Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Osmani takohet me Borrell në Turqi: Faza tjetër e dialogut Kosovë-Serbi duhet të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barab
17 June 2021, 19:50Nga DOSJA
TURQI- Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian Josep Borrell në Turqi. Telegrafi shkruan se Osmani bisedoi me Borrell në lidhje me raportet Kosovë-BE si dhe në lidhje me dialogun me Serbinë.
“Lidershipi i ri i vendit ka prioritet reformat e nevojshme për ta çuar përpara procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian dhe në NATO. Ne kemi treguar gatishmëri të marrim pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë me marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë dhe do ta respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha Osmani.
Ajo gjithashtu ka shtuar se faza tjetër e dialogut me Serbinë duhet që të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të vendeve si të barabarta, si dhe të përfshihen çështjet që janë në interes të qytetarëve.
“Faza e re e dialogut, në të cilën po hyjmë duhet të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë të palëve dhe të sigurojë se do t’i përfshijë çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve tanë”, është shprehur Osmani
Vjosa Osmaninë Turqi ndodhet për të përfaqësuar Kosovën në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore SEECP-së dhe në takimin inaugurues të Forumit Diplomatik të Antalias.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Parlamenti holandez ka votuar pro hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, po ka një kusht.Balknaweb shkruan se...
GREQI– Piloti 32-vjeçar ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Karoline, ngjarje që prej më shumë se një muaj ka ngritur në këmbë të gjithë policinë ...
BRUKSEL- Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinës në dispozicion për të luftuar Covid. The Guardian shkruan se Agjencia Evro...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka vendosur ditën e sotme se subjektet politike në Kosovë kanë kohë për të paraqitur aplikimin e tyre për...
ANGLI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Angli. Dailymail shkruan se një makinë tip “Range Rover”, është përplasur me një tren zonën e quajtur Ros...
TURQI- Një zyrtar i partisë pro-kurde HDP në Turqi është sulmuar ditën e sotme. Shafaq shkruan se sipas deklaratës së partisë, një person i armatosur ka qëlluar...
FRANCË– Prokurorët francezë kanë kërkuar gjashtë muaj burg për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, i cili akuzohet për korrupsion.Sipas Reuters, prokur...
GREQI- Mesazhet e fundit ne celular të shkruara mes të resë britanike 20-vjeçare Carolinë, e cila u vra rreth 1 muaj më parë dhe bashkëshortit të saj, ka...