Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai njihet kryesisht për rolet e tij drejtuese dhe pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të disa kompanive të mëdha në Greqi, veçanërisht në sektorin farmaceutik dhe atë tregtar/industrial.

GREQI- Policia greke në bashkëpunim me autoritetet maqedonase parandaloi sot një sulm terrorist, ku 4 prej 6 të arrestuarve rezultuan shqiptarë.
Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, bën me dije se shënjestra e sulmit ishte, Avraam-Minos E. Moissis, një biznesmen dhe njëkohësisht dhe drejtues i lartë i një kompanie të prodhimit të armëve në izrael.
Ai njihet kryesisht për rolet e tij drejtuese dhe pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të disa kompanive të mëdha në Greqi, veçanërisht në sektorin farmaceutik dhe atë tregtar/industrial.
Më herët Top Channel, mësoi se autoritetet e Maqedonisë së Veriut njoftuan se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit. Policia greke bëri me dije se ka arrestoi edhe Shpëtim Musliun, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë.
Musliu, së bashku me anëtarë të tjerë të celulës, dyshohet se do të kryenin atentatin ndaj biznesmenit.
I gjithë operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, sipas hetimeve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit.
Për këtë qëllim, dyshohet se ishin rekrutuar persona me bindje radikale islamike nga Kumanova, të cilët kishin pranuar të kryenin atentatin. Ata kishin tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë, por nuk ishin lejuar të hynin në vend, pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale.
Edhe i arrestuari Shpëtim Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit.
Në një tentativë të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke ishin njoftuar nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për planin e celulës. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se e kishin mbajtur grupin nën përgjim për afro një vit.
Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke kanë nisur një valë të re hetimesh për të zbuluar nëse anëtarët e kësaj celule radikale kanë bashkëpunëtorë apo udhëzues shpirtërorë në qarqet e komunitetit mysliman që jeton në Greqi./Top Channel
SPANJË- Tre të arrestuarit në Almeria të Spanjës të cilët u akuzuan vrasjen e një polici belg së fundmi jan&e...
pamje TIRANË- Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione mes qytetarë...
HAGË- Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila i shtoi dënimin ...
TIRANË- Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe protestuesve. Si&cc...
pamje TIRANË- Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policis...
Prokurorja e specializuar, Kimberly West, së bashku me prokurorë të tjerë të specializuar gjatë shpalljes së akgjykimit ndaj...
Erjon Vishkulli TIRANË- Erjon Vishkulli, 28-vjeçari, i cili u qëllua nga policia me plumb gome në sy është kthyer në...
Armando Ndreca TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar vendimin për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit soci...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e organizatës kriminale Çopja-Çela, të cilën SPAK e ka d&eu...
TIRANË- Përmes një hetimi të nisur në muajt e parë të vitit 2026, prokuroria e Tiranës, ka vendosur të sekuestroj&...