Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
“Një nga fushat që donte një president federate” Braçe dhe Rama nisin “luftën virtuale” ndaj Armand Dukës
22 December 2020, 18:30Nga DOSJA
SHQIPËRI-Që qeveria dhe Federata e Futbollit nuk i kanë pasur punët mirë kjo dihet. Prej vitesh dy institucionet janë futur në një debat ku kulmi arriti me ndihmën ekonomike që duhet të përfitonte futbolli në epokën e koronavirusit.Në fillim nëpërmjet një letre të hapur FSHF i kërkoi Kryeministrit Rama të fuste dhe futbollin në paketën e ndihmës, por nje gjë e tille u refuzua në menyrën më të ashpër nga ana e kryeministrit.
Zv.kryeministri Erion Braçe dhe Edi Rama nuk kanë nguruar të bëjnë ironi në drejtim kreut të Federatës, Armand Duka. Ndërsa inspektonin një shkollë të re në Seman të Fierit, Braçe u ndal edhe te një fushë dedikuar futbollit dhe sigurisht duke ironizuar Dukën. “Kjo është një nga fushat që ka kërkuar një president federate.”
BATUTAT MIN 4:08
Rama: Temperaturën e mata te shkolla tjetër, Erionit i rri 38 kështu që nuk është temp simptomatike.
Braçe: Jo jo 36.2 sa kam hyrë në qeveri më ka rënë dhe mua.S’kemi lënë asgjë, kemi marrë gjithë hapësirën që kishte.
Rama: Shumë mirë dhe me kalceto, shumë bukur, topi po pret po pa kundërshtar s’luaj, Erioni po nuk është për këtë punë.
Braçe: Kjo është një nga 100 fushat që na kërkon se ç’është një president federate.
Rama: Fillove tani? Lëre tani
Braçe: Po që ne i kemi bërë pa na thënë ai dhe pa na dhënë ndonjë lekë ai.
Rama: Fillove luftën tani?
Braçe: Jo mo ai e filloi jo unë, mua kush më ngacmon zyshën ka punë, kaq e thjeshtë. I kemi bërë për 52 milionë lekë.
Rama: Po ajo ca është?
Braçe: Fusha e futbollit, dhomat e zhveshjes
Rama: Fushë trekëndëshe?
Braçe: Jo mo vlla është drejtkëndëshe tamam.
Rama: Ta bëjë federata
Braçe: Kë të bëjë federata? Mos ma fut mua këtu atë, i bëjmë vet ne s’kemi nevojë.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILANO-Një lajm i keq tronditi botën e futbollit. Mauro Bellugi, 70 vjeç, ish-futbollist i Interit, Bolonjës, Napolit dhe Pistoieses, pësoi prerje te dy ...
TIRANE – Në një lidhje direkte me emisionin “Sport News” në “News 24”, tekniku kryeqytetas Ilir Daja konfirmoi, se nuk do të jetë nesër në pankinë kundër ...
ITALI – Ndeshja Juventus-Napoli duhet të përsëritet dhe napoletan do të rikuperojë pikët e dënimit, të vendosur nga komisionet disiplinore të shkallës së parë d...
ITALI – Gjithçka nisi një vit më parë. Saktësisht më 22 dhjetor 2019, me ato pesë “shuplaka” të marra në Bergamo nga Atalanta, që poshtëruan Milanin, në ...
TIRANE – Mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj ka shumë mundësi të mos rinovojë kontratën me skuadrën e Napolit. Shkak është paga e futbollistit shqiptar, ngër&cc...
TIRANE – Skuadra krutane e Kastriotit, nesër në orën 13:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të përballet me Partizanin. Trajneri Ramadan Ndreu, në mikr...
SPANJE – Në një intervistë për spanjollen “Marca”, ish-sulmesi i njohur kameruas Samuel Eto’o, është vënë mjaft në vështirësi të bëjë dallimet, midis trajnerëve...
ITALI – Lajme të mira vinë nga Ferrara. Mësohet se portieri dhe kapiteni i kuqezinjve tanë, Etrit Berisha, ka fituar betejën me Covid-19 dhe është bashkua...
SPANJE – E shkuara është harruar. Ish-portieri Iker Kasijas, i larguar nga Real Madridi para pesë vitesh pas asaj zënke me Murinjon, është rikthyer në Madrid. “...