"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Nesër “Dita pa makina”! Segmentet ku do kufizohet qarkullimi, ku do kalojnë urbanet
21 March 2022, 10:49Nga DOSJA
TIRANË– Nesër do të jetë dita pa makina! Kështu lajmëron Bashkia e Tiranës e cila ka marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit.
Sipas planit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”. • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. • Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kurse qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Për bllokimin e segmentit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Blv “Zhan D’ Ark” dhe Blv “Bajram Curri”
Për bllokimin e segmentit të rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
Lidhur me itinerarin e lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rrugova” me drejtim në Blv “Bajram Curri”. • Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi Willson” dhe te “UFO”.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Situata aktuale, rritja e çmimeve, ka bërë që punëdhënësit t’i qasen ndryshe tregut të punës. Ata po ofrojnë paga më të larta, për të tërhequr punëtorë. ...
Pas konfirmimit të gripit të shpendëve në Shqipëri, Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha se deri tani nuk ka asnjë rast te njerëzit. A...
TIRANË– Demokratët Ibsen Elezi dhe Edvin Kulluri kërkojnë një Parti Demokratike të bashkuar. Në konferencën që zhvilluan ditën e sotme për mediat, at...
TIRANË– Policia vijon kontrollet në rrugët e Tiranës për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Gjatë javës që lamë pas, nga shërbi...
TIRANË– Spitali i Infektivit do të mbyllet. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pritet të nisë projekti i rehabilitimit dhe zgjerimit të kapacit...