Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
22 June 2020, 11:57Nga DOSJA
DURRËS– Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu i është kthyer debatit me ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Auron Tare. Ndreu ka postuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mosfillimin e procedimit penal ndaj tij.
Vëllai i kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, Paulini, shkruan se drejtësia e ka thënë fjalën e saj duke vërtetuar se institucioni që ai drejton nuk ka kryer asnjë shkelje. Më tej, ai kërkon nga Tare që të shprehë ndjesë për fyerjen që i bëri institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
“E drejta vonon por nuk harron. Me këtë thënie të popullit dua t’i them pseudobiznesmenëve si Auron Tare që shpifin, hedhin baltë, zhantazhojnë apo etiketojnë administratën shtetërore si “Mihalë” për interesat e tyre personale. Drejtësia e tha qartë fjalën e saj, dhe e vërtetoi se nuk ka asnjë shkelje apo shpërdorim detyrë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Drejtori i Përgjithshëm. Tani i mbetet zotit Tare nëse ka moral t’i kërkojë falje Administratës Detare për baltën që hodhi,”-shkruan Ndreu.
Ai shpjegoi se jahti nuk ishte larguar por i ishte komunikuar që të qëndronte në radë për pak kohë derisa të vinte furnizimi në mënyrë që të mos pengoheshin anijet tregëtare. Pas përplasjeve në rrjetet sociale mesa duket palët i janë drejtuar Gjykatës, por Prokuroria nuk e ka kaluar dosjen për vendim pasi nuk ka konstatuar asnjë shkelje.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI-Rreth 22 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës. Ndërkohë që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë...
TIRANË– Shoqata e Ruatjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka publikuar disa foto nga brenda një restoranti në afërsi të Elbasanit, ku ndodhen...
VLORË- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur një fasoneri në Vlorë. Ky vendim është marrë pasi disa ditë më parë 5 punonjëse të kësaj fasonerie rez...
TIRANË- Rritja e numrit të i infektuarve me COVID-19 mund mund të sjellë edhe hapjen e një spitali të dytë COVID. Komiteti i Ekpertëve po mendon për hapjen...
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona në Tiranë, pasi akuzohen për trafikim lëndësh narkotike dhe armë të ftohta. Tre persona, identitetet e të ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale D.A, pasi u kap duke transportuar me furgon klandestinë. Sipas policisë 48-vjeç...
TIRANË– Gjykata Penale ka vendosur që të shtyjë dhënien e masës së sigurisë për Viktor Markun, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Hekuran Billës. Jashtë am...
TIRANË– Shtyhet për herë të dytë rihapja e transportit publik, i cili ishte parashikuar të rihapej sot. Shoqata e Transportit nuk heq dorë nga kushtet. Kjo...