LIVE UPDATES
Bota

Pa migracionin Gjermania tkurret por jo kudo njësoj

Një shembull nga shumë të tillë: tubacionet e ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza projektohen për sasi të caktuara rrjedhjeje.

14 October 2026, 08:06 Nga e,d
Pa migracionin Gjermania tkurret por jo kudo njësoj
Foto ilustruse

A po rritet apo po tkurret popullsia në Gjermani? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është me interes të madh jo vetëm për politikanët. Sepse aty ku numri i banorëve rritet, duhet të shtohen edhe banesat, shkollat dhe infrastruktura e transportit. Ndërsa aty ku popullsia bie, infrastruktura dhe shërbimet publike duhet të vazhdojnë të funksionojnë me më pak njerëz.

Kjo tingëllon më e thjeshtë sesa është në të vërtetë. Një shembull nga shumë të tillë: tubacionet e ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza projektohen për sasi të caktuara rrjedhjeje. Nëse nëpër to kalon dukshëm më pak ujë, ai qëndron më gjatë në rrjet. Si pasojë, cilësia e ujit përkeqësohet, mikrobet mund të shumohen më lehtë dhe tubacionet duhet të shpëlahen më shpesh. Ndërkohë, çmontimi ose përshtatja e këtij rrjeti është një proces i kushtueshëm.

Studimi: Më shumë të moshuar, më pak punonjës

Në total, popullsia e Gjermanisë pritet të bjerë në rreth 81,8 milionë banorë deri në vitin 2045. Kjo do të thotë rreth 1,7 milionë banorë më pak krahasuar me fundin e vitit 2025. Ky është përfundimi i një studimi të ri të realizuar nga Instituti i Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin, në bashkëpunim me Fondacionin Wüstenrot. Por nuk është rënia e numrit të përgjithshëm të banorëve problemi kryesor. Pasoja më e madhe është se në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më shumë pensionistë dhe gjithnjë e më pak njerëz në moshë pune. Numri i të punësuarve pritet të tkurret me 4,7 për qind në nivel kombëtar deri në vitin 2045.

"Brezi i baby-boomerëve po del në pension, ndërsa pas tyre vijnë breza dukshëm më të paktë në numër. Numri i lindjeve po bie dhe migracioni nuk po e kompenson më suficitin në rritje të vdekjeve", tha presidentja e institutit, Catherina Hinz, gjatë prezantimit të studimit në Berlin.

Me termin baby-boomer në Gjermani përshkruhen personat e lindur në vitet 1960. Në atë periudhë, çdo vit regjistroheshin mbi një milion lindje. Më pas, norma e lindjeve ra ndjeshëm, duke u përgjysmuar pothuajse brenda pak vitesh.

Rëndësi ka ekonomia

Pra, Gjermania po tkurret demografikisht, por jo në të njëjtën masë kudo. Vendi ka një strukturë federale, me nivelin kombëtar, landet dhe komunat. Niveli më i ulët administrativ përbëhet nga 400 qarqe dhe qytete, të cilat janë analizuar në studim përmes një sistemi vlerësimi me 26 tregues, mes tyre demografia, ekonomia, arsimi dhe kushtet sociale.

Rezultatet janë befasuese. Sipas Catherina Hinz, dallimet e njohura mes Lindjes dhe Perëndimit, Veriut dhe Jugut, apo qytetit dhe fshatit, tregojnë vetëm një pjesë të historisë. Në të ardhmen, shumë më përcaktues do të jetë fakti se sa ekonomikisht tërheqëse dhe financiarisht i fortë është një rajon.

"Disa rajone do të humbasin ndjeshëm popullsi dhe fuqi punëtore në vitet e ardhshme, ndërsa të tjera do të vazhdojnë të rriten. Madje edhe brenda Lindjes, Jugut apo zonave rurale, hendeku demografik dhe ekonomik do të zgjerohet," tha Hinz.

Politika duhet të veprojë

"Ndryshimi demografik po zhvillohet tani para syve tanë dhe po ndihet kudo,” paralajmëron drejtuesja e institutit. "Pasojat e tij mund të zbuten, por nuk mund të shmangen më. Sa më gjatë të presim, aq më e vogël bëhet hapësira për veprim.” Sipas Frederick Sixtus nga Instituti i Berlinit, pothuajse kudo në Gjermani ka më shumë vdekje sesa lindje, si pasojë e normave të ulëta të lindshmërisë gjatë dekadave të fundit. Prandaj, zhvillimi i popullsisë së një rajoni varet gjithnjë e më shumë nga ardhjet dhe largimet e banorëve.

Gjatë dekadave të fundit, migracioni nga jashtë vendit ka luajtur vazhdimisht një rol stabilizues në zhvillimin demografik. Megjithatë, vetëm migracioni nuk mjafton më për të ndalur plakjen e shoqërisë. Sipas studimit, që një rajon të jetë tërheqës për migrantët, qoftë nga jashtë Gjermanisë apo nga rajone të tjera të vendit, duhet të plotësojë disa kushte të rëndësishme si: vende pune me kushte të mira dhe paga tërheqëse; fuqi punëtore të mjaftueshme për bizneset; komuna me financa të shëndosha; mundësi të mira kujdesi për familjet me fëmijë; dhe një sistem funksional transporti dhe lëvizshmërie. Vetëm rajonet që ofrojnë këto kushte kanë gjasa të tërheqin banorë të rinj dhe të kompensojnë pjesërisht humbjet që sjell ndryshimi demografik.

Berlini në pararojë

Sipas Manuel Slupina nga Fondacioni Wüstenrot, shumë qytete të mëdha do të vazhdojnë të rriten edhe në të ardhmen. Sipas studimit, kryesuesi do të jetë Berlini, ku popullsia pritet të rritet me pothuajse 10 për qind. Por edhe Hamburgu, Frankfurti mbi Main, Mynihu dhe Dyseldorfi në perëndim të vendit, si dhe Lajpcigu, Drezdeni dhe Potsdami në lindje, vazhdojnë të tërheqin banorë të rinj.

Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se ndarja klasike mes qytetit dhe fshatit nuk vlen më kudo. Edhe zonat përreth shumë metropoleve pritet të shënojnë rritje. Ndërsa të rinjtë zakonisht zhvendosen drejt qyteteve të mëdha, familjet me fëmijë preferojnë gjithnjë e më shumë komunat dhe rajonet përreth tyre. Nga ana tjetër, ka edhe humbës. Në mesin e tyre renditen disa qytete të mëdha në Gjermaninë Perëndimore, si Brema, Duisburgu, Dortmundi dhe Kaiserslauterni, të cilat po bëhen gjithnjë e më pak tërheqëse ekonomikisht. Në fund të renditjes gjenden kryesisht rajone me dendësi të ulët popullsie, shumë prej tyre në Gjermaninë Lindore, të cilat po përballen me rënie të vazhdueshme të popullsisë dhe sfida ekonomike në rritje. 

Gara për fuqinë punëtore

Pikërisht në këto rajone pritet rënia më e madhe e popullsisë në moshë pune. Sipas studimit, deri në vitin 2045 numri i njerëzve të aftë për punë mund të tkurret deri në 18 për qind. Prandaj, autorët e studimit theksojnë se konkurrenca për fuqinë punëtore do të bëhet një nga sfidat kryesore demografike të viteve të ardhshme. Në këtë garë, mundësitë më të mira u atribuohen dy landeve jugore, Bavarisë dhe Baden-Württembergut. Bavaria veçohet sidomos për ekonominë e saj të fortë në shumë rajone dhe për një treg pune që funksionon mirë.

Gjithashtu, në Bavari gratë, të moshuarit dhe personat pa pasaportë gjermane janë të punësuar më shpesh sesa në shumë pjesë të tjera të vendit. Renditja tregon se rajonet ekonomikisht të suksesshme arrijnë të integrojnë më mirë grupe të ndryshme të popullsisë në tregun e punës sesa rajonet më të dobëta ekonomikisht.

Duhen zgjidhje rajonale

Për Manuel Slupina, rezultatet e studimit tregojnë se ka nevojë për veprim të madh politik. Ai ngre një pyetje themelore duke iu referuar Kushtetutës gjermane: "Sa pabarazi rajonale mund të përballojë pretendimi politik për kushte të barabarta jetese?" Sipas Kushtetutës, Gjermania e ka si objektiv që njerëzit, pavarësisht vendit ku jetojnë, të kenë mundësi të krahasueshme dhe një shans të barabartë për një jetë të mirë.

Studiuesit kanë rekomandime të qarta për politikën. Vëmendja duhet të përqendrohet te sfidat strukturore dhe dallimet rajonale. Sipas Slupinës: "Ajo që është një zgjidhje e mirë për një metropol në rritje, nuk është domosdoshmërisht e përshtatshme për një qark rural që po tkurret." Prandaj nevojiten zgjidhje të përshtatura për secilin rajon. Për këtë, sipas tij, duhen krijuar kushtet e duhura. "Duhet më pak rregulla të ngurta, më shumë hapësirë për veprim dhe më shumë mundësi financiare, sidomos për komunat lokale dhe për njerëzit që angazhohen në terren." Në fund, Slupina kërkon më shumë besim në aftësitë dhe potencialin e vetë rajoneve për të gjetur zgjidhje ndaj sfidave të tyre demografike dhe ekonomike.

Komunat do ta mirëprisnin me siguri një qasje të tillë. Kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e qarqeve kërkojnë prej kohësh më shumë hapësirë financiare për të vepruar. Aktualisht, ata po kërkojnë që të rritet pjesa komunale tek të ardhurat e përgjithshme tatimore të shtetit. Qeveria federale dhe landet kundërshtojnë këtë kërkesë, duke argumentuar se edhe ato vetë përballen me probleme buxhetore. Megjithatë, të dyja palët janë të vetëdijshme se në të ardhmen vështirë se do të mund të shmanget një reformë e sistemit federal të financave./REL

Gjermania

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin