LIVE UPDATES
Insights

Pas 32 vitesh peripeci, dy shokët shqiptarë takohen në kampin e riedukimit për të burgosurit politikë në Qafë-Bari

24 May 2019, 21:05 Nga DOSJA
Pas 32 vitesh peripeci, dy shokët shqiptarë takohen në kampin e

Dy burra rreth të 50-ave, njëri nga Durrësi, tjetri nga Tirana, takohen në vendin e vuajtjes së tyre në rini, në kampin e riedukimit për të burgosurit politikë të regjimit komunist në Qafë-Bari. Është data 22 maj 2019 dhe ata kanë 32 vite pa u parë. Me imazhin e njëri-tjetrit të veshur me rrobat e minierës, me kokën të ulur nga frika e ndonjë goditjeje që u vinte papritur pas qafe nga policët e kampit, të pangrënë dhe të mërdhitur në 1 metër dëborë, ata takohen sot të ndryshëm, të mbajtur, të veshur me kostum. Po kujtimet i ruajnë të dy njësoj.

Altin Gjuzi ishte vetëm 15 vjeç kur mbërriti për herë të parë në vendin e quajtur Qafë-Bari, disa orë larg Tiranës në mes të maleve në Pukë. Ishte më i vogli nga të dënuarit e një prej kampeve më të reja, por më i egri i regjimit komunist. Po atje nuk do të ishte i vetmi i mitur i dënuar me burg për arsye politike, pasi kishte shumë djem të rinj pak më të mëdhenj se ai, nga 16-20 vjeç, që vuanin dënimin në këtë kamp riedukimi, siç quhej. Ai ishte kapur nga policia kufitare shqiptare në tentativë për të kaluar kufirin pranë fshatit Lin, Pogradec.

Kur mbërriti në kamp në vitin 1986 dëgjoi historinë e ngjashme me të tijën të një tjetër djali kurajoz, 16-vjeçarit Gjergj Hani, që po ashtu ishte kapur një vit më parë, në po atë pikë të kufirit, duke tentuar të arratisej. Hanin e kishin nxjerrë pasi përfitoi nga një amnisti për të miturit në vitin 1986, por e rikthyen përsëri një vit më vonë në të njëjtin kamp, ku u takua me Altinin me të cilin pa u njohur kurrë kishin pasur të njëjtën ëndërr fëmijërore dhe kishin shkelur të njëjtën rrugë pa mundur ta preknin lirinë. Miqësia e tyre nuk mund të ishte një miqësi normale sepse nuk lindi në kushte normale.

“Ëndrra ime ishte të bëhesha notar. Bëja not çdo dit në liqenin e Farkës me shokët e mi. Ishim një grup që diskutonim si të largoheshim nga Shqipëria”. Në Liqenin e Farkës një nga të dënuarit politikë që sapo kishte dalë nga burgu dhe punonte në ndërtimin e digës, i thotë se ai s’do të kishte të ardhme si notar, ndaj duhej të arratisej. Me guximin e rinisë bashkë me një mikun e tij pak më të madh në moshë, nisen për në Pogradec dhe natën vonë kalojnë klonin e kufirit, por patrulla i kap 220 metra brenda kufirit jugosllav. Më pas 2 javë rresht të lidhur me zinxhir e nxjerrin në mes të qytetit të Pogradecit duke e tërhequr me forcë. Ishte viti 1986, pak vite para rënies së komunizmit, kur një fëmijë i rrahur dhe i lidhur u tregohej njerëzve si fytyra e “armikut të atdheut”.

“Kur erdha këtu sot kisha shumë emocione të përziera. E shoh këtë vend dhe ndiej gëzim sepse kam fituar, kam dalë gjallë prej këtej. Ky vend, ato vuajtje që kam kaluar këtu 5 vite kanë qenë me mua gjatë gjithë kësaj kohe, çdo ditë”, thotë ai dhe mbytet nga lotët. Gjergji ka vetëm kujtime të mira për shokun e tij të vuajtjes. “Kur mbërrita këtu është e çuditshme, por ndjeva një nostalgji, çuditërisht në ato momente nuk kujtoja më vuajtjen, dhimbjen fizike, sesa fatin e madh që kam njohur njerëz të veçantë, njerëz që në jetën normale nuk do t’i kisha njohur dot. Kam njohur njerëz që kanë vënë veten në rrezik për një kothere bukë që t’ua jepte bashkëvuajtësve të tij. Altini është fisnik dhe nuk e tregon, por në kohë kur ai ishte ngarkuar nga komanda që të merrte furnizimin me bukë për kampin, sillte shpesh fshehurazi ushqim për të dënuarit e tjerë, ata më të vjetrit. Njëri prej tyre e denoncoi dhe druri që ka ngrënë nga policët ishte i tmerrshëm”.

“Po, mbaj mend. Merrja ndonjë konservë me mish për Hamdiun, ishte plak, më vinte keq”– ia pret Altini. Pasi dolën nga ai vend tmerri, që ata e quajnë rrethi i 10-të i ferrit, secili vrapoi të jetonte jetën e tij. Nuk patën asnjë kontakt dhe ndoshta asnjë dëshirë të vërtetë për t’u ritakuar, sikur ai takim do t’i kthente pas në kohën më të keqe të jetës së tyre. Në emigracion duke u munduar të ndërtojnë jetën e re në liri bënë sikur harruan çmimin e rëndë që kishte pasur për ta kjo liri. Sot Gjergji ka një dyqan kancelarie, ndërsa Altini punon jashtë, shkon dhe vjen herë pas here. “Na mori rutina, po në asnjë moment nuk harruam ato që kaluam në atë vend. Si mund t’i harrojmë? Nuk ka ditë që në një fraksion të saj nuk na përsëritet qoftë dhe një kujtim i asaj kohe. Është e pamundur ta largojmë nga vetja”, thotë Gjergji.

Ai e njohu i pari Altinin në takimin ku ishin dhjetëra ish të dënuar të tjerë të Qafë-Barit, ata që ritakohen dhe ritregojnë dhimbjen në pelegrinazhin e përvitshëm të 22 majit. Të dy ndihen keq që ky vend është lënë në harresë dhe po rrënohet. “Ajo është një pjesë e historisë së krimit që kanë bërë kundër nesh. Rrënimi i kampit na dhemb se e dimë që është lënë kastile për të lënë në harresë këto krime”, thotë Altini. Mosha kur i kanë dënuar duket se ka qenë në favor të tyre, kanë patur më shumë kohë për ta rinisur jetën. Ata e kuptojnë këtë kur shohin ish të dënuar të tjerë që janë po aq të rrënuar dhe të vuajtur sa ç’ishin në kamp.

Nuk e kanë rigjetur më veten pasi kanë kaluar nëpër ferr. Janë të lodhur, të rraskapitur nga puna e rëndë dhe torturat që kanë kaluar këtu. Janë të varfër, të frikësuar sikur diktatura vijon ende. Fjalët e tyre që kërkojnë dënimin e kriminelëve i merr era që frynë në këto male, ku dhe pse është maj era është e ftohtë dhe nata bie gjithmonë më shpejt. Ata thonë se kriminelët që ua kanë shkaktuar këto vuajtje janë të lirë dhe ashtu si në atë kohë bëjnë një jetë më të mirë se ata. Ngrenë zërin, denoncojnë se komandanti i kampit Edmond Caja, që të gjithë ata e quajnë xhelat, është sot një qytetar gjerman dhe polici Ludovik Cali, emër që iu fut edhe sot të dridhurat, është qytetar kanadez.

Dy miqtë e vjetër që shkonin kokulur në galerinë e minierës për të mbushur vagonët me mineral, aq sa ishte norma, asnjë gur më pak se ndryshe futeshin në izolim, që ndanin bukën bashkë e flisnin me pëshpërima nga frika, sot janë ulur dhe diskutojnë bashkë se si mund ta hedhin në gjyq Cajën dhe Calin. Si mund të vënë pak drejtësi, sipas tyre.Për fat të keq kjo duket më e vështirë se ëndrrat e tyre për t’u arratisur në një natë të errët nga Shqipëria komuniste.

Marrë nga Mapo.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog blerina gjoka edmond caja ludovik cali blerina gjoka edmond caja ludovik cali

Sondazh

Insights 23 May 2019, 08:49

Një milionë lekë rrogë nuk mjafton!

Nëse punon në Tiranë prej disa vitesh si inxhinier (apo një profesion tjetër të ngjashëm) gjasat janë që merr 700 000 deri në 1 000 000 Lek (te vjetra) neto rro...

Insights 19 May 2019, 13:54

Ngrije zërin, ji vetvetja!

E keni vënë re se sa e lehtë është të bëhesh pjesë e një grupi nëse bie gjithnjë dakord me të dhe nuk i del kundër? Nga ana tjetër, e keni vënë re sesa e tendos...

Insights 17 May 2019, 16:35

Faqja e zezë

Vetëm mund të supozojmë se si janë ndjerë viktimat e dhunës seksuale dhe familjarët e tyre kur kanë parë në televizor se si një deputete e Kuvendit të Kosovës k...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin