LIVE UPDATES
Insights

“Nëse Skavica…”, A ka hequr dorë Rama nga interesat private në favor të interesit kombëtar?

6 June 2020, 09:18 Nga DOSJA
“Nëse Skavica…”, A ka hequr dorë Rama nga interesat

 TIRANË- Kryeministri Rama u shpreh të enjten se:

— “Kaskada e Drinit pa Skavicën është si tufa e deleve pa bariun.”

— “Drini mjalt me i pru, s’mun’ e ngjyj as gishtin.”

— “Në se, në se, në se…, sot do të ishim në një Shqipëri tjetër.”

— “Pazotësia e ka sjellë që shumë gjëra të mos ishin bërë.”

Kisha shumë vite që nuk kisha dëgjuar me kaq vëmendje një fjalim të Kryeministrit Rama. Është hera e parë që në një fjalim ai ul dozën e qyfyreve tradicionale e populiste dhe flet me saktësi ekonomike e inxhinjerike. Ndoshta kjo është një rastësi fatlume, ose ndoshta ai është pjekur si shtetar dhe ka zbuluar aftësi të shkëlqyera të stafit teknik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe KESH-it.

Ndër vite, me mbështetjen e specialistëve më të mirë të vendit, kam botuar një seri artikujsh (lexo këtu, këtu dhe këtu) dhe kam ndërmarrë disa nisma publike dhe jo publike për të luftuar dhënien e hidrocentralit të Skavicës me koncesion nga qeveria Rama.

Sot, duket se shqiptarët mund të shijojnë një fitore të rëndësishme në ruajtjen e një prej pasurive më të rëndësishme strategjike kombëtare.

Fitorja më e amdhe është se qeveria kuptoi se hidrocentrali në Skavicë duhet të jetë pronë e KESH, pasi de-facto është një rezervuar ujor dhe pjesa më e rëndësishme e Kaskadës së Drinit.

Integrimi i HEC Skavicës me kaskadën e Drinit ka avantazhet se:

— krijon rezervën ujore më të madhe në Europë, prej 7 miliardë m3 ujë, dhe në të njëjtën kohë bëhet aseti më i rëndësishëm strategjik kombëtar; 

— disiplinon përmbytjet në të gjithë rrjedhën e Drinit;

— rrit sigurinë e digave poshtë saj;

— mundëson menaxhimin e integruar dhe të kompjuterizuar nga një dispeceri qendrore të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, duke e rritur eficiencën e saj rreth 10 për qind;

— dispeceria mundëson integrimin më të mirë energjitik me Kosovën ose tregun rajonal, sidomos me Italinë, duke mundësur eksportin e energjisë në momentet e pikut me çmimet më të larta, çka maksimizon përfitimet financiare të KESH-it.

Këto nuk arriheshin kurrë nëse HEC Skavica do të jepej me koncesion, qoftë edhe tek një investitor serioz dhe pa korrupsion.

Interesi publik i përfaqësuar nga KESH-i për ruajtjen e rezervës energjitike të të gjithë Kaskadës së Drinit është krejt i kundërt me interesin e një investitori privat – fitimin nga investimi i hidrocentralit.

Kjo ka qënë arsyeja që tërë propozimet private kanë qënë për diga shumë më të vogla, në mënyrë që privati të siguronte fitim. Pa llogaritur vështirësitë inxhinierike të vepres nga ana ndërtimore dhe funksionale, si diga më e lartë e Kaskadës.

Fitorja e dytë publike është se mbi Drinin e Zi do të ndërtohet vetëm  Skavica dhe jo dy apo tre hidrocentrale, të cilët do ta shkatërronin krejtësisht rezervën ujore të Drinit, që përbën 50 për qind të rezervës ujore kombëtare.

Mbetet për t’u parë nëse këto dy fitore do të mbeten të tilla, pasi ende ekziston rreziku i qasjes Ahmetaj. Arben Ahmetaj, personi kyç pas koncesioneve të qeverisë Rama, ka kërkuar sistematikisht gjashtë vitet e fundit ta japë me koncesion tek privatët ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Si ministër i ekonomisë dhe i financave ai injoroi të gjitha studimet teknike dhe bindi Kryeministrin Rama për të ndërtuar në Skavicë disa hidrocentrale të vogla, me diga të vogla dhe rezervuar të vegjël, në vend të një hidrocentrali të vetëm të madh me digë të lartë dhe rezervuar shumë të madh.

Qasja me hidrocentrale të vogla garanton fitime të shpejta për investitorin, por eleminon të gjitha përfitimet në interesin publik për rregullimin e kasakadës së Drinit,  sikurse i kam renditur më sipër.

Pasi e bindi për këtë qasje Ramën, Ahmetaj ishte personi kyç pas dhënies me koncesion të hidrocentralit ë Katundit të Ri, një kompanie turke në një marrëveshje të dyshimtë, e cila fatmirësisht ka dështuar.

Shpresoj se prania e Ahmetajt, në mjediset e një ministrie që nuk ka lidhje me punën e tij, gjatë takimit ku u njoftua synimi për një hidrocental të vetëm në Skavicë nuk është shenja se Rama mund të mos jetë ende serioz me HEC Skavicën—Ahmetaj mbetet ende një nga personat më me ndikim mbi kryeministrin Rama dhe rreziku kreysor që Skavica të mos bëhet.

***

Me që jam marrë mbi 10 vite me HEC Skavicën dhe me disa vepra të rëndësishme strukturore rajonale, mund të bëj sygjerimet e mëposhtme.

Ministria e Infrastrukturës dhe KESH-i duhet ta rishohin studimin e WBIF

Studimi i kryer si pjesë e programit WBIF të BE-së pasi ai është një studim parafizibiliteti i cunguar, pasi është porositur nga drejtuesit e mëparshëm, të cilët i kanë vënë kufizimin digës në 445 metra, që e mban rezervuarin deri në kufirin me Maqedoninë dhe jo lartësinë 485 metra.

Lartësia e digës ka një rëndësi shumë të madhe. Qeveritë e dy dekadave të fundit e kanë menduar vetëm si ta bëjnë Skavicën investim tërheqës për investitorët privatë dhe nuk e kanë menduar interesin publik e kombëtar—ato kanë kërkuar ndërtimin e hidrocentraleve me diga më të vogla (385 metra dhe 441 metra).

Skavica është studjuar si pjesë integrale e Kaskadës së Drinit që nga viti 1949 deri në vitin 1991 nga mbi 40 mijë inxhinierë dhe teknikë, vendas dhe të huaj. Shteti shqiptar ka nënshkruar më 1962, marrveshjen e ujrave me Jugosllavinë, që e lejon përmbytjen nga rezervuari i Skavicës deri në Dibër të Madhe, Maqedoni (tek HEC Spilje), me një digë në kuotën 485 metra, duke i dhënë një rezervë ujore shtesë Skavicës prej mbi 4 miliardë m3 ujë.

Studimi i WBIF është i panevojshëm, kur shteti shqiptar ka në arshivat e veta një studim të plotë fizibiliteti dhe ideor mbi HEC Skavicën në kuotën 485 metra.

— Diga në kuotën 485 m krijon 7 miliardë m3 ujë.

— Diga në kuotën 445 m krijon 3 miliardë m3 ujë.

— Diga në kuotën 385 m krijon 600 mijë m3 ujë.

Unë kam pas mundësinë të flas me drejtues të lartë të Maqedonisë për çeshtjen e hyrjes së liqenit të Skavicës në territorin e Maqedonisë dhe ma kanë konfirmuar që mezi e presin një projekt të tillë.

Sygjerimi im për organet vendimmarrëse, për pragmatizëm dhe për ekonomi kohe është, që për momentin le të konsiderohet Versioni B me digën 440 metra (deri në kufirin shtetëror), por të tenderohet ndërtimi i digës me një stukturë të tillë, që në një fazë të dytë të mundësohet shtesa e digës edhe me 45 metra, që të arrihet diga 485 metra, shtesë e cila mund të bëhet më vonë pas dakordësimeve me Maqedoninë.

Qeveria e sotme shqiptare nuk ka asnjë të drejtë sovrane që me një digë 440 metra të shkatërroje mbi 4 miliardë m3 rezervë ujore kombëtare, që parasheh projekti me digën 485 metra. Një opsion i tillë shtesë mbi studimin e WBIF mund të ketë një kosto 50 milionë euro shtesë, që nuk janë asgjë për shtetin.

Modeli më i përshyatshëm i ndërtimit do të ishte“Design and Build, but NOT operate”.

Përvoja ka treguar që vepra të tilla është e pamundur të projektohen qoftë dhe nga studiot më të mira të projektimit, pasi gjatë ndërtimit ka gjithmonë situata të paparashikuara. Pa llogaritur që kompanitë ndërtimore për të tilla vepra janë shumë të pakta dhe kanë sekretet e tyre teknologjike, që studjot e projektimit nuk i dinë.

“Nëse, nëse, nëse…” Kryeministri Rama do të kishte pranuar që në vitin 2014 propozimet e ndërtimit të HEC Skavicës për llogari të KESH nga tre firmat më të mëdha në botë të ndërtimit të HEC-eve, PowerChina, GeZhouBa dhe Norinco—e cila i propozoi qeverisë shqiptare financimin dhe ndërtimin e HEC Skavicës 1 miliardë euro, për 35 vite, me interes 2% p.a., dhe 8 vjet grace period, për llogari të KESH-it—sot HEC Skavica do të qe ndërtuar, do të sillte €100 milionë të ardhura në ekonomi dhe “sot do të ishim në një Shqipëri tjetër”.

Por më mirë vonë se kurrë.

Për kujtesë insitucionale:

 Arshivi teknik i shtetit, por edhe KESH-i ende e kanë studimin e plotë të HEC Skavica 485 metra, që përfshin edhe 5’000 metra linearë shpime gjeologjike, që nuk ka shans t’i bëjë WBIF;

 Ende jetojnë inxhinierët që e kanë bërë këtë studim, që nuk i kontaktuar asnjë institucion shqiptar;

 Mendoj se për seriozitetin burokratik të procesit do të ishte mirë të përfshihen edhe institucione si Universiteti Politeknik dhe Komiteti i Digave të Mëdha, i cili është nën varësinë e Kryeministrit dhe aktualisht ka mbetur pa kryetar, pasi ky institucion është i ngarkuar me ligj për aprovimin e projekteve në fushën e digave si dhe monitorimin e sigurisë së tyre.

Marrë nga Exit 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog edi rama skavica edi rama skavica

Sondazh

Insights 5 June 2020, 09:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendoi dje se nuk ka premtuar një paketë të tretë ekonomike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Rama tha se po keqcitohe...

Insights 3 June 2020, 11:51

Tregim: I vdekur, pa varr…

Ishte fundi i Gushtit. Vapa përvëluese, shoqëruar me një duhmë ajri të nxehtë, ngrihej nga kalldrëmet e gurta të qytetit dhe futej brenda shtëpisë sime, sikur d...

Insights 30 May 2020, 10:06

Druri ka dalë nga Xheneti…Kush të Rreh të Do!

“Druri ka dalë nga xheneti” – thonë disa, duke hymnizuar dhunën. Si fëmijë, kur haja ndonjë pesçe turinjve nga mësuesi dhe i ankohesha prindërve, (ngaqë ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin