LIVE UPDATES
Editorial

Një letër e pakërkuar për Arta Markun dhe Sandër Lleshin…

13 February 2019, 17:05 Nga DOSJA
Një letër e pakërkuar për Arta Markun dhe Sandër

Zonja Marku dhe zoti Lleshi, mos prisni të vriten policët që të flisni të përmalluar para kamerave, por mbrojini dhe mbështetini sa janë ende gjallë…

E nderuar zonja Prokurore Arta Marku, i nderuar z Ministër i Brendshëm Sandër Lleshi.

Shijak Televizion nga 22 tetori i vitit 2018, dhe në këto 10 ditë rradhazi ka publikuar një ngjarje të pazakontë kur ligji është esëll dhe fatkeqë kur ju gjendeni në vende pune, ndërsa vartësit marrin vendime. Unë nuk di të them nëse kjo ka ndodhur me apo pa dijeninë tuaj, por të pranoj të parën më rezuton pjesëmarrje në konsumimin e një vepre penale, të besoj të dytën do të më duhet të artikuloj paaftësinë tuaj. Po zgjedh përjashtimin që bën rastin, të cilin unë nuk e besoj, por teorikisht ndodh. Që ju, po prisni kryerje veprimesh hetimore nga oficerët e policisë gjyqësore dhe Prokurorët.

Përse-të?!

Unë në këto katër vite, kam së paku pesë intervista shumë serioze të oficerëve të Policisë së shtetit, me karriera mbi 20 vite, me akuza të rënda, shoqëruar me dokumentacion konkret hetimor. Po i përmend për kujtesë dhe apel njëherësh.

Dritan Zagani, më 1 shtator dhe 6 nëntor 2015, kur nisi denoncimi publik për të parën herë i Saimir Tahirit, paraardhësit të paraardhësit tuaj. Shteti dhe policia me në krye ministrin dhe Kryeministrin Edi Rama, gati e vranë në Vlorë dhe jo vetëm. Bledar Naçi, Antonio Nazeraj, sërish oficerë antidroge ndëshkuar nga rasti “Tahiri”  u degdisën dhe u kanosën bashkë me familjet e tyre. Njëri prej tyre i dekoruar për rezultate të larta në detyrë nga qeveria juaj. Fëmijët e tyre të mitur natyrisht janë ndjerë të trishtuar, se i dinë baballarët mbrojtës deri në sakrificë të ligjit dhe gjenden sot krejt ndryshe, në arrati nga sulmi i shtetit.!! Një tjetër dëshmi nuk e bëra publike për të mos rrezikuar oficerin që shpesh kishte rrezikuar jetën në disa operacione. Vitin e shkuar, një ndër tetë oficerët e paktë të infiltruar, i sukseseshëm në disa operacione, saktësisht në të gjitha aksionet delikate ku ishte përfshirë, solli kallzimin publik ku akuzonte për gjëra të rënda eprorët dhe deputetët Taulant Balla, Rrahman Rrahja, kryebashkiakun Artur Bushi. Shteti iu hodh në grykë. Do t’i bëjmë gjëmën tha Kryeministri juaj. As Xhafa as Arta Marku se vranë terezinë. Ai rrezikoi jetën dhe vrasës iu vënë pas gjurmëve. Jo vetëm në Shqipëri. Një vend i BE, ku ligji sundon, mori masat ekstreme që duhet të merrnit ju zoti Lleshi dhe zonja Marku…

Dëshmia tjetër sërish e rëndë e cila dhe në ndikimin tuaj po shpërfillet për të mbrojtur dikë apo disa, me shumë pushtet e shumë para, të cilët mbase ju doni t’i ndëshkoni ligjërisht, por ende është teorikisht…

Drejtues Shkëlqim Pepkolaj, zv.drejtor hetimi në Drejtorinë vendore të Policisë Kukës ndëshkohet dhe lirohet. Pa motivacion.

Pyetje pa përgjigje është pyetja Përse?!

Ju z.Lleshi keni qenë në Kukës kur ka ndodhur skandali i lirimit të Naser Gashit, të dënuarit për trafik droge me 7 vite e katër muaj nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Prokuroria bëri një urdhër lirimi. Në dijeninë time ka dhe një shkresë diku të fshehur e cila kompromenton shumë zyrtarë. Policia e la të lirë, ndonëse e dinin se kishte mëkate plot me vendime gjykate të konfirmuara. A ju informuan z.ministër kur vajtët në Kukës?! Sepse Gashi dhe laboratori i heroinës kanë vetëm pak orë ndërmjet si ngjarje. Sepse atë ditë u sekuestrua dhe Laboratori i heroinës po në Kukës dhe sërish me këtë veprime hetimore u mor kryesisht shefi i hetimit Shkëlqim Pepkolaj. Madje ai thotë dhe përse ikën super të kërkuarit e kësaj ngjarje, ku më pas njëri u gjet i vdekur apo vrarë.!!

Po ju zonja Marku a ju informuan për urdhërin e Prokurores?!

Të dy keni pasur dijeni.

Sepse Pepkolaj ju ka informuar z. Ministër, nëpërmjet Këshilltarit tuaj, Hilë Lushaku, autorizuar nga ju, për të kontaktuar Pepkolajn dhe njohur me problemet e tij denoncuese. Dhe habitshëm nuk autorizuat strukturën që varej nga ju, SHÇBA të investigonte, ashtu si kërkoi oficeri i policisë dhe ashtu siç ndodh në ngjarje të tilla brenda policisë.

Edhe ju zonja Marku duhet të keni dijeni të plotë.

Sepse Pepkolaj, ka bërë kallzim penal, për shumë ngjarje të rënda në Prokurori. Dhe për më se dy muaj askush nuk e thirri të dëshmojë ashtu siç ai priste të zbardhej ngjarja. U kanos. Një miliarder, Naser Gashi, dhe ca miliarderë trafiqesh pronarët dhe aksionerët e Laboratorit të heroinës në Has, dolën më të fortë në polici dhe Prokurori. A kishte efekt ndikimi i tyre tek ju dhe tek zonja Marku, apo Kryeministri përdori dikë për qokë?!!

A kanë paguar Gashi dhe Laboratori “Hasi” zonja Marku dhe zoti Lleshi?! A kanë hedhur në një ndër qeset e pushtetit milionat e duhura?!!!

Unë them po.

Ju jeni kundër kesaj po-je, të paprovuar nga thënia ime, por ajo çfarë keni bërë si drejtues institucionesh nuk ju shfajëson në mosveprimet me produkt pasoja të rënda. Së paku të deritanishme.

Çfarë mendoj unë se keni bërë deri më tani me mosveprimet zonja Marku dhe zoti Lleshi?!

Sipas meje po krijoni një normalitet të frikshëm.

Oficerë policie me karrirë të gjatë, seriozë në luftën ndaj krimit, të shumë kualifikuar, të fortvlerësuar nga partnerët, detyrohen të mbrojnë personalisht veten dhe familjen, përballë Mafias.

Po krijoni një klimë ku banditët janë bërë normalitet në marrje vendimi dhe oficerët e antimafias specie në rrallim drejt zhdukjes, normalitet në ikje…

Ndaj nuk duhet të vraponi para kameras vetëm kur vjen antimafia italiane, gjermane, DEA,  e ju japin dosjet e tyre për t’i lexuar ju si suksese.

Bëni dhe një filtër brenda institucioneve, shkundini dosjet, thoni ca fjali kundër shefave politikë që ju kanë vënë karriken poshtë të ndenjurave.

Janë shumë oficerë policie të cilët pyesin?!

Po me banditët e arrestuar nga ne, hetuar nga ne, çfarë bëhet?!

Përse lirohen dhe nuk arrestohen?!

Nisi me “Hakmarrjen për Drejtësi” absurdi i pafajësise, etaloni hapës i shkërmoqjes së gjykatave dhe Prokurorisë, pas dënimeve për vepra të rënda të provuara, bandën e Aldo Bares, ku mbinë dhe biznesmenë miliarderë miq të qeverisë dhe deputetëve të Partisë tuaj, banda e  Durrësit, Lul Berisha, për të cilin Vangjush Dako garantoi punësim reabilitues, Dritan Dajti, Emiljano Shullazi, kryebashkiakët me dosje Elvis shumë emër Roshi tashmë larguar nga dënimet dhe veprat penale, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, e shumë të tjerë. Këto nuk duhet kurrsesi të jenë oferta e rimbushjes së drejtësisë!!!

Unë them larg qoftë!!

Ndaj zonja Marku dhe zoti Lleshi, jo gjithnjë kanë të drejtë banditët dhe faj oficerët e policisë… Jepuni një përgjigje pasi të keni hetuar jo me slogane partie. Jepuni një përgjigje cilësisht profesionalë dhe në harmoni me ligjin. Ka një shteg për t’u bërë përfaqësues të shtetit dhe jo thjesht të pushtetit.

Zaganit, Nuhut, Naçit, Nazerajt, Pepkolajt dhe shumë të tjerëve…

Sepse atyre katër heronjve të vrarë me 7 gusht 2009 ju dhatë përgjigjen më vrasëse të mundshme, me praglirimin e Dritan Dajtit…

Ka ende kohë… Mbrojini sa janë gjallë për të mos u përmalluar para kamerave kur hataja t’i vrasë…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial arta marku basir collaku sander lleshi arta marku basir collaku sander lleshi

Sondazh

Editorial 13 February 2019, 10:34

Hije dyshimi mbi protestën e 16 shkurtit

Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit.E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t’i s...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin