vlerësuar rast pas rasti gjyqtarët dhe prokurorët për të mos cënuar zhvillimin e karrierës së tyre” u shpreh politologu, Ilir Kalemaj.

“Vendosën dy kritere të cilat në fund të ditës i lihen për vlerësim këshillave. Kjo ka një problem në zbatimin në praktik pasi lë një hapsirë të gjerë këshillave ku rast pas rasti do të vlerësojnë shmangien e papajtueshmërisë ambientale. Kjo ka doza subjektivizimi dhe ligji do të duhej të ishte më i qartë që ti shmangte këto subjketivizma”, u shpreh Erinda Skëndaj, Drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Reforma në drejtësi është një proces i cili kishte qëllime shumë të mira nga ekspertët ndërkombëtar apo edhe nga ekspertët lokalë që e formuluan nevojnë për ndëshkim të palëve që kishin vepruar në paligjëshmëri. Por njerëzit që janë vendosur për të emëruar apo shkarkuar njerëzit në sistemin e drejtësisë nuk mund të themi se janë shumë profesionalistë dhe nuk vinin të mbështetur nga klanet politike” u shpreh Arianita Brahja, Drejtuese e Open Data. Pra, duket se gjithçka përsëri u la në dorë të individëve të cilët kanë ndikime si nga lidhjet shoqërore ashtu edhe ato familjare dhe farefisnore.

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arianita brahja erinda skëndaj gjergj vrumo ilir kalemaj arianita brahja erinda skëndaj gjergj vrumo ilir kalemaj

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë