27 October 2026, 11:00
Nga DOSJA
ITALI - Martesa mes futbollistit të Romës, Wesleyt, dhe bashkëshortes së tij, Amanda Martins, ka përfunduar mes akuzave të rënda.
Çifti, prindër të një vajze, ishte ndarë prej kohësh, por Amanda ka vendosur të thyejë heshtjen përmes disa postimeve në Instagram, duke treguar versionin e saj për fundin e marrëdhënies.
Ajo pretendon se tradhëtitë kanë qenë të përsëritura dhe se mes grave të përfshira kishte edhe prostituta.
“Ai nuk më respektoi as kur ishim bashkë. Nuk ishte një rast i izoluar, por tradhti të shumta”, deklaroi Martins, e cila pretendon se ka zbuluar prova në celularin e bashkëshortit.
“Pashë gjithçka me sytë e mi. Kishte foto dhe video të atyre takimeve, të cilat i transferova në telefonin tim”, rrëfeu ajo, duke shtuar se Wesley vazhdonte të mbante unazën e martesës edhe gjatë këtyre episodeve.
Amanda pretendon se është tradhtuar edhe gjatë shtatzënisë, por për një kohë të gjatë ka heshtur, duke u përpjekur të shpëtonte martesën dhe familjen.
“E fala dhe bëra gjithçka për të shpëtuar marrëdhënien tonë, por nuk funksionoi. I dhashë shumë mundësi të thoshte të vërtetën, por ai nuk e pranoi kurrë”, u shpreh ajo.
Sipas Martins, situata ndikoi rëndë edhe në gjendjen e saj emocionale, duke i shkaktuar kriza ankthi dhe duke e bërë të shmangte daljet në publik.
“Fillimisht mendoja se duhej të kujdesesha më shumë për pamjen time, që ai të mos shikonte diku tjetër. Por kur dikush sillet kështu, nuk ka rëndësi se çfarë bën ti”, përfundoi ajo.
Deri tani, këto janë pretendimet e Amanda Martins, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Wesley do të reagojë publikisht ndaj akuzave.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 October 2026, 10:30
SHBA - Lionel Messi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ 2026, që këtë vit zhvillohet n&eum...
Sport
27 October 2026, 10:00
ANGLI - Spanja dhe Barcelona ishin ndër protagonistët kryesorë të ceremonisë së Topit të Artë 2026, duke rrëmbyer d...
Sport
27 October 2026, 09:30
ANGLI - Harry Kane është fituesi i “Topit të Artë” 2026, duke u ngjitur në majën e futbollit botëror pas një...
Sport
27 October 2026, 09:00
TURQI - Derbi i Stambollit, një nga më të ashprit në botë, u njollos (përsëri) nga një përleshje. Të hën&...
Sport
27 October 2026, 08:30
ANGLI - Mjaftoi vetëm një muaj vere. Pasi u ngjit në 10 vendet e para, Leo Messi përfundoi i 5-ti në renditjen e “Topit të A...
Sport
27 October 2026, 08:14
TURQI - Një duel i jashtëzakonshëm mes dy shqiptarëve në kampionatin turk, ku Trabzonspori triumfoi 4-3 në transfertë ndaj Ri...
Sport
27 October 2026, 08:00
ANGLI - Ousmane Dembélé, fituesi në fuqi i ‘Topit të Artë’, erdhi për të marrë trofeun e dhënë...
Sport
27 October 2026, 07:30
ANGLI - Ashtu si më të vjetrit e tij, Marcus Rashford (28, Manchester United) dhe Raheem Sterling (31, aktualisht pa klub), Bukayo Saka (25, Arsenal) ...
Sport
27 October 2026, 01:08
ANGLI - Harry Kane u vlerësua me “Topin e Artë” 2026 nga France Football të hënën në mbrëmje në Londër....
Sport
26 October 2026, 23:55
FRANCE - 73 gola në 65 ndeshje, trofe me Bayern Munich dhe një Botëror fantastik me Anglinë. Sulmuesi anglez kurorëzohet me çmim...