LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga “Covidi më la pa punë” e deri tek shitja e shtëpive, si po i shmangin pagesat për fëmijët baballarët e divorcuar,

12 August 2021, 13:34 Nga DOSJA
Nga “Covidi më la pa punë” e deri tek shitja e

Kur Fariha (emër i ndryshuar me kërkesën e gruas) u divorcua me pajtim, ish- bashkëshorti i saj emigrant sezonal në Greqi u ngarkua që të paguante për secilin nga fëmijët 8 mijë lekë të reja. Por, ai i pagoi vetëm vitin e parë mbas divorcit, dhe dy muajt e parë të 2020.

Më pas, ai nuk iu përgjigj as në telefon, pa i lënë zgjidhje tjetër 33 vjeçares, veçse t’i drejtohej edhe njëherë gjykatës.

“Përmes kunatës më njoftonte se s’kishte asnjë mundësi, se ishte i mbytur në borxhe dhe se nga pandemia kishte mbetur pa punë. Por fëmijët tanë duan të ushqehen, provova shumë punë e megjithatë ishte e pamundur të përballohej edhe qiraja edhe dritat dhe ushqimi”, i tregoi Gazetasi.al gruaja nga Librazhdi por që jeton në zonën e ish Kombinatit në Tiranë.

Pandemia

Në një nga ditët kur përpiqej ta zgjidhte çështjen me njerëz, miq të përbashkët nga fisi, ajo takoi në hyrje të gjykatës civile një nga avokatet që shteti ofron falas.

“Isha e painformuar dhe nuk e kisha idenë se burri nëse shmangej nga përgjegjësia, unë kisha të drejtë të ankohesha. Ma tha një avokate”

Dhe Fariha ashtu veproi. Pa hezituar nxori dokumentet për dy fëmijët nën moshë dhe nisi betejën ligjore.

“Mund të ketë qenë Covid që e la pa punë, e besoj këtë sepse këtë thoshte kunata. ‘Covidi e mbylli brenda’ thoshte. Por ‘mbeta njësoj pa punë dhe besona ishim pa bukë për darkë’. Por ajo që më nxehu ishte shmangia. Nuk po pyeste më, kush do i ushqente këta fëmijët tanë, kush do i vishte dhe kush do u siguronte çdo gjë tjetër. Nuk hapte më telefonin”, rrëfen për Gazetasi.al nëna e dy fëmijëve.

Hetimi

Prokuroria thotë jo zyrtarisht se rastet e denoncimeve për mos dhënie të mjeteve për jetesë nga 2020 dhe deri në 2021, u rritën me 10%. Ky afat përkon me kohën e shpalljes së pandemisë që një nga efektet që shkaktoi ishte edhe papunësia.

“Në mjaft raste burrat e kundërshtojnë gjyqësisht urdhrin e gjykatës për detyrim ushqimor në favor të fëmijëve të mitur, por ankimimet e tyre nuk pranohen”, pohoi zyrtarisht një gjyqtar i Gjykatës së Apelit që shtoi se praktika që ndiqet është përherë në favor të të miturve, dhe prindërit, pavarësisht mungesës së punës apo të të ardhurave, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Madje sipas juristëve ligji e mbron fëmijën edhe kur ai kalon moshën 18 vjeç, pasi detyrimi dhe përgjegjësia referuar ligjit e detyron prindin të paguajë shpenzimet për të edhe kur ai mbaron shkollën e mesme dhe të lartën deri në moshën 25 vjeç.

Gjyqe dhe gjoba

Megjithatë mos dhënia e mjeteve për jetesë që shmangen kryesisht nga baballarët është një fenomen që ndeshet edhe para pandemisë, ndonëse jo kaq shpesh sa nga 2020 e në vazhdim. Në një nga dosjet që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al një 45 vjeçar shpëtoi nga dënimi i dytë pasi sipas gjykatës nuk mund të dënohej dy herë për mos pagesë detyrimesh ndaj fëmijëve.

U zhvilluan katër seanca për zgjidhjen e çështjes me pajtim, kjo për t’i dhënë kohën e nevojshme palës që të ndërgjegjësohej për gjithë detyrimet.

Por konflikti nuk u zgjidh me pajtim.

Babai me inicialet G.B , nuk pranoi të paguante detyrimin e prapambetur për të cilin më herët një gjyqtare tjetër e kishte dënuar me 6 muaj burgim.

“Nga kërkimet e bëra nga përmbaruesi gjyqësor, ka rezultuar se i akuzuari G. B. nuk ka asnjë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në emër të tij“, thuhet në konkluzionet e gjykatës e cila kujton se shtetasi në fjalë kishte tentuar të siguronte një punë, por përpjekjet e tij nuk u finalizuan me sukses

Çifti ishte në betejë ligjore që prej 2013. Menjëherë sapo u finalizua divorci në gjykatë, në 2016 burri u shpall fajtor për mos pagim detyrimesh. Gruaja ju drejtua përmbarimit për ekzekutimin e detyrueshëm por ai rezultoi se nuk kishte asnjë llogari bankare dhe as të ardhura të tjera. Më pas ajo i kërkoi gjykatës të ridënohej, por trupa gjykuese vlerësoi se nuk mund të dënohej dy herë për të njëjtin akt

A i zhdukin burrat pasuritë që mos të paguajnë fëmijët?

A.L ( iniciale të ndryshuara) nga Tirana dhe me banim të përhershëm në Greqi u tregua aq kokëfortë përballë kërkesave të ish gruas sa edhe kur u vunë në kërkim të tij, autoritetet greke ju përgjigjën atyre shqiptare se “ është e pamundur në gjejmë adresën e tij”.

Ai duhet të paguante për fëmijët gjithsej 756 mijë lekë të reja, por A.L nuk iu përgjigj asnjëherë detyrimeve ligjore për fëmijët e vegjël. Përmbarimi kthehej duarbosh, mbasi ai nuk rezultonte më as pronar i shtëpisë në të cilën çifti kishte jetuar. Sipas verifikimeve, shtëpia i ishte dhuruar pa shpërblim të afërmve të burrit dhe gjykata (në këtë rast) nuk mund ta kalonte në emër të gruas.

Tjetërsimi i pasurisë ndodhi, sipas gjykatës, mbasi shtetasi në fjalë pati frikë se mos përmbarimi ndërhynte përballë indiferencës së tij për të rritur fëmijët

“Ai ka nxituar ta bëjë një gjë të tillë duke u përfaqësuar nga vëllai i tij, për të mos humbur kohë dhe për të mos rrezikuar vënien nën masën e sekuestros konservative nga përmbarimi të kësaj pasurie të paluajtshme. Në këtë apartament jetojnë aktualisht prindërit e tij” , tregon gruaja e cila për vite me radhë i rriti e vetme fëmijët

Investimi i gjykatës për ta njoftuar këtë shtetas në Greqi rezultoi i pafrytshëm pavarësisht dhjetëra denoncimeve të shtetates N. L e cila kërkoi që kjo çështje nga civile të kthehej në penale.

Në përfundim, gjykata e dënoi shtetasin A.L me 3 milionë lekë të vjetra gjobë, të cilat i shtohen detyrimeve të tij të mëhershme që ka për fëmijët

Marrë nga Gazeta “Si”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet divorci pagesat per femijet divorci pagesat per femijet

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...