Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
U ngrit flamuri kombëtar. Një valixhe u dogj dhe u hodh në oborrin e ministrisë, si simbol i emigrimit.
Rreth orës 11:00 të së shtunës (17.10.2026), studentët u mblodhën për të pestën ditë radhazi përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Për rreth një orë, protesta u zhvillua e qetë, me veprime kryesisht simbolike. U ngrit flamuri kombëtar. Një valixhe u dogj dhe u hodh në oborrin e ministrisë, si simbol i emigrimit.
Por qetësia nuk zgjati. Protestuesit qëlluan me gurë, pllaka trotuari dhe kokteje molotov drejt efektivëve të policisë, të cilët u përgjigjën me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Përplasjet u përhapën edhe në Rrugën e Durrësit. Gazi lotsjellës vështirësoi frymëmarrjen e protestuesve, ndërsa policia tentoi të ndalonte disa prej tyre.
Mes tensioneve, qytetarë të pranishëm iu drejtuan efektiveve, duke kundërshtuar mënyrën e ndërhyrjes së tyre. "Kjo që po bëni është terror shtetëror!" - tha një qytetar. "A ju del t'i paguani ilaçet? A keni prindër në shtëpi? A ju del t'i paguani ilaçet e prindërve, spitalet?" - iu drejtua efektivëve një qytetare tjetër.
Zjarre në institucione dhe dhjetëra të lënduar
Përplasjet, që vijuan për orë të tëra, u zhvendosën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit”. Nga hedhja e koktejeve molotov u përfshinë nga flakët disa automjete, mes tyre edhe një autobot i policisë që përdoret për hedhjen e ujit me presion. Në mbrëmje, policia arriti t'i largonte protestuesit nga sheshi, por tensionet vijuan në rrugë të tjera të kryeqytetit. Në operacion u përfshinë edhe forcat speciale RENEA.
Molotovët e hedhur nga protestuesit shkaktuan zjarr edhe në hyrje të ish-hotel "Dajtit”, ku ndodhen zyra të Bankës së Shqipërisë. Një tjetër zjarr përfshiu një biznes në katin e parë, ngjitur me godinën e Gjykatës së Lartë. Flakët u përhapën më pas edhe në disa zyra të gjykatës.
Përplasjet lanë pas edhe dhjetëra të lënduar. Sipas të dhënave të raportuara deri tani, 21 efektivë policie dhe 13 protestues kanë pësuar lëndime. Mes incidenteve të raportuara është edhe përfshirja nga flakët e një efektivi policie, ndërsa disa studentë janë goditur nga plumbat e gomës. Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore.
Kreu i PD, Sali Berisha bën thirrje për mosbindje civile
Ndërsa në rrugët e Tiranës vijonin tensionet, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje mbështetësve të opozitës dhe qytetarëve në të gjithë vendin të përfshihen në mosbindje civile në mbështetje të protestuesve.
"Mosbindja civile është ndihma më e çmuar për studentët luftëtarë, për studentët dhe gjimnazistët, heronj të vërtetë" - deklaroi Berisha.
Ai u kërkoi qytetarëve nga rrethet të udhëtojnë drejt Tiranës ditën e nesërme, duke e paraqitur mobilizimin si një hap të rëndësishëm të përballjes politike me qeverinë.
OKB bën thirrje për dialog
Në kushtet e përshkallëzimit të protestave, Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri përsëriti apelin për dialog konstruktiv dhe uljen e tensioneve.
"Aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore"- thuhet në reagimin e OKB-së.
Organizata theksoi se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit duhet të mbrohen, ndërsa ndërhyrjet e policisë duhet të respektojnë parimin e proporcionalitetit dhe garancitë për një proces të rregullt ligjor./DW
Protestat në Tiranë TIRANË- Protestat qytetare në Tiranë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare, t&...
foto ilustruese TIRANË- Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashik...
Foto ilustruse TIRANA- Ambasada amerikane ka reaguar pas protestës së studentëve, të cilët prej pesë ditësh ndodhen në...
Luiz Sheta TIRANA- Luiz Sheta, civili i infiltruar mes protestuesve i cili hiqej si student, tentoi të përcante protestën dhe sulmoi konvikin ...
Foto ilustruese TIRANA- Mediat pranë kryeministrit Rama kanë nisur tentativat për të përçarë protestuesit dhe për t&...
Foto ilustruese TIRANË – Një efektiv policie civil i infiltruar mes protestuesve si student është zbuluar nga Dosja.al. Burimet eksk...
Pamje TIRANA- Pamje të rënda janë parë në zemër të Tiranë, ku automjetet e policisë lëvizin me një shpe...
Pamje nga protesta TIRANA- Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar sërish lidhur me tensionet gjatë protest&eu...
Giovanni Peragine SHKODRA- Arqipeshkëvi Giovanni Peragine ka folur për herë të parë për protestën që po zhvillohet p...
Besimtari TIRANA- Përplasjet gjatë protestës së sotme kanë prekur edhe ambientet e xhamisë "Et’hem Beu" në kryeqytet....