Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Masa në mushkëri ishte zbuluar fillimisht gjatë “kontrolleve rutinore”. Papa pritet të qëndrojë në spital për rreth një javë.
Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri, por i është nënshtruar me sukses një operacioni për heqjen e pjesës së poshtme të mushkërisë së djathtë, njoftoi Vatikani.
Papa 71-vjeçar iu nënshtrua të martën një operacioni 90-minutësh në Spitalin Gemelli të Romës. Pas ndërhyrjes, ai u diagnostikua me adenokarcinomë të mushkërisë - një lloj kanceri.
“Operacioni ishte i suksesshëm dhe nuk kishte komplikime”, njoftoi Vatikani.
“Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij”, thuhet më tej në njoftim.
Masa në mushkëri ishte zbuluar fillimisht gjatë “kontrolleve rutinore”. Papa pritet të qëndrojë në spital për rreth një javë. Një burim nga Vatikani i tha agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se Papa do t’u nënshtrohet analizave të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka shenja që kanceri është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit.
Ishte vetë Papa Leoni XIV ai që të dielën njoftoi publikisht se do t’i nënshtrohej një operacioni, gjatë një fjalimi nga ballkoni në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ai tha se masa e zbuluar në mushkërinë e tij ishte “e lokalizuar” dhe ishte identifikuar “në një fazë shumë të hershme”, por se mjekët i kishin rekomanduar heqjen e saj.
Nyjat ose masat e vogla që shfaqen në mushkëri, janë të zakonshme dhe jo domosdoshmërisht kanceroze.
Megjithatë, pas ekzaminimit të masës së hequr, ekipi mjekësor konfirmoi se bëhej fjalë për adenokarcinomë të mushkërisë, “siç dyshohej edhe nga analizat e kryera para operacionit”, njoftoi Vatikani.
Vatikani shtoi se Papa, i cili përgjithësisht konsiderohet në gjendje të mirë fizike, nuk kishte shfaqur simptoma infeksioni apo sëmundjeje. Pavarësisht këtyre deklaratave, lajmi tronditi katolikët në mbarë botën.
“A jam i shqetësuar? Po, sepse sigurisht që nuk prisja diçka të tillë”, u tha gazetarëve sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.
Ai tha se lajmi kishte ardhur “si rrufe në qiell të hapur”, por shtoi se kardinalëve u kishte lënë përshtypje qetësia e Papës dhe se ata kishin besim në shërimin e tij. Papa Leoni XIV, i lindur me emrin Robert Francis Prevost në Çikago të Shteteve të Bashkuara, u zgjodh në krye të Kishës Katolike në maj të vitit 2025, pas vdekjes së Papa Françeskut. Ai u bë Papa i parë amerikan në histori dhe udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike./REL
Pamje Pas spekulimeve, rrjedhjeve të të dhënave dhe informacioneve nga burime anonime gjatë katër vjetëve të fundit, bota m...
Përfaqësuesit e Të Gjelbërve dhe të SPD-së Të Gjelbrit dhe social-demokratët SPD i ndërprenë të mart&eu...
Foto ilustruse A po rritet apo po tkurret popullsia në Gjermani? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është me interes të madh jo vet&...
Pamje Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën mbikëqyrje të...
Kimberly Guilfoyle SHBA- Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr., dha dorëheqjen...
GJERMANI- Pas spekulimeve, rrjedhjeve të të dhënave dhe informacioneve nga burime anonime gjatë katër vjetëve të fundit, bot...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të ashpra nga zyrtarë në Ukrainë, Evropë dhe ma...
Zohran Mamdani SHBA- Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani, ka urdhëruar rishikimin e përdorimit të forcës nga Departamenti i Polic...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka akuzuar Iranin për përfshirje në një komplot të dyshuar që synonte baz&e...
foto ilustruese RUSI- Rusia pretendon se ka eksportuar hidrokarbure me vlerë 320.7 miliardë dollarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian...