LIVE UPDATES
Sport

Nga shitës cigaresh në drejtor klubi në Serbi, flet futbollisti shqiptar që provoi La Ligën

4 May 2020, 19:36 Nga DOSJA
Nga shitës cigaresh në drejtor klubi në Serbi, flet futbollisti

Jeton në Beograd dhe është drejtor sportiv i klubit serb të futbollit Rad. Rrugëtimi i futbollistit me origjinw shqiptare Ardian Gjokajt në botën e futbollit është plot ngjarje.

40-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Majorkën në La Ligan spanjolle, ku bashkëlojtarë kishte emra të njohur të futbollit. Më pas ka bërë emër te Cërvena Zvezda e Beogradit, ndërsa ka luajtur edhe në vende të tjera. Si shqiptar nga Tuzi, Gjokaj nuk e ka pasur rrugën e lehtë.

Në një intervistë së fundi, Gjokaj ka thënë se ka realizuar ëndrrat e fëmijërisë duke luajtur për Buduqnostin e Podgoricës dhe për Cërvena Zvezdën e Beogradit.

“Karriera ime ka nisur te Buduçnosti. Ëndërr e kisha të luaja tek ajo skuadër. Unë atë klub nuk e dua, e adhuroj. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Trajnerët nga unë kanë bërë njeri e më pas futbollist dhe për këtë i falënderoj”, ka thënë Gjokaj për “espreso.rs”.

“Kam pasur fëmijëri të vështirë. Çdo ditë më është dashur të shes në rrugë cigare, brusha të dhëmbëve, fletore, që të mbijetoj. Askush nuk e di sa vështirë kam jetuar unë në Tuz. Për fat kam pasur babanë që nuk e ka askush në botë. Kur në Tuz është kontrabanduar nafta dhe gjërat e tjera, unë nuk kam guxuar të mendoj për ato punë. Ai ishte komunist, profesor i edukatës fizike, më ka edukuar që gjëra të tjera janë më të rëndësishme në jetë.

Mos më kuptoni gabimisht, fëmijërinë e kisha të jashtëzakonshme, por unë 24 orë në ditë kam luajtur futboll në rrugë. Kam shkuar me autobus për 30 minuta në stërvitje, ndërsa më pas kam vrapuar 3 kilometra që të mos vonohem. Kam ardhur si shqiptar në Beograd dhe Beogradi më ka pritur si zotëri. Mund të them që këtij qyteti i jam borxhli. Më ka bërë njeri më të mirë”, ka thënë Gjokaj.

Ai ka luajtur për Buduqnostin dhe Mladostin e Podgoricës, Mallorcan e Lleidan në Spanjë, Obiliqin, OFK Beogradin, Crvena Zvezdën në Serbi, Trabzonsporin e Ankarasporin në Turqi, Koblenzin e Muenchen 1860 në Gjermani dhe në fund prapë te Buduqnosti e Mogreni në Mal të Zi.Ka treguar se kur ka luajtur fillimisht në qytetet e Serbisë është pritur shumë keq nga tifozët, raporton Koha.net.

“Nuk kam dëshirë të flas për këtë, por në shumë terrene jam pritur në ‘teh të thikës’. Por unë me sjelljet në fushë dhe jashtë saj ua kam bërë të pamundur që të vazhdojnë të sillen ashtu. Më kanë thirrur me emra të ndryshëm, kanë bërtitur çdo gjë kur kam qenë mysafir në Serbi me Buduqnostin. Por asnjëherë nuk i kam kushtuar vëmendje.

E kam ditur se njerëzit flasin ashtu për shkak të modës dhe nuk mendojnë vërtetë. Nuk e kam tepruar me hidhërim që më kanë sharë nënën, por natyrisht jam ndier keq. Edhe kur kam dashur që të rrahëm me tifozët e kam kuptuar se ajo ishte vetëm modë. Një modë e tyre. Kur e shoh në rrugë ai më thotë: vëlla, unë këtë realisht nuk e mendoj”, ka treguar Gjokaj, që fillimisht kishte luajtur për Buduqnostin prej vitit 1997 deri në vitin 1999. Ai ka treguar edhe për kalimin sensacional nga Buduçnosti te Majorka dhe dështimin në Spanjë.

“Filloi lufta në vitin 1999. Më pas unë u shita në Mallorca. Ishte e jashtëzakonshme pasi kam luajtur vetëm 15 ndeshje në Jugosllavi, ndërsa kam kaluar te ekipi që edicionin e mëparshëm kishte 70 ndeshje. Kam shkuar i papërgatitur në aspektin psikologjik. Isha fëmijë, as që kam dashur të shkojë jashtë. Por e kam kuptuar Buduqnostin. Nuk ka pasur oferta nga Zvezda e Partizani, ndërsa ka dashur të më shes që prej transferimit tim të fitoi para të mira. Nuk më vjen keq”, ka theksuar Gjokaj.

“Prej klubit të vogël kam shkuar në klub të madh. Kam ardhur nga një ligë e luftës, në kohën e bombardimeve të NATO-s, ndërsa në përgatitje në Majorka isha më i miri. Por kur fillon stinori menjëherë je lojtari numër 12, 13, 14. Më pas nisin problemet e mia. Si futbollisti i ri në vend se të pres rastin, kërkoj nga trajneri që të luaj me çdo çmim. Para meje ishin futbollistë të shkëlqyeshëm si Diego Tristan, Samuel Eto, Jovan Stankoviç, Nadal. Ekip i jashtëzakonshëm. Unë si shqiptar nga Tuzi, që kishte pamje të ngushtë të botës në atë moment, vetëm kam dashur të luaj dhe ky ishte gabimi im. E kam lëshuar atë rast dhe jam kthyer në Jugosllavi. Por nuk më vjen keq. Kam mësuar gjuhë të re, kulturë të re. Luis Aragones i madh ishte trajneri im. Jam rritur si njeri”.

Gjokajn më pas karriera e dërgoi te Zvezda, klubi i njohur për qëndrim anti-shqiptar, sidomos të tifozëve të tij.

“Gjysma e Beogradit më ka thënë të mos nënshkruaj me Zvezdën. Unë jam njeriu më krenar që kam shkuar atje. Mund t’iu them vetëm një gjë atyre njerëzve: Faleminderit! Asnjëherë nuk kam përjetuar ndonjë skenë të keqe, me njerëzit në klub apo me tifozët. Për këtë unë them që i jam borxhli Beogradit”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll historia serbi shites futboll historia serbi shites

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin