LIVE UPDATES
Bota

Pas dy vjetësh me infektime, viktima dhe kufizime, Koronavirusi drejt një faze të re

23 January 2022, 08:26 Nga DOSJA
Pas dy vjetësh me infektime, viktima dhe kufizime, Koronavirusi drejt

BRITANI E MADHE – Pas dy vjetësh me infektime, viktima dhe kufizime, koronavirusi duket se ka marrë një formë të re. Varianti i ri Omicron është duke u përhapur më shpejt se çdo variant tjetër, por rezulton të jetë më pak i ashpër. Flitet se pandemia shpejt mund të njihet si endemi.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka marrë vendim më 19 janar që maskat të mos jenë më të detyrueshme. COVID-certifikatat, që dëshmojnë vaksinimin e plotë kundër koronavirusit ose testimin negativ, nuk do të kërkohen më. Udhëzimet për të punuar nga shtëpitë, do të pushojnë po ashtu.

Johnson ka thënë se kufizimet hiqen, pasi shkencëtarët e Qeverisë së tij besojnë se infeksionet e shkaktuara nga varianti Omicron, kanë arritur tashmë kulmin. Në ditën kur ka shpallur vendimin, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar mbi 108 mijë raste të reja, por numri i viktimave është në rënie.

“Ne do t’i besojmë gjykimit të popullit britanik dhe nuk do t’i penalizojmë më ata që nuk vendosin maska”, ka thënë Johnson.

Edhe në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se numri i viktimave nga koronavirusi është në rënie dhe se qytetarët do të duhet të mësojnë të jetojnë me të, ashtu siç jetojnë me shumë viruse të tjera. Në Portugali, presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ka deklaruar qysh në fjalimin e Vitit të Ri se vendi i tij “ka kaluar në fazën endemike”. Ministri i Shëndetësisë i Francës, Oliver Veran, ka thënë se normat e larta të infeksionit në Francë dhe niveli i lartë i vaksinimit mund të nënkuptojnë se kjo do të jetë vala e fundit e pandemisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar, duke thënë se është shumë herët për të parashikuar se kur do të përfundojë pandemia.

“Omicroni mund të jetë më pak i ashpër, por të thuhet se është sëmundje e lehtë, është mashtrim. Një gjë e tillë e dëmton trajtimin e përgjithshëm dhe kushton më shumë jetë”, ka thënë drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Drejt endemisë?

Varianti Omicron i koronavirusit është identifikuar për herë të parë në Afrikë të Jugut, në muajin nëntor. Që atëherë është përhapur në qindra vende të botës, duke u bërë dominues në disa. OBSH-ja e ka etiketuar si shqetësues dhe ka paralajmëruar se përhapet më shpejt. Kjo është konfirmuar edhe në terren.

Për shembull në Evropë, disa vende, përfshirë Gjermaninë, Francën, Çekinë, kanë raportuar javëve të fundit shifra rekorde të të infektuarve, të papara në ndonjë fazë tjetër të pandemisë. Por, në shumicën prej tyre, situata në spitale ka qenë më e qëndrueshme se gjatë valëve të mëparshme.

Norma mesatare e vaksinimit në rajonin e Bashkimit Evropian aktualisht është 69 për qind. Disa ekspertë të shëndetësisë besojnë se numri i lartë i të infektuarve, që krijojnë imunitet natyror, bashkë me numrin e të vaksinuarve do ta fusin pandeminë në një fazë të re, apo do ta shndërrojë atë në endemi.

Kalimi i një sëmundjeje infektive nga pandemia në endemi ndodh kur virusi gjendet rregullisht në një zonë të caktuar ose në mesin e njerëzve, por është më i menaxhueshëm për shkak të imunitetit më të madh të popullsisë. Ftohja e zakonshme dhe gripi janë shembuj të infeksioneve virale endemike, me të cilat njerëzit përballen më së shpeshti.

Bernard Camins, specialist i sëmundjeve infektive pranë institutit shëndetësor Mount Siani në Nju Jork, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se pandemia COVID-19 do të shndërrohet në endemi – ndoshta edhe brenda disa muajve – dhe se do të prekë vetëm grupe të caktuara njerëzish.

“Përfundimisht, nëse shumë njerëz do të kenë një lloj imuniteti, COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] do të vazhdojë ta infektojë shoqërinë, por jo shumë njerëz do të shkojnë në spital, jo shumë njerëz do të përfundojnë në ventilatorë. Do të preken më shumë njerëzit me sistem të komprometuar imunutar, ose ata që nuk janë vaksinuar, ose nuk kanë qenë të infektuar më parë”.

“Por, në aspektin më të gjerë, unë shpresoj se nuk do të ketë nevojë për izolim nga COVID-i, sepse shumica e njerëzve nuk do të sëmuren dhe nuk do të përfundojnë në spital. Unë dua të jem optimist se kjo do të ndodhë në vjeshtë, por mund të jetë edhe viti 2023”, thotë Camins.

Jehonë kësaj teorie i bëjnë edhe specialistë të tjerë. Njëri nga virologët kryesorë belgë, Peter Piot, ka thënë për mediat belge se pandemia është duke hyrë në një fazë të re, falë normave të larta të vaksinimit dhe infeksionit natyror.

“Është e qartë se ne po kalojmë në një fazë të re. Virusi po ndryshon, po ndryshon gjatë gjithë kohës. Varianti Omicron është shumë më i transmetueshëm, shumë më ngjitës, por shkakton sëmundje më pak të rëndë”.

“Së dyti, falë vaksinimit, numri i viktimave ka rënë dhe në njësitë e kujdesit intensiv ka më pak njerëz. Kjo, kur kombinohet me infeksionin natyral, do të thotë se kemi imunitet kolektiv. Po ashtu, kemi më shumë përvojë në atë që duhet bërë për ta zvogëluar rrezikun”, ka thënë Piot.

Është fakt që bota ka më shumë mjete se më parë për të luftuar pandeminë, nisur nga testet e shpejta deri te kapacitetet për të prodhuar vaksina në masë. Kompania farmaceutike Moderna, madje, ka thënë se është duke punuar në kombinimin e vaksinës së COVID-it me atë të gripit stinor, në mënyrë që njerëzit të forcojnë imunitetin vazhdimisht, pa pasur nevojë të shpohen shpesh.

“Qëllimi është që të kemi një dozë të vetme vjetore dhe, kështu, nuk vijmë në situata kur njerëzit nuk pajtohen për marrjen e tri dozave në dimër”, ka thënë shefi i Modernës, Stephane Bancel.

“Ata do të marrin vetëm një dozë: përforcuese për koronën dhe përforcuese për gripin”, ka thënë ai.

Edhe pse numri i vaksinave të dhëna kundër koronavirusit po i afrohet 10-miliardëshit, pabarazitë mbeten. Sipas të dhënave të OBSH-së, mbi 85 për qind e popullsisë së Afrikës nuk ka marrë asnjë dozë të vetme, ndërsa 36 shtete anëtare të OBSH-së nuk kanë arritur as 10% të mbulimit me vaksina. Çështja është problematike – ndonëse në shkallë më të vogël – edhe në disa vende të zhvilluara. Gjermania, për shembull, ka mbi 3 milionë njerëz mbi moshën 60-vjeçare të pavaksinuar plotësisht.

Do të shohim variante të reja

Nisur nga kjo, doktor Bettie Steinberg, virologe në Institutin për Kërkime Mjekësore Feinstein në SHBA, thotë për Exposenë se bota do të shohë variante të reja të koronavirusit.

“Kjo nuk ka gjasa të ndodhë në javët e ardhshme. Por po, mendoj se do të vazhdojmë të shohim variante derisa shumica e botës të jetë imune ose të vaksinohet. Unë mendoj se përgjigje duhet të jenë vaksinat”, thotë Steinberg, e cila nuk beson se pandemia është shumë afër shndërrimit në endemi:

“Me COVID-in nuk jemi ende atje dhe nuk e di edhe sa kohë do të duhet për të arritur fazën e endemisë. Dikur do të ndodhë. Do të kemi një situatë, ku thjesht do të jetojmë me këtë virus, ku disa njerëz do të sëmuren, por shumica jo”.

E pyetur se çfarë ka ndodhur me pandemitë e koronaviruseve në të kaluarën, Steinberg shpjegon:

“Koronaviruset e tjera, në të kaluarën, janë bërë endemike dhe ato i shkaktojnë këto ftohjet që kemi sot. Janë dy koronaviruse që kanë qenë problematike kohëve të fundit: MERS dhe SARS. Asnjëri prej tyre nuk ka shkaktuar pandemi. Që të dy kanë shkaktuar sëmundje aq të rëndë, saqë janë zhdukur. Këto dy viruse nuk qarkullojnë më. Nuk shohim probleme me to, nuk janë endemike. Por, koronaviruset e tjera që tani shkaktojnë ftohje, kanë ndodhur qindra mijëra vjet më parë”.

Të pyetur nëse një gjë e ngjashme si me viruset MERS dhe SARS mund të ndodhë edhe me koronavirusin aktual – pra, të zhduket – Camins dhe Steinberg thonë “jo”, ky koronavirus është këtu për të qëndruar, marrë parasysh natyrën e deritashme që ka treguar. Ata theksojnë se edhe kur të vijë koha e endemisë, koronavirusi do të vazhdojë të jetë fatal për disa.

Në pjesë të ndryshme të botës ka disa sëmundje që konsiderohen endemike, e që shkaktojnë vdekjen e qindra mijëra njerëzve në vit. Të tilla janë tuberkulozi, HIV/AIDS apo malaria.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ripërcaktimi i koronavirusit si sëmundje endemike është ende larg. “Kemi ende pasiguri të mëdha dhe një virus që po evoluon shpejt”, ka thënë Catherine Smallwood, eksperte e sëmundjeve infektive pranë OBSH-së.

Duke folur më 17 janar në Forumin Ekonomik Botëror, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se COVID-19 nuk mund të konsiderohet endemik derisa nuk arrin në atë nivel që nuk i pengon aktivitetet e shoqërisë.

OBSH-ja e ka shpallur pandeminë e këtij koronavirusi në mars të vitit 2020. Ka të ngjarë që pandemia të përfundojë kur ekspertët e OBSH-së të vlerësojnë se COVID-19 nuk kualifikohet më si emergjencë globale. Kriteret për këtë vendim, megjithatë, nuk janë të përcaktuara saktësisht. Ka gjasa që disa vende ta marrin edhe vetë këtë vendim, varësisht mënyrës se si qarkullon virusi brenda kufijve të tyre. (REL)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi covid-19 koronavirusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin