Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Nuk kishin vendosur maskë! Policia vendos 709 gjoba brenda 24 orëve, ndëshkon dhe dy pronarë biznesesh
24 March 2021, 13:38Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 709 shtetas që nuk zbatuan masat anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit. Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
NJOFTIMI:
Ndëshkohen me masë administrative 709 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 611 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 92 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Një pallat në zonën e Astirit është tentuar që të shembet mirëpo procesi nuk është përfunduar me sukses.Situata e krijuar ka sjellë edhe panik te b...
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për rëndësinë e përdorimit të aspirinës nga personat që janë prekur me COVID, për të shmangur kri...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dhuruar Forcave të Armatosura shqiptare 29 automjete ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, të tipit “Humvee”.Në nj...
BULQIZË– Një 30 vjeçar është plagosur në minierën e Bulqizës.Mësohet se i plagosuri ka marrë ndihmën e shpejtë në Bulqizë dhe po transportohet me he...
ELBASAN– Një 24-vjeçar i cili ishte duke bërë palestër ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan.Burime jo zyrtare bënë me dije ...
DURRËS– Banorët e pallatit 1032 në lagjen 16 të qytetit të Durrësit kanë dalë ditën e sotme në një protestë përballë ambienteve të Bashkisë, pasi kundërsht...
TIRANË– Sipërmarrës e punonjës janë takuar ditën e sotme me kandidaten për deputete të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku. Gjatë takimit ata kanë...
FIER– I dyshuari kryesor për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, Albert Zaja është lënë në burg nga Gjykata e Fierit. Mësohet se ai ka thënë para trupit gjykues se ka...
PESHKOPI– Reshjet e dëborës kanë nisur sërish në Peshkopi të Dibrës. Vendi është nën ‘pushtetin’ e akullit dhe temperaturave të ulëta, ndërsa prej disa ditësh z...