11 November 2026, 12:04
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me debatet për Reformën Zgjedhore, duke hedhur poshtë pretendimet për bojkotimin e Komisionit të Posaçëm nga opozita. Përmes një reagimi zyrtar, Bardhi u shpreh se përfaqësuesit e PD-së kanë qenë të pranishëm në çdo mbledhje të thirrur, ndërsa akuzoi mazhorancën se po devijon vëmendjen nga çështjet thelbësore të reformës dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
Më tej ai u ndal edhe tek financimi i partive politike, për të cilën kërkoi që të gjitha rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare të reflektohen në projektligj. Në fund, Bardhi tha se Reforma Zgjedhore duhet të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta, si dhe rikthimin e besimit të publikut te procesi zgjedhor.
REAGIM: Opozita nuk ka bojkotuar asnjëherë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ky është një fakt publik dhe lehtësisht i verifikueshëm. Nuk ka pasur asnjë mbledhje të thirrur të këtij Komisioni në të cilën përfaqësuesit tanë të mos kenë qenë të pranishëm.
Ajo që po ndodh është një përpjekje e mazhorancës për të devijuar dhe penguar punën e Komisionit, duke e zhvendosur vëmendjen drejt çështjeve dytësore, të cilat nuk lidhen me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias. Ky fokusim në çështje që nuk adresojnë standardet për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta po zvarrit procesin dhe po pengon përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.
Sa i përket projektligjit për financimin e partive politike, drafti fillestar i hartuar nga Komisioni i Posaçëm i është përcjellë për vlerësim urgjent Zyrës së OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Ekspertët e këtyre institucioneve kanë përcjellë opinionet dhe rekomandimet e tyre të plota. Qëndrimi i opozitës është i qartë: të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e tyre duhet të reflektohen plotësisht në tekstin e projektligjit. Ky proces nuk mund të konsiderohet i përfunduar dhe projektligji nuk mund të ecë përpara pa adresimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
Opozita do të vijojë të insistojë që Reforma Zgjedhore të përmbushë jo thjesht një detyrim formal apo procedural, por standardet dhe kërkesat e përcaktuara edhe nga Komisioni Europian: rikthimin e besimit të publikut te procesi zgjedhor, garantimin e konkurrencës së ndershme politike dhe mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve. Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta, jo të shndërrohet në një proces formal që shmang adresimin e problemeve themelore të demokracisë zgjedhore në Shqipëri./Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
11 November 2026, 11:57
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike nuk...
Politike
11 November 2026, 11:40
G.M
Sara Mila
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është përballur me akuza dhe thirrje nga aktivistja Arvina Lleshi, teksa...
Politike
11 November 2026, 11:24
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të...
Politike
11 November 2026, 11:20
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se mazhoranca do ta miratojë n...
Politike
11 November 2026, 10:46
E.d
Sara Mila
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyrat e SPAK. Pa...
Politike
11 November 2026, 10:17
E.d
Sara Mila
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Bëhet me dije se...
Politike
11 November 2026, 10:17
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin i cili ndodhi pak minuta më parë në a...
Politike
11 November 2026, 09:59
E.d
Sara Mile
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë...
Politike
11 November 2026, 09:50
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Tensione dhe debate janë shënuar në Konferencën e Kryetarëve, ku deputeti Tedi Blushi është pë...
Politike
11 November 2026, 09:25
E.d
Belind Këlliçi
TIRANA- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Kon...