Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Ekonomi
Pandemia preku 89% të bizneseve/ Turizmi, tregtia dhe industria, janë sektorët më të goditur
21 August 2021, 14:04Nga DOSJA
TIRANË– Pandemia Covid 19 goditi fort ekonominë veçanërisht vitin e kaluar, teksa efektet vijojnë të ndjehen edhe këtë vit si te sipërmarrjet ashtu edhe të individët si pasojë e masave kufizuese. Rreth 89% e kompanive konfirmojnë pasojat shumë negative në aktivitetin e tyre, teksa turizmi, industria dhe tregtia rezultojnë edhe sektorët më të prekur.
Janë këto gjetjet e anketës së kryer nga Këshilli i Investimeve mbi vlerësimin e impaktit të pandemisë mbi biznesin në vend, ku morën pjesë 427 kompani nga të gjitha qarqet e vendit. Sipas vrojtimit që përfshin periudhën kohore Prill 2020 – Prill 2021, më negativisht janë ndikuar sipërmarrjet me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë si dhe ato nga 8 deri në 14 milionë lekë, ndërsa 65% e bizneseve të anketuara deklaruan ulje me më shumë se 20% të xhiros së tyre.
Vetëm 8% e tyre deklaruan se kriza nuk ndikoi në xhiron e tyre, ndërsa 1.9% e kompanive përjetuan një rritje me më shumë se 5% të saj. Pritshmëritë janë pesimiste për disa sektorë edhe për këtë vit, pasi sipas anketës 40% e bizneseve të pyetura presin rënie të të ardhurave në 2021, kryesisht sektorët e industrisë, ndërtimit si dhe shërbimeve. Ndërsa më optimiste janë sipërmarrjet në tregti e turizëm që presin një rritje të xhiros pas goditjes që morën një vit më parë, si rrjedhojë e sezonit turistik.
Më shumë se gjysma e kompanive të anketuara deklaruan se nga prilli i shkuar deri në prill 2021 kanë ndërprerë aktivitetin pjesërisht, ndërsa 15.2% e tyre u shprehën se e ndërprenë atë totalisht kjo veçanërisht në sektorin e turizmit. Mungesa e klientëve, mungesa e likuiditet si dhe pamundësia për shlyerjen e detyrimeve tatimore renditen edhe si ndër problemet më të mëdha që po has biznesi këtë periudhë.
VLORË– ‘Ha, merr dhe ik…’, kështu bën biznes një familje fermerësh në Drashovicë të Vlorës. Ata i shesin frutat direkt në pemë.Vetë i zoti Artur Gega...
Shafran nga Tirana, që këtë vit do të prekë eksportin; boronica Tropoje, të cilat kanë interes për blerje brenda vendit, aq sa përtej detit në Italinë fqinje; g...
Më shumë se 32 mijë shqiptarë po investojnë për një pension privat në pleqëri.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit qersho...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se procesi i përmirësimit të procedurës së fiskalizimit të faturave të huaja për mallrat e importuara...
Sektori bankar vijoi rritjen edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i aktiveve në fund të qershorit arriti vl...
Punësimi në sektorin privat nuk po rikuperohet edhe me lehtësimin e masave kufizuese të pandemisë.Ndonëse ekonomia shënoi rritje me 5.5% në 3- mujorin e parë të...
Drejtoria e përgjithshme tatimeve autorizoi për rimbursim TVSH-je gjatë 7-mujorit 2021 rreth 16 miliardë lekë ose 135 milionë euro.Kjo shumë ishte shumë më e la...
Teksa çmimet e importeve kanë arritur vlera të larta deri në 149 euro/MWh Furnizuesi i Tregut të Lirë pjesë e Oshee Group sqaroi efektin që ka pasur në k...
TIRANË– Me gjithë masat e Bankës së Shqipërisë për të rritur përdorimin e monedhës vendase, sërish përdorimi i euros në ekonomi mbetet në nivele mjaf...