LIVE UPDATES
Aktualitet

Një pjesë e ‘Notre Dame’ i shpëton flakëve, zotimi i Macron: Do ta rindërtojmë të gjithë së bashku

16 April 2019, 06:54 Nga DOSJA
Një pjesë e ‘Notre Dame’ i shpëton flakëve,

FRANCË– Pas 9 orësh ankth, flakë dhe lutjesh, zjarri në Katedralen e Notre Dame-it është vënë nën kontroll. Fatmirësisht zjarrfikësit ia dolën që të shpëtonin një pjesë të 850 vjeçare franceze.  Me gjithë zjarrin masiv, klerikët dhe zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë pjesë të madhe të thesareve të Katedrales, duke përfshirë shumë relike të krishtera. Zjarrfikësit gjithashtu shpëtuan dy kulla dhe disa këmbana. Presidenti Emmanuel Macron u zotua të rindërtonte Katedralen, duke premtuar se do të gjente talentin më të mirë ndërkombëtar për ta rikthyer atë si ishte më parë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 13:52- Maks Velo: Ndenja duke e parë deri sa u shua shkëndija e fundit

Arkitekti Maks Velo ka rrëfyer edhe ankthin e tij gjatë ditës së djeshme për djegien e Katedrales së Notre Dame në Paris.

Ora 13:33- Violonçelisti homazhe para Katredrales së Notre-Dame në Paris

Violonçelisti Gautier Capuçon ka bërë homazhe me muzikë për katedralen e Notre-Dame në Paris që u përfshi dje nga flakët. Ai luajti një pjesë nga “Pas një ëndrre” nga Gabriel Fuare, një kompozitor francez i shekullit të 19-të.

? Émouvant hommage devant #NotreDame avec le violoncelliste @GautierCapucon, au micro de @NikosAliagas #Europe1 pic.twitter.com/HC5JCsVpAS

— Europe 1 ? (@Europe1) April 16, 2019

Ora 12:34- Mbretëresha Elizabeth: Jam thellësisht e pikëlluar

Mbretëresha Elizabeth II i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit francez Emmanuel Macron pas zjarrit që përfshiu ditën e djeshme Katedralen e Notre Dame. Mbretëresha shprehej se ishte “thellësisht e pikëlluar” nga humbja dhe shprehte admirimin e sinqertë ndaj zjarrfikësve që luftuan për 9 orë me flakët.

Ora 12:25- Flakët në ‘Notre Dame’, zyrtarja: Zjarri ishte aksidental

Valérie Pécresse, presidenti i “Île-de-France” ka dhënë një deklaratë për shtyp. Pécresse u ka thënë gazetarëve se zjarri në katedralen e Notre Dame ishte një aksident.

Ora 12:00- “Iku bukuroshja ime”, Kulla Eiffel qan për Katedralen Notre Dame, Marianne e trishtuar/ Karikaturat më të goditura për zjarrin në Paris

Amatorë dhe protefesionistë kanë shprehur trishtimin e tyre, pas zjarrit që përfshiu katedralen e Notre-Dame. Shumica e krijimeve në rrjet kanë si referencë, romanin e Viktor Hygo dhe personazhin e tij, Kuazimodon, gungaçin e Notre-Dame.

Ora 11:18- Çfarë ka ngelur brenda katedrales së Notre Dame-it

Ora 10:51- Çfarë ka mbetur nga Katedralja e Notre Dame pas zjarrit 

Mediat e huaja kanë publikuar një skicë 3D, e cila jep një pamje të qartë se çfarë ka mbetur pas zjarrit të rënë në Katedralen e Notre Dame.

Ora 10:39- Flakët përfshijnë xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem, zjarri në të njëjtën kohë me Katedralen e Notre-Dame

Ditën e djeshme flakët nuk kanë kursyer as xhaminë Al-Aqsa Mosque në Jeruzalem, në të njëjtën kohë kur e gjithë bota ishte me sytë nga Parisi ku zjarri kishte përfshirë katedralen e Notre-Dame. Wafa, agjencia palestineze e lajmeve raporton se flakët kanë përfshirë edhe vendin ku besimtarët muslimanë kanë bërë faljet. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Ora 10:37- Njeriu më i pasur në Francë premton 200 milion euro për të riparuar Notre Dame

Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault ka premtuar 200 milion euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris, duke dyfishuar donacionin e burrit të Salma Hayek. Bernard Arnault, kreu i grupit të mallrave luksoze LVMH, menjëherë u bë dhuruesi më i madh pas një apeli të lancuar nga presidenti Emmanuel Macron

Ora 10:36- Prokuroria nis hetimet për zjarrin e rënë në ‘Notre Dame’, të dyshuar punonjësit e rikonstruksionit

Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit, që shkrumboi Katedralen e Parisit ditën e djeshme. Mësohet se janë marrë dëshmitë e disa prej punonjësve të cilët po punonin për rikonstruksionin e ndërtesës.

Ora 9:52- Serbët fillojnë me teoritë konspirative: Ishte mallkim sepse varën flamurin e Kosovës

Mediat serbe kanë filluar teoritë konspirative të cilat bëjnë fajtore… Kosovën. Sipas mediave serbe, zjarri përfshiu Katedralen e famshme të Notre Dame vetëm gjashtë muaj në të u var edhe flamuri i Kosovës.

Ora 9:40- Manjati francez dhuron 100 mln euro për rindërtimin e Katedrales

Miliarderi francez François-Henri Pinault ka premtuar se do të dhurojë plot 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales ‘Notre Dame’ të rrënuar nga zjarri.

Ora 9:31- Premtimi i Macron: Do ta rindërtojmë së bashku sërish ‘Notre Dame-in’

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar katedralen e Notre Dame. Teksa vizitoi vendin e ngjarjes në mesantë, Macron e përshkroi zjarrin si një “tragjedi të tmerrshme”, por duke parë anën positive që fasada e katedrales dhe kullat kryesore nuk u rrëzuan gjatë zjarrit.

Ora 9:22- Qielli ‘qan’ lot të zinj për humbjen e simbolit të Parisit

Për shkak të zjarrit të rënë në Katedralen e Notre Damit, copa hiri kanë rënë nga qielli mbi qytetarët e shumtë që qëndrojnë jashtë Katedrales kuriozë për atë që po ndodhte brenda ndërtesës.

Ora 7:45- Ish-presidenti Obama: Pikëlluese, të mbajmë zi

Ish-presidenti i Amerikës Barack Obama, i cili shprehet se është e natyrshme që të mbahet zi për këtë fatkeqësi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet barack obama emmanuel macron france françois-henri pinault paris shkrumbohet notre dame barack obama emmanuel macron france françois-henri pinault paris shkrumbohet notre dame


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin