Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Parlamenti Evropian miraton kërkesën deputetëve të PPE, vendosen 15 kushte paraprake për Shqipërinë para nisjes së negoc
19 June 2020, 07:12Nga DOSJA
BRUKSEL- Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian të enjten në mbrëmje miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane. Tashmë Shqipëria duhet të përballet dhe me 15 kushte të tjera, t’i plotësojë ato dhe më pas të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare me shtetet antare.
Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve. Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.
Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Nga ana tjetër Taulant Balla paraqiti një kërkesë në kryesinë e partisë Socialiste Europiane për votim kundra në bllok, por kërkesa e tij u rrëzua.
Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë, por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat. Edhe opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama dhe sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit.
Kërkesa e PPE është dorëzuar amendamentin për rezolutën mbi Ballkanit Perëndimor. Sipas deklaratës së PPE-së theksohet se 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare. Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka mohuar ekzistencën e 15 kushteve, duke thënë se gjithçka është një mashtrim. Po ashtu Rama dje prezantoi dhe kryenegociatorin Zef Mazi dhe tha se ka nisur puna për vijimin e integrimit të Shqipërisë në BE.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në ‘Çim Peka Live’ ne SYRI TV, dy anëtarët e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë edhe njëherë të qartë duke hequr &cced...
TIRANË -Analisti Neritan Sejamini u përplas me ministren e Financave, Anila Denaj, për shumën e lartë të borxhit që ka marrë qeveria shqiptare. Nga emision...
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj ka folur për pasojat e koronavirusit në ekonominë e vendit tonë. E ftuar në emisionin “Open”, Denaj ka tre...
TIRANË – Ministrja e Financave, Anila Denaj, u shpreh se nuk do të ketë një paketë të tretë ekonomike për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga COVID-19....
TIRANW-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë në emsionin “Opinion”, se ka rënë dakord me PD për të anuluar të gjithë koncesionet e dhëna nga qeveria Rama. ...
TIRANË- Para arritjes së marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bëri thirrje kreut të PD, Lulzim Basha për ta p...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh nga studio e “Opinion”, se do të shkojë së bashku me PD dhe partitë e tjera në zgjidhje. Njëkohësisht ajo la derën e ...
TIRANË-Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me ngërçin në reformën zgjedhore.Nga studio e “Opinion”, Kr...
Politike18 June 2020, 18:30
TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me deklaratat e pedagogëve për gabimet e konstatuara në testin e maturës të Gjuhë-Letërsisë...