Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Humbja 3-2 e Brazilit ndaj Japonisë ka ndezur polemikat në vendin e futbollit. Legjenda e Seleçaos nuk kursen kritikat ndaj trajnerit italian dhe i kërkon presidentit të federatës të marrë masa përpara Botërorit.

BRAZIL - Humbja e Brazilit ndaj Japonisë ka shkaktuar një valë reagimesh në vendin e Amerikës së Jugut. Seleçao u mposht 3-2 në një miqësore, pasi shpërdoroi avantazhin e krijuar nga dy golat e Vinicius Junior, ndërsa në qendër të kritikave është vendosur trajneri Carlo Ancelotti. Zëri më i ashpër ka qenë ai i Romarios, kampionit të botës me Brazilin në vitin 1994, i cili kërkon largimin e teknikut italian.
Ndeshja nisi keq për brazilianët, që pësuan dy gola brenda 19 minutave, nga Takefusa Kubo dhe Keito Nakamura. Vinicius Junior reagoi me dy realizime, në minutat 33 dhe 75, duke rikthyer baraspeshën, por Tatsuhiro Sakamoto shënoi golin vendimtar në minutën e 91-të.
Përfundimi i takimit u shoqërua me protesta nga stoli brazilian, ndërsa Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Pas kësaj disfate, Romario doli publikisht kundër trajnerit italian, duke bërë dallimin mes suksesit të tij në futbollin e klubeve dhe rezultateve me përfaqësuesen braziliane.
“Ancelotti, mbaroi! Mblidh gjërat dhe ik! Askush nuk e vë në dyshim rekordin tënd. Je një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit, por këtë e ke dëshmuar në nivel klubesh. Me kombëtaren braziliane, deri tani, nuk e ke treguar këtë”, deklaroi ish-sulmuesi.
Romario, i cili sot është senator në Brazil, iu drejtua edhe presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Samir Xaud, duke i kërkuar të marrë një vendim për të ardhmen e trajnerit.
“Nuk mund të bëjmë shaka me fanellën e Seleçaos. Nuk mund të rrezikojmë të humbasim një tjetër Botëror. Koha për të vepruar është tani”, ishte mesazhi i tij.
Kritikat ndaj Ancelottit vijnë në një moment delikat për Brazilin, që synon të mbërrijë në Kupën e Botës me një skuadër konkurruese dhe me pritshmëri të larta. Për Romarion, koha për ndryshime ka ardhur, ndërsa e ardhmja e teknikut italian është kthyer në temë debati.
B.T (Dosja.al)
POLONI - Zbigniew Boniek nuk i kursen kritikat ndaj Pep Guardiolës. Ish-futbollisti i Juventusit dhe Romës, aktualisht zv.president i UEFA-s, në...
SPANJE - Frenkie de Jong u largua nga kampi i ekipit kombëtar të Holandës të shtunën për t'u rikthyer në Barcelonë. Mes...
KOSOVE - Kosova do të luajë të martën (20:45) ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Nations League me dy mungesa të r&...
BELGJIKE - Radja Nainggolan përballet me një çështje të rëndë penale në Belgjikë. Prokuroria ka kërkuar dy ...
SPANJE - Lamine Yamal do të zbresë në fushë me një numër të veçantë në supersfidën e mbrëmjes kun...
HUNGARI - Lajme të zymta vinë nga Budapesti. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë pa Ernest Muçin. Fantazisti nuk ka ...
BRAZIL - Pothuajse dhjetë vite pas tragjedisë që tronditi botën e futbollit, Alan Roussel i jep fund karrierës si futbollist profesioni...
PORTUGALI - Gjithçka ishte gati për një mbrëmje të mbushur me emocione. Për ndeshjen e tyre të parë që nga lamtu...
Trajneri i Man.United, Mauricio Pochettino, shprehu pakënaqësinë e tij që të luante ditën e Krishtlindjeve ANGLI - Mauricio Poch...
ANGLI - Manchester United ka humbur Michael Carrick, i cili qëndroi në stol për 11 muaj. Sipas raportimeve në Angli, trajneri 45-vjeç...