Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Nuk rri dot pa dhënë komente! Çfarë tha piloti Babis për ditarin e Caroline, kapet me mediat: Botoni gjëra të pavërteta!
30 June 2021, 06:39Nga DOSJA
ATHINË– Vrasësi i Caroline Crouch, Charalambos Anagnostopoulos, ka lëshuar një tjetër deklaratë nga burgu i Korydallos, ku edhe po pret për vendimin ndaj tij. Lidhur me dhënien e kujdestarisë të bijës së tij Lydia tek e ëma e viktimës, ai theksoi se ndihej i “lehtësuar”.
“Unë e di që nëna e Caroline e do shumë mbesën e saj dhe do të rritet siç duhet në Alonissos,”-tha ai pa dhënë komente të tjerë lidhur me ish-vjehrrën. Anagnostopoulos gjithashtu mohoi se ka udhëtuar ndonjëherë në Souda, ku pretendohej se kishte shkuar me një grua tjetër, ndërsa komentoi me dy fjalë edhe ditarin e gjetur në shtëpi.
“Unë e konsideroj jo të besueshme sepse ju botoni gjëra të pavërteta. Nuk ka pasur ditar,”-e mbylli ai deklaratën. Në të njëjtën kohë, ai pretendon se ishte ai që pagoi paratë për varrimin e 20-vjeçares dhe jo familja e Caroline, siç u pretendua nga avokati i këtyre të fundit.
“Familja e Caroline nuk ka paguar për varrimin, por unë e kam paguar. Kam paguar për gjithçka,”- thotë ai.
Babai i të miturës, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.
KANADA– Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada mes një valë të paparë nxehtësie që ka thyer të dhënat e temperaturës. Vapa besohet të ketë qenë një faktor ...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha në Prishtinë (29.06) se është optimiste se në muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të qën...
Është një lajm pozitiv mes lajmeve të reja të tmerrit: studiuesit amerikanë kanë gjetur prova se vaksinat e ARN-së aktivizojnë një përgjigje të qëndrueshme...
GREQI– Një sulm me bombula gazi, i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gazetarit grek Giannis Pretenteris.Shpërthimi shkaktoi dëme materiale në derën e garazhit. Njer...
Një trup tjetër u gjet të martën në rrënojat e një ndërtese banimi në Florida, tha kryetarja e bashkisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 12...
SHBA- Miliarderi i Arabisë Saudite Fawaz Alhokair ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij në SHBA për 170 milion dollarë. Argaam shkruan apartamenti që nxorri n...
ANGLI- Videoja e mësipërme tregon momentin e shpërthimit të zjarrit në Londër ditën e djeshme. Zjarri tmerroi Londrën jugore pasditën e djeshme, duke bërë që ek...
INDI- Kufoma të shumta kanë dalë në sipërfaqen e Indisë ditët e fundit. NDTV shkruan se prurjet e lumit Ganga në Indi kanë zbuluar varret e personave që kanë hu...
KOSOVË- Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons do të flasë para Kuvendit të Kosovës më 12 korrik. Gazeta Ekspress shkruan se Si...