Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Notoi për 3 mijë milje, mesazhi i lënë nga peshkatari brenda një shisheje vere gjendet nga një grua teksa shëtiste qentë
22 August 2021, 19:54Nga DOSJA
SHBA– Një mesazh i futur brenda një shisheje vere është zbuluar nga një kalimtare në një bregdet në Uellsin jugor. BBCshkruan se shishja ka notuar për më shumë se 3 mijë milje dhe ka rënë në duart e Amanda Tidmarsh, 52 vjeçe, nga Brynna.
Ajo po shëtiste dy qentë e saj përgjatë plazhit në Ogmore-on-Sea kur vuri re shishen e përzierë me alga deti. Koordinatat e shkruara në letër tregojnë se është hedhur në det në Nëntor të vitit 2020.
“Kur e gjeta mendova se ishte e bukur. Mendova se kishte diçka brenda saj, është si thesar. Isha aq e emocionuar dhe ishte diçka shumë e veçantë për t’u hapur vetëm, kështu që priti që djali im të kthehej në shtëpi. Nuk mund ta besoja, ishte vërtet e veçantë. I dërgova mesazh djalit dhe vajzës sime pasi ata ishin po aq të emocionuar sa unë,”- rrëfeu gruaja.
Shënimi duket se është lënë nga një peshkatar gaforresh i quajtur John Graham, i cili kishte lënë dhe e-mailin e tij që gjetësi ta kontaktonte. Nuk është se ishte një mesazh për ndonjë person në veçanti, por shkruhej vetëm se në cilin vend ishte hedhur, bashkëm e të dhënat e peshkatarit.
“Kjo shishe është vulosur në Kanada teksa peshkonim për gaforre. John Graham,”- shkruhet në letër bashkë me koordinatat.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se kanë evakuuar 7400 persona të tjerë nga Kabuli gjatë 24 orëve të fundit, edhe pse zyrtarët amerikanë përball...
Bota22 August 2021, 19:00
KOSOVË– Personat që po shikoni janë dy të rinjtë që kanë hedhur të vdekurën 20-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj. Ata janë paraqitur në d...
BELGJIKË– Qeveria belge është përfshirë nga një skandal pasi vetë kryeministrit Alexander De Croo i janë publikuar mesazhet me një aktore të filmave për të...
KOSOVË– Një vajzë rreth moshës 20 vjeç është dërguar dhe është lënë pa shenja jete në derën e spitalit në Ferizaj. Viktimën e kanë pikasur mjekë, të...
SHBA- Administrata Biden ka urdhëruar të gjithë avionet komercial (tregtar) që të ndihmojnë me evakuimin e njerëzve nga Afganistani. The Guardian shkruan se 18 ...
GAZA- Ushtria izraelite filloi sërish sulmet ajrore në Gaza ditën e djeshme pas përplasjeve të fundit mes ushtarëve të saj dhe protestuesve palestinezë gjatë nj...
AFGANISTAN-Rreth 28 mijë njerëz janë evakuar gjithsej deri tani nga Afganistani. Aljazeera shkruan se deri tani më shumë njerëz janë evakuar në SHBA, 19,500 per...
ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai kishte thirrur një takim të udhëheqësve të G7 të martën për të diskutuar krizën në Afganistan. Aljazeera sh...