17 November 2026, 17:32
Nga E. D
Erjon Vishkulli
TIRANË- Erjon Vishkulli, 28-vjeçari, i cili u qëllua nga policia me plumb gome në sy është kthyer në Tiranë pas tre javësh qëndrimi në Itali, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Duke folur për A2CNN, Vishkulli ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore dhe ecurinë e rikuperimit, duke theksuar se, pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri për shikimin.
Ai tregoi se pjesa e mbetur në sy ishte hequr që gjatë operacionit të parë në Itali, ndërsa e cilësoi këtë periudhë si të vështirë për të. I riu theksoi gjithashtu se mbështetja e miqve dhe qytetarëve i ka dhënë forcë për të përballuar situatën. I pyetur për ditën kur u dëmtua, Vishkulli u shpreh se nuk dëshiron ta kujtojë atë moment, teksa shtoi se nuk është penduar për pjesëmarrjen në protestë.
“Për momentin fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi. Presim ndërhyrjet edhe, shpresoj të bëhet më e mira. Kontrolli i fundit për syrin më dha shpresë, sepse ndieja dritë. Operacioni i radhës, që është kryesori, aty besoj do të shoh shenjat e para. Më 17 dhjetor kam kontrollin. Sa të kem shqiptarët, është motivi më i madh. Kam pasur këdo, miq, shokë, shqiptarë që kanë ardhur të më takojnë, mesazhe pa fund, telefonata, që më kanë dhënë motivim të madh. S’dua ta kujtoj atë ditë. Asnjë pendesë që mora pjesë”, përfundoi ai.
I riu nga Elbasani u lëndua në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ku raportohet se gjendja e tij është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit. Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në sfond dëgjohen shpërthimet e fishekzjarrëve dhe thirrjet e protestuesve që kërkojnë ambulancën për të ndihmuar të plagosurin. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, ajo ka kërkuar sekuestrimin e objektit që pritet të nxirret nga syri i 28-vjeçarit, për t’iu nënshtruar më pas ekspertizës. Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, me qëllim verifikimin nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar./Dosja.al
Erjon Vishkulli
Aktualitet
17 November 2026, 17:13
G.M
Armando Ndreca
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar vendimin për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit soci...
Aktualitet
17 November 2026, 16:59
E. D
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e organizatës kriminale Çopja-Çela, të cilën SPAK e ka d&eu...
Aktualitet
17 November 2026, 16:43
Elton Qyno
TIRANË- Përmes një hetimi të nisur në muajt e parë të vitit 2026, prokuroria e Tiranës, ka vendosur të sekuestroj&...
Aktualitet
17 November 2026, 16:30
G.M
Ambasadori Wendt
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka prezantuar traditën amerikane “Payday Activities”,...
Aktualitet
17 November 2026, 16:28
E. D
Francesco Becchetti
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të bizn...
Aktualitet
17 November 2026, 16:26
E.M
ITALI- Një punëtor shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën këtë të marte në Itali nga përplasja e një automjeti ...
Aktualitet
17 November 2026, 16:16
E.M
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema. Të...
Aktualitet
17 November 2026, 16:04
E.M
VLORË- Pas aksidentit tragjik në qytetin e Vlorës ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda Ermal Lula, është arrestuar n...
Aktualitet
17 November 2026, 15:50
E. D
foto ilustruese
FIER- Kontrollet e ushtruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në ambientet e burgu...
Aktualitet
17 November 2026, 15:46
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencë...