Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Parandalohet tjetër tragjedi nga tërmeti në Tiranë, zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të hequr strukturat e rrezikshm
15 December 2019, 15:50Nga DOSJA
TIRANË- Lëkundjet e tërmetit që tronditën sërish Shqipërinë mëngjesin e dielës me magnitudë 4, kanë lëkundur sërish godinat e dëmtuara nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Ky është pallati që dy javë më parë i mori jetën studentes së Arkitekturës, Xhesika Biqiku.
Atë mëngjes 20 vjeçarja nxitoi të largohej nga banesa pas lëkundjeve të forta, por shkëputja e disa tullave nga parapetat e katit të pestë të pallatit i morën jetën. Pak metra larg pallatit ku humbi jetën Xhesika, një tjetër objekt banimi pas lëkundjeve të mëngjesit të sotëm është kthyer në një rrezik për banorët e kësaj zone të Kombinatit.
Efektivë të Policisë Bashkiake kanë vendosur perimetrin e sigurisë për banorët, ndërkohë që Shefi i Zjarrfikëseve të Kombinatit Luan Shehu drejton operacionin për heqjen e parapeteve që përbëjnë rrezik. Në katin e pestë efektivë të zjarrfikëseve ndërhyjnë për të hequr tullat e lëvizshme dhe parapetet që përbëjnë rrezik për jetën e banorëve.
Për më shumë se 30 minuta punonjës të shërbimit zjarrfikës punuan për të larguar pjesët e rrezikshme, ndërkohë që do të jenë ekspertët ata të cilët do të vendosin për mënyrën e ndërhyrjes në objekt.
Parapetet e kateve të sipërme, për shkak të amortizimit por edhe peshave të shtuara të depozitave janë kthyer në një rrezik të shtuar për banorët që jetojnë në këtë zonë. Shërbimet e zjarrfikëseve janë duke punuar për largimin e pjesëve të dëmtuara por banorët ende janë në pritje të një ndërhyrjeje më të specializuar që të ofroj siguri për jetën e tyre.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zhvilluar sot një operacion gjatë natës në një lokal nate, 3 persona, mes tyre dhe një këngëtar. Në bazë të njoftimit për me...
TIRANË- Albano Kusi, i akuzuar për marrjen pjesë në vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çela, në gusht të këtij viti, është vetëdorëzuar në ...
TIRANË- Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët që ende vijojnë të dridhen edhe në kushte normale të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që...
TIRANË– Ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.Lajmi është konfirmuar nga famil...
SHKODËR– Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Sipas deklaratës zyrtare, Po...
ITALI- Mëngjesin e ditës së djeshme një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Moncalvo të Italisë.53-vjeçari shqiptar është identifikuar s...
DURRËS– Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e Prokurorisë për banesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, i cili shkaktoi plot 51 viktima.Më...